• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Greqi/ Masakrohet me thika shqiptari, tentojnë t’i rrëmbejnë të dashurën

by Java News
06/02/2018 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të kryeqytetit grek, ku një shqiptar është goditur disa herë me thika. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërsa sot është bërë publik nga mediat greke. Tre persona sulmuan dhe goditën me thika një të ri shqiptar dhe tentuan t’i rrëmbenin të dashurën, me të cilën ishte duke ecur në rrugë.

Si ndodhi ngjarja

Sulmi ndodhi rreth orës 03:00 vetëm pak metra larg stacionit qëndror të Policisë Greke në Athinë. Knë qenë tre persona të maskuar, të cilët iu afruan të riut shqiptar dhe të dashurës së tij. Ata e dhunuan dhe goditën disa herë me thika në trup shqiptarin, duke e lënë të plagosur dhe tentuan t’i rrëmbenin të dashurën. Autorët e morën vajzën me forcë për ta futur brenda automjetit të tyre që e kishin parkuar pak metra më tutje. Plani i tyre dështoi për shkak të të bërtiturave të vajzës, që u dëgjuan nga oficerët e policisë të cilët patrullonin në zonë. Tre të dyshuarit u larguan, por njëri prej tyre u arrestua nga policia.

Kush është i arrestuari

Njëri prej tre sulmuesve është një shtetas shqiptar, kontigjent kriminal i njohur nga policia greke për vjedhje dhe grabitje. Emri i tij nuk është bërë me dije, por mediat greke shkruajnë se ai është deportuar katër herë nga Greqia, por kishte hyrë sërish në mënyrë ilegale. Hera e fundit që ai është skeduar nga policia, ka qenë më 28 Janar. Së bashku me një tjetër shqiptar, grabitën një student grek nën kërcënimin e thikës. Shenjat e tij të gishtërinjve u gjetën në automjetin që kishte vjedhur.

Policia e Athinës vazhdon hetimet për të arrestuar dy personat e tjerë që sulmuan të riun shqiptar dhe për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë, i plagosuri nga goditjet me thikë ndodhet në spital./TVKlan

Next Post
Trafikonin kokainë dhe heroinë, pranga dy shqiptarëve në Itali

Trafikonin kokainë dhe heroinë, pranga dy shqiptarëve në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In