Greqi/ Arrestohet për zjarrvënie të qëllimshme një 43-vjeçar që hiqej si zjarrfikës vullnetar

640 0 610e2a7c6aeed

Autoritetet greke kanë vendosur në pranga një 43-vjeçar, i cili dyshohet se ka vendosur zjarret në zonën e Kryonerit.

Ai hiqej si një drejtues autobusi dhe pretendonte se merrte pjesë në aksionet për shuarjen e flakëve, në mënyrë vullnetare.

Teksa ai bënte sikur ndihmonte shuarjen e zjarrit, prapa tij, gjendeshin papritur vatra të reja, shkruajnë mediat greke. Këto nxitën më shumë dyshimet e autoriteteve, që vendosën që të arrestonin burrin. 43-vjeçari akuzohet se ka vendosur me qëllim zjarrin në një pyll, që u përhap më pas në një dendësi më të madhe, duke shkaktuar mijëra ha tokë të djegur.

Policia pas arrestimit i ka shtrirë kontrollet në shtëpinë e 43-vjeçarit ku ka gjetur çakmakë dhe mjete të tjera që përdoreshin për djegie. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com