Policia greke ka vënë në pranga 5 infermiere të huaja, mes të cilave tre shqiptare të cilat nuk kishin licencën për ushtrimin e profesionit në vendin fqinj.
Mediat vendase bëjnë me dije se ndalimi i tre infermiereve nga Shqipëria dhe dy nga Bullgaria është bërë në spitalin publik të Janinës Haxhikosta, pasi pas kontrollit të ushtruar ato nuk kanë pasur dokumentacionin e duhur.
Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar se si këto shtetase kishin arritur të punësoheshin në spitalin e Janinës pa pasur dokumentacionin përkatës.
g.kosovari