• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grenlanda jonë

by Mero Baze
21/01/2026 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në kulmin e një debati që po çmend botën, rreth fatit të Grenlandës pas ambicies së Presidentit Trump për ta bërë pjesë të SHBA-së, Shqipëria e vogël, dhe e mbushur me sherre të mëdha brenda saj, ka si hall kryesor: a është ftesa e Trumpit për Edi Ramën apo për Shqipërinë?

Ky sherr do të spostohet nesër në Kuvend, ku do të votohet konfirmimi i Shqipërisë se do të jetë anëtare e Bordit të Paqes dhe opozita natyrisht që do ta votojë pro, pa harruar të thotë që Shqipëria është narkoshtet, që ne jemi vendi që po destabilizojmë Amerikën Latine me trafikun e drogës dhe që Evropa duhet të na mbyllë dyert për anëtarësim, etj., mallkime të rënda të padëgjuara nga asnjë armik i Shqipërisë në botë.

Tani, nëse jemi vërtet narkoshtet, nëse po destabilizojmë me drogë Amerikën Latine dhe nëse nuk duhet të na pranojë Evropa, siç pretendon opozita e Sali Berishës, nuk shikoj asnjë arsye që opozita ta votojë këtë ratifikimin e Shqipërisë si anëtare e Bordit të Paqes. Nuk ka kuptim që Sali Berisha të votojë pro pranisë së Shqipërisë në një institucion të ri ndërkombëtar, ku janë gjithsej deri tani 50 deri 60 shtete nga e gjithë bota, në një përpjekje për të vendosur paqe në Lindjen e Mesme.

Një njeri që ka qëndrime parimore dhe e ka seriozisht për ato akuza të rënda ndaj vendit të tij, gjëja më e lehtë që mund të bëjë është të votojë kundër hapjes së dyerve të Shqipërisë për në Bordin e Paqes, për të shpëtuar dhe Presidentin Trump dhe imazhin e tij. Derisa nuk meritojmë Evropën, derisa jemi narkoshtet dhe po destabilizojmë botën me trafikun e drogës, përse dashka të jemi edhe anëtarë themelues të Bordit të Paqes?

Opozita duhet ta shpjegojë votën e saj. Ose duhet të tërheqë akuzat ndaj Shqipërisë, ose votën ndaj të qenit vend themelues i organizatës së Bordit të Paqes.

Aq më tepër që në krye të vendit është Edi Rama, ai që ka në ngarkim gjithë këto akuza për Shqipërinë plus dhe ca të vetat.

Dhe për ta çuar deri në fund cinizmin me hipokrizinë e opozitës ndaj Shqipërisë, para se të niset për në Davos, ku bota po çmendet nga çështja e Grenlandës, Edi Rama po darkon në Vlorë me vajzën e Donald Trumpit, ku po i lutet të investojë në Grenlandën tonë të vetme, ishullin e Sazanit, duke qenë i gatshëm t’i krijojë gjithë sigurinë juridike dhe të infrastrukturës.

Për fat, as për këtë opozita nuk ka kundërshtime. Eshtë dakord fal Donald Trumpit.

Dhe, meqë jemi tek Grenlanda jonë, nëse ajo realizohet, Shqipëria kalon në një nivel tjetër të investimeve të mëdha të huaja në vend dhe bëhet një magnet i ri për sigurinë juridike dhe politike të investitorëve perëndimorë, pikërisht për shkak të modelit të Sazanit, Grenlandës sonë, që po lutemi aq shumë të na e marrin.

Dhe nuk kemi aq shumë hall për suksesin në biznes të zonjës Trump apo Kushnerit, por për faktin që pas kësaj, opozita nuk do të thotë më që çdo investim në bregdet është i baronëve të drogës. Tani diçka ka ndryshuar. Jo të gjithë ata që investojnë në bregdet janë baronë të drogës. Nga kjo akuzë përjashtohen tani Sazani dhe aty ku ka marrë leje Sheqzleni, ku shfaqen pronarë toke Selmanllari, Shtufi apo Beshiri.

Prandaj duhet t’i gëzohemi Grenlandës sonë dhe të bëjmë sikur nuk e kemi mendjen te ky sherri për Grenlandën në botë. Atë nuk e zgjidhim dot.

Ne, Presidenti Trump po na bën nder duke na lehtësuar nga akuzat e Berishës për narkoshtet dhe për investime droge në bregdet. Nuk është pak, po të mendosh që Berisha u kishte premtuar demokratëve se datë 20 janar Rama do shkonte tek Maduro dhe sot voton për të.

Next Post
Tjetër aksident në Lezhë, përplasen katër automjete, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Tjetër aksident në Lezhë, përplasen katër automjete, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Comments 1

  1. Një plus një bëjnë ….. Altin Nest Angon Dumani says:
    2 months ago

    E gjithë kjo o Mero Baze, ka vetëm një REZULTANTE, ka vetëm një emër, PANDËSHKUESHMËRI, nga SPAK dhe veçanërisht nga “KRYE”PROKURORI NDERKOMBËTAR Altin DUMANI.
    Të tjerat, janë pordhë me rigon, me aromë Shupenze.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të bëhet lëvizja e mjeteve më 14 mars

March 11, 2026
I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

March 11, 2026
Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

Rritja e çmimeve, Von der Leyen: Kthimi i BE te karburantet ruse do të ishte një gabim strategjik

March 11, 2026
Ndryshimet në qeveri/Blendi Klosi: Janë ekskluzivitet i Kryeminstrit. Nesër mblidhet grupi parlamentar…

“Nuk e pengojmë hetimin për Ballukun”, Klosi: Imuniteti, vendimmarrje që i takon Kuvendit

March 11, 2026
Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In