• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grenelli nuk e do Kurtin—Zoti na ruajtë!

by Thoma Gëllçi
06/02/2025 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Thoma Gëllçi

Në mesin e shumë çështjeve madhore me të cilat përballet Kosova—zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit, integrimi evropian—më e rëndësishmja prej tyre ka dalë të jetë një fakt tronditës, një zbulesë që ka ngritur peshë të gjithë spektrin politik dhe analitik: Grenelli nuk e do Kurtin!

Ky nuk është lajm i ri. Në fakt, që prej zgjedhjeve të kaluara, Richard Grenell ka bërë çmos për ta bërë të qartë mospëlqimin e tij ndaj kryeministrit të Kosovës. Dhe çfarë ndodhi? Populli i Kosovës bëri një veprim të paprecedentë, skandaloz madje: e votoi sërish Albin Kurtin!

Si është e mundur? Si mundi një komb i vogël, një popull modest dhe mik i Amerikës, të guxojë të mos i bindet një këshille kaq të vyer? Analistët janë ende të tronditur. Disa prej tyre kanë deklaruar se faji është i vetë popullit, që nuk kupton logjikën e madhe gjeopolitike. Të tjerë, më kreativë, sugjerojnë që ndoshta kosovarët e morën mesazhin gabimisht—ndoshta menduan se Grenelli po bënte ironi, dhe në vend që të mos votonin Kurtin, shkuan dhe e votuan me shumicë akoma më të madhe!

Por, le të jemi të qartë. Kjo nuk është thjesht një çështje politike. Jo, jo! Kjo është një çështje ekzistenciale. Shihni, Grenelli është mik i Trump-it. Trump-i është president i Amerikës. Amerika është superfuqi. Nga kjo rrjedh se, nëse Grenelli nuk e do Kurtin, atëherë duhet ta shohim këtë si një shenjë hyjnore, një ogur të keq, një parashikim që mund të krahasohet vetëm me profecitë e Nostradamusit. Dhe për Amerikën nuk ka aspak rëndësi që Kosova është një aleate e saj e vendosur në atë cep të Ballkanit, apo që djemtë e Kosovës, duke mbrojtur vendin e tyre, mbrojnë edhe interesat e Amerikës në rajon. Jo, këto s’kanë rëndësi, sepse Albin Kurtin nuk e do Grenell.

E megjithatë, çfarë kemi përballë kësaj logjike të hekurt? Një kryeministër që flet për zhvillim ekonomik, për mbrojtjen e shtetit, për forcimin e aleancës me Amerikën dhe Perëndimin. Krejt të kota! Ç’vlerë kanë këto arritje kur Grenelli nuk të do? Dhe opozita e Kurtit është dakord me këtë logjikë. Prandaj, nuk flet për vizionin e saj për zhvillimin ekonomik, forcimin e pavarësisë, kontrollin e territorit, forcimin e aftësisë mbrojtëse, luftën kundër korrupsionit, forcimin e lirive dhe të drejtave të popullit, por është në një garë të hapur për të treguar se cilin prej tyre do më shumë Grenell. Debat i zjarrtë, domethënë.

Dhe të mos harrojmë, Grenelli nuk është vetëm një kritik i Kurtit. Ai, gjithashtu, ka mbështetur presidentin serb Vuçiç në përballjen e tij me studentët protestues në Beograd. Po, po! Me sa duket, ai ka një ndjeshmëri të veçantë për liderët që përballen me protesta të rinisë—por vetëm në disa vende.

Kështu, sërish, populli i Kosovës ndodhet para një zgjedhjeje madhore: të votojë bazuar në faktet, rezultatet dhe vizionin për të ardhmen, ose të ndjekë një aksiomë të re të politikës ballkanike: “Nëse Grenelli nuk të do, as Zoti s’të ndihmon!”

E megjithatë, a ka vend për shqetësim? Ndoshta jo. Kosovarët tashmë e kanë dëgjuar këtë “argument” më parë dhe e kanë dhënë përgjigjen e tyre. Pyetja e vetme është: a e kanë mësuar të gjithë leksionin, apo do të na duhet ta dëgjojmë sërish në zgjedhjet e radhës?

Next Post
Moti i keq “pushton” vendin! Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Përmbytjet në 2024-ën prekën më shumë zonat urbane, AKMC: Urgjente pastrimi i sistemeve të kanalizimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas burgosjes së Ervin Salianjit, deputeti i PD tregon skenarët: Çfarë do të ndodhë nesër para seancës parlamentar

“Kur garon Berisha është normale që të mos ketë rival”, Baçi: Ambasadori i ri i SHBA do mbrojë SPAK-un nga…

May 21, 2026
Skandali me kërkesën për vizë amerikane të Berishës, gazetari denoncon se një pjesë e firmave janë të falsifikuara

“PD s’jep mundësi për të rinjtë”, Hajdari: Heqja e “non gratës” së Berishës s’është çështje kyçe për Shqipërinë

May 21, 2026
Tensionet gjeopolitike/ KE: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet gjatë viteve 2026-2027

Tensionet gjeopolitike/ KE: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet gjatë viteve 2026-2027

May 21, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Tarifat në Hormuz do ta bënin të pamundur marrëveshjen me SHBA-në

Rubio paralajmëron Iranin: Tarifat në Hormuz do ta bënin të pamundur marrëveshjen me SHBA-në

May 21, 2026
Ish-ambasadori për letrën e Merz: BE dhe Ballkani Perëndimor janë lodhur nga pritja

Ish-ambasadori për letrën e Merz: BE dhe Ballkani Perëndimor janë lodhur nga pritja

May 21, 2026
“Shqiptarët nuk janë më delja e zezë”, avokati komenton raportin e IBAR: Qeveria të zbatojë rekomandimet

“Shqiptarët nuk janë më delja e zezë”, avokati komenton raportin e IBAR: Qeveria të zbatojë rekomandimet

May 21, 2026
Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden dhe sekuestrohen tre telefona

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden dhe sekuestrohen tre telefona

May 21, 2026
Andi Hoxhaj: 10 vjet pas referendumit për Brexit-in dhe pasi ka ndërruar 6 kryeministra, Britania duket e paqeverisshme

Andi Hoxhaj: 10 vjet pas referendumit për Brexit-in dhe pasi ka ndërruar 6 kryeministra, Britania duket e paqeverisshme

May 21, 2026
PD propozon ndryshime në rregulloren e Kuvendit, kërkohet pezullim i përjashtimeve dhe zgjatje e seancave

Reagon ashpër Spaho: Opozita e lodhur dhe e paaftë, është qindra kilometra larg rikthimit në qeverisje

May 21, 2026
Vendim historik në Francë/ Airbus dhe Air France shpallen fajtore për tragjedinë ajrore të vitit 2009 me 228 viktima

Vendim historik në Francë/ Airbus dhe Air France shpallen fajtore për tragjedinë ajrore të vitit 2009 me 228 viktima

May 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In