• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Grenell po ndërhyn në zgjedhje”, analistët: Kurti s’ka ditur të ruajë raporte as brenda e as jashtë vendit

by B K
04/02/2025 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analistët në Kosovë, e shohin si ndërhyrje direkte në zgjedhje deklaratat e Grenell kundër kryeministrit Kurti. Megjithatë ata e shohin reagimin si rezultat të qasjes së Kurtit, që sic thonë nuk ka ditur të ruajë marrdhëniet me ndërkombëtarët. Ndjekim materialin e Tomor Avdias.

Sulmi që i dërguari i Trump për misione të posaçme, Richard Grenell i ka bërë kryeministrit Albin Kurti, vlerësohet si ndërhyrje direkte në procesin zgjedhor nga analistët në Kosovë.

Megjithatë politologu Albinot Maloku thotë se ky është një efekt bumerang për kryeministrin Kurti, që nuk ka ditur të ruajë raportet e mirë as brenda dhe as jashtë vendit.

“Në këtë moment kur kemi këtë deklarim të diplomatit Grenell në raport me atë që kryeministri Kurti në vazhdimësi nuk ka patur raporte të mira me SHBA, mund të merret kjo deklaratë si intervenim në procesin zgjedhor në Kosovë.”

Analistët e vënë theksin tek rëndësia e ruajtjes së marrëdhënieve të mira mes Kosovës aleatëve perëndimorë, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Republika e Kosovës në asnjë mënyrë nuk duhet të kontribuoj me asgjë për shkërmoqjen e raportove me vendet aleate, posaçërisht me SHBA, që kanë qenë fuqizuesi, mirëmbajtësi, dizajnuesi i shtetit të Kosovës. Secila qeveri duhet të ketë parasysh se raportet me aleatët duhen të jenë të shenjta.”

Në atë që u konsiderua si sulmi më i fortë nga Uashingtoni në adresë të kryeministrit Kurti, Richard Grenell, i cili në administratën e parë Trump ka shërbyer si i dërguari i posaçëm i SHBA për dialogun, tha se komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar kundër Kurtit, dhe se ky i fundit gënjen kur thotë se ka marrëdhënie të mira me administratën e re.

Next Post
Alarmante! Akujt po shkrihen me ritme të shpejta, rriten temperaturat në Polin e Veriut me 20 gradë Celsius mbi mesataren

Alarmante! Akujt po shkrihen me ritme të shpejta, rriten temperaturat në Polin e Veriut me 20 gradë Celsius mbi mesataren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com