• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Grenell ka të drejtë, SHBA i ka prishur marrëdhëniet me qeverinë”, Tahiri: Kurti humbje të thellë, Kosova me qeveri koalicioni

by A R
09/02/2025 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Albin Kurti do të humbë shumë dhe nuk do të jetë më kryeminsitër i Kosovës.” Ky është parashikimi që bën ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.

“Zgjedhjet po shkojnë mirë, procesi po duket i qetë. Ndërsa, rezultatet do të japin një ndryshim të rëndësishëm, opozita do të fitojë, që i bie që Kurti nuk i merr më ato që mori në mandatin e parë dhe procesi shkon drejt një koalicioni qeveritar…,” u shpreh ajo.

Në një bisedë me Erion Dushin në A2 CNN, Tahiri u shprehet gjithashtu se pas mbylljes së procesit të votimit, Kosova do të ketë një qeveri koalicioni.

Zonja Tahiri u shpreh e bindur se qytetarët e Kosovës do ta ndëshkojnë me votë kryemistrin Albin Kurti, për siç u shpreh ajo, katër vitet në të cilat partia e tij e gjunjëzoi vendin.

“Mendoj që për shkak të keqqeverisjes së Kurtit, qytetarët e kanë ndje jetën e vështirë, në planin e brendshëm, sidomos ekonomik. Ka shumë korrupsion, varfëri, në planin e jashtëm, situata është shumë e rëndë…E la Kosovën të izoluar ndërkombëtarisht.”

Ndërkohë, sa i përket marrënieve të Kosovës me aleatët ndërkombëtare, Tahiri mbështeti deklaratën e Richard Grenell, sipas të cilit, SHBA i ka prishur marrëdhëniet me qeverinë Kurti dhe jo me Kosovën.

“E para ai foli të vërtetën. Marrëdhëniet janë prish mes qeverisë Kurti dhe Amerikës. Grenell është emisar special i Trumpit. Ai sot është zyrtar i lartë. Deklaratë serioze, qeveritare nga Amerika. E kundërshtoi populizmin e Kurtit.”

E pyetur se pse sipas saj, Albin Kurti arriti kësaj here që të përmbyllte një mandat të plotë katërvjeçar në krye të qeverisë, Tahiri ia dha meritën opozitës.

“Me ka pëlqy opozita e Kosovës që nuk ia ktheu Kurtit me metodat e dhunshme të tij kur ishte në opozitë. Se ai kur ishte në opozitë ka kallur parlamentin, e ka destabilizuar.”

Sipas Tahirit, Kurti është një populist që jo vetëm nuk diti të qeveriste, por në katër vite “për dështimet e tij, fajin e kërkoi gjithnjë jashtë vetes.”

Next Post
“Nuk më ka dashur kurrë, e gjitha ishte një lojë”/ Xheneta rrëfen raportin me Gjestin: Mendoja se më priste jashtë

“Nuk më ka dashur kurrë, e gjitha ishte një lojë”/ Xheneta rrëfen raportin me Gjestin: Mendoja se më priste jashtë

Comments 3

  1. ccc says:
    1 year ago

    Kurti ka gjynahe pafund dhe duhet te paguaj per to, por te te gjyjoje kjo gerdalle politike eshte te kesh prekur fundin!

    Reply
  2. Qabe Yshkurri says:
    1 year ago

    Eh ku je mori kaçurre, qi ma n’fund po t’vijnë mënd në pleqni.

    Reply
  3. Anonymous says:
    1 year ago

    Kjo eshte nji plake,se ka moralin te flase per Z Albin Kurtin,bashke me homoseksualin i trampit,i marrin te keqen,Albinit e KOSOVES.

    Reply

Leave a Reply to Qabe Yshkurri Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In