Gazetari Berat Buzhala ka folur në lidhje me emërimin e Richard Grenellit në administratën Trump si i Dërguar Special i Presidentit për Misione të Veçanta në disa prej pikave më të nxehta në botë.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Buzhala është shprehur me bindje se Grenell do të mbulojë edhe Ballkanin teksa ka shtuar se “ai do të ndërhyjë edhe tek çështja e arrestimit të Hashim Thaçit”.
Do të ketë edhe informata më të detajuara se si është gatuar çështja e arrestimit të Hashim Thaçit. Ka biseda të përgjuara që e konfirmojnë rastin e Thaçit, që lidhin burgosjen e Thaçit me dëmtimin politik të Trumpit. Ka edhe njerëz që e dëshmojnë komunikimin e tyre me Jack Smith që ka qenë prokuror, pra Jack Smith ka biseduar me njerëz, me shqiptarë, i ka nxitur që të falsifikojnë të dhëna kundër Thaçit.
Në fillim të kësaj jave, prokurori, kryeprokurori i Hagës, kryegjytari i Hagës dhe diplomatë të BE-së që janë aty kanë pasur takim, ata po funksionojnë si një trup i vetëm. Ata ju kanë thënë diplomatëve të huaj se “kur të vijë Grenall, po frikësohemi se do ta lirojë Thaçin”. Njëra prej hapave të parë që ka për të marrë administrata Trump do i japë një zgjidhje kësaj. Grenell ka njohuri për kriza të thella globale. Ai është njohës shumë i mirë i Ballkanit. Ai ka sjellë familjen e Trumpit në Shqipëri. Ai më ka thënë që do e mbulojë edhe Ballkanin.
Kujtojmë se Grenell ka qenë ish-i dërguari i posaçëm i gjatë mandatit të parë presidencial të Trampit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në periudhën mes viteve 2019–2021.