• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gremi: Është koha të mendojmë për të ardhmen dhe rimëkëmbjen

by A R
05/05/2020 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Intervistë / Dritan Gremi

Në përgjigje të interestit të  Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri si dhe një analizë të situatës së turizimit dentar në sfidën e ringritjes pas pandemisë globale Covid-19.

Që nga viti 2009, Gremi Clinic ka mundësuar që disa mijëra pacientë nga Italia, Franca dhe Belgjika të rimarrin buzëqeshjen e tyre më të bukur duke siguruar kujdesin profesional të dhëmbëve me cilësine më të lartë. Si mendoni se do të luhasë tregu në fushën e stomatologjisë pas situatës së pandemisë COVID-19 në Shqipëri?

Pandemia globale Covid-19 tkurri në mënyrë të thellë ekonominë botërore dhe bëri që 2/3 e botës, gati 3 miliardë njerëz të izolohen në shtëpi për gati dy muaj.

Tkurrje ekonomike do të thotë tkurrje e turizmit por kjo nuk duhet të na bëjë të biem në letargjinë e Coronavirusit duke vendosur të lëmë ekonominë tonë në staniacion. Në këto ditë ku ne kemi qënë inaktiv për të rendur drejt takimeve fomale në zyra, duhej menduar për strategjinë e ringritjes dhe te përshtatjes me realitetin e ri.

Si në të gjithë botën, edhe tregu shqiptar ka luhatjet e veta në këtë drejtim. Gremi Clinic ka 10 ditë që ka nisur fushatën e marketingut dhe promocionit dhe ka dalë në treg me ofertat e reja, duke besuar në rihapjen e shpejt të territorit dhe të aktiviteteve ekonomike. Njekohësisht po punojmë per implementimin e një plani me rigoroz me protokolle të forta higjeno-sanitare anti covid19 per ti berë ballë situatës së krijuar.

Si çdo sektor tjetër edhe turizmi dentar mori nje goditje te rënde, por kjo nuk do të thotë qe duhet të dorezohemi duke pritur në heshtje falimentimin e asaj çka kemi ndërtuar deri tani.

Situata është dinamike ndaj dhe evolon dita-ditës, duhet të kemi aftësinë për të lexuar në mënyrën e duhur këto ndryshime dhe te marrim sa më shpejt vendimarrjet e duhura.

Jam optimist dhe i prirur të besoj se çdo gje e keqe e ka dhe një të mire nga pas; ndaj në këto kushte duhet te shohim dhe te gjejmë anët pozitive dhe të ndërtojmë me shumë kujdes dhe besim strategjinë e ringritjes.

Duhet të ecim me shpejtësi perpara në hartimin dhe respektimin e protokolleve mjekësore anti-covid 19 të certifikuara nga OBSH, nën monitorim të rreptë të strukturave shtetërore shqiptare, që të garantojmë mbrojtjen e pacientëve dhe punonjësit tanë, si një kusht themelor të strategjisë sonë në vijimin e aktivitetit.

 Pra, situata kërkon një intuitë të mirë leximi dhe elasticiteti në vendimarrje pasi dinamikat ndryshojnë dita-ditës, duhet të harrojmë skemat e vjetra pasi situata ka ndryshuar dhe asgjë nuk do jetë më si më parë!Ne mendimin tim operatorët turistikë duhet të rishohin ofertat e tyre. Nuk duhet të dekurajohen duke ngritur duart lart dhe duke thënë se erdhi fundi, është thjesht një fillim i ri. Nuk duhet te rrimë vetëm në pritje të subvencioneve nga shteti, gjëja më e rëndesishme është rifillimi i aktivitetit dhe ringjallja e ekonomisë, duke gjetur dhe shfrytëzuar të gjitha hapësirat e mundura në respektim të kushteve të reja për situatën në të cilën ndodhemi.

Kriza e vendeve më të zhvilluara p.sh mund të ndikoje në rritjen e numrit te turistëve të huaj që zgjedhin të kurohen jashtë  vendittë tyre duke shfrytëzuar çmimet më të ulta krahasimisht me vendet ne te cilat jetojnë.

Gjatë periudhës se karantinimit lancova dy Startup-e te reja, një pizzeri me produkte bio dhe një akullore atizanale me eksperiencën më të mirë italiane. Kisha rreth 5 muaj qe punoja mbi këto 2 projekte, situata më imponoi të mos i hapja në formën dhe mënyren e ideuar me parë, por brenda pak orësh, ne momentin kur e gjithë Shqiperia ishte e izoluar vendosa lancimin e dy produkteve me shërbim delivery dhe gjërat shkuan mirë.

Besoj se në muajin Qershor do nisim hapjen e aktivitetit, shpresëplotë në hapjen e kufijve, të inkurajuar edhe nga statistikat e Shqipërisë me numër të ulët fatalitetesh sipas të gjithave raportimeve zyrtare.

Kam hartuar nje strategji për ringritjen dhe lancimin e disa ofertave, sigurisht në kushtet e situatës aktuale. Bashkë me stafin e shitjeve dhe marketingut kemi gati 10 ditë që po punojmë dhe rezultatet duken inkuarajuese. Deri tani kemi 8 prenotime per muajin qershor, kryesisht nga Italia dhe Zvicra. Njëkohesisht kemi kërksa të vazhdueshme nga Franca dhe Belgjika.

Kemi marrë përsipër subvencionimin e biletës se avionit për të gjithë pacientët dhe çdo penaliteti të mundshëm në rast se shtyhet hapja e kufijve, ose ne rast të ndonjë ndryshimi nga kompanitë ajrore, jemi në kontakt të vazhdueshëm më të gjithë klientët tanë.

Duke u nisur nga të dhënat e mesipërme kam indice pozitive se turizmi mjekësor do të ketë ditë të mira në vijimësi. Pavarësisht paqartesive te shumta dhe vështërisë për të patur nje vizion të qartë në këtë situatë; jam pozitiv për të ardhmen dhe shoh dritë në fund të tynelit.

Në kohë krize, menaxhimi i stafit është shumë i rëndësishëm. Cilat janë mënyrat tuaja që të udhëhiqni sa më mirë ekipin tuaj gjatë kësaj periudhe të vështirë?

Gjëja e parë që mendova në momentet kur kriza sapo kishte filluar ishte stafi im dhe familjet e tyre. Më shumë nga ta kam marrëdhënie të afërta, gati miqesore dhe njoh problematikat  tyre. Fillimisht bëra nje plan ristrukturimi, vendosa të mos pezulloja apo largoja askënd nga puna. Hartova një plan “mburojë” per 3 muaj, duke ristrukturuar stafin dhe duke garantuar pagën minimale me të ardhurat e aktivitetit tim, pa subvencionim nga shtetit. Fola hapur me ta duke i berë të qartë situatën në të cilën ndodheshim, njekohësisht i inkurajova duke i garantuar qe askush nuk do largohej nga puna dhe këtë situatë do ta kalonim të gjithë bashkë. Të gjithë bashkë po punojmë me strategjinë e re për një ringritje sa më të shpejtë, jam i bindur se do i’a dalim.

Aktualisht presim përfshirjen në paketën e zgjeruar ekonomike pasi tani po shkojmë drejt muajit të tretë që jemi pezull pa asnjë të ardhur.

Një mesazh për anëtarët e ÇI France-Albanie?

Duhet të shohim vijmësinë e gjërave me optimizëm, sezoni veror nuk duhet konsideruar i humbur. Përkundrazi, duhet të gjejmë mënyrat dhe mekanizmat e duhura për ta mbështetur më tej atë në situatën e re të sapo krijuar. Sigurisht “tsunami” që sapo kaluam do të këtë pasojat e tij, rrjedhimisht mendoj se jo të gjithë bizneset do arrijnë të mbijetojnë. Nuk përjashtoj mundësinë që gati 30% e tyre të falimentojnë, por secili prej nesh duhet te rindërtojë stategjinë e tij duke u përshtatur me “normalitetin e ri” në këtë situatë anormale. E ripërsëris, rihapja vjen vetëm me ndergjegjesimin e gjithesecilit në respektim rigoroz të protokolleve mjekësore, higjeno-sanitare dhe të ridimesionimit të çdo klinike apo ambjenti pune për të garantuar protokollet anti-covid 19. Në këtë pikë, Gremi Clinic ofron garanci të plotë pasi e ka te mbyllur te gjithë zinxhirin e shërbimeve të turizmit dentar. Është nga te paktat realitete në rajon dhe më gjerë që menaxhon çdo aktivitet në mënyrë të drejtëpërdrejtë, duke garantuar vete të gjithë shërbimet pa përfshirë aktorë të tretë që mund të mos qëndronin në respektimin e rreptë të protokolleve mjekësore. Kjo do të thotë qe nga pritja në aeroport, akomodimi, shërbimet dentare mjekësore, ushqimi në baret dhe restorantet tona, ofrohen nga ne me të njëjtin përkujdesje për të mos rrezikuar askënd në këtë situatë delikate.

Do doja qe te shihnim përpara me optimizëm pasi asgjë nuk ka mbaruar, është një fillim i ri per te gjithe.

Next Post
Shifra pozitive në vend, 70% e pacientëve me COVID-19 janë shëruar

Shifra pozitive në vend, 70% e pacientëve me COVID-19 janë shëruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In