• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grekja nuk bëhej dot nënë/ Familja shqiptare e mashtron çiftin dhe u zhvat mijëra euro!

by Java News
13/05/2022 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një çift grek ka rënë pre e mashtrimit të paprecedentë të një familjeje shqiptare e cila i bindi se u kishin bërë magji dhe më pas u zhvatën shuma të mëdha parash për të zgjidhur magjitë.

Athanasios P. ka folur për gazetën “Peloponnisos” për ngjarjen e tij e pabesueshme që ai dhe gruaja e tij po jetojnë prej 4 vitesh: “Familjen H. (përmend mbiemrin e plotë) e kam takuar 4 vite më parë. Në vitin 2018 kam qenë në gjendje të mirë financiare. Jam afruar më këtë familje ku kam punësuar edhe babain e tyre. Por ai ishte dinak, së bashku me gruan dhe vendosën të përfitonin nga fakti që unë dhe gruaja ime nuk kishim pasur fëmijë. Arritën të më mashtronin në mënyra të tmerrshme duke keqpërdorur ndjeshmërinë time dhe veçanërisht mbi “dhimbjen” që ndjente gruaja ime, e cila nuk mund të bëhej nënë. Isha i bindur që dikush kishte xhelozi ndaj nesh sepse puna më shkonte mirë dhe ata më thanë se na kishin bërë magji. Konkretisht, ai më fliste për magjinë e zezë. Në gusht të vitit 2019, me pëlqimin tim, shkuam në Shqipëri. U njoha me një zotëri të quajtur Sokrat Sp. i cili më mori 5000 euro për të më zgjidhur magjitë. Natyrisht, familja shqiptare nuk u ndal me kaq. Gruaja dhe vajza e tij Ana arritën të më bindin në mënyra të ndryshme me truke të ndryshme, gjithmonë në drejtim të magjisë së zezë. Bëra gabim të madh që dhashë një pjesë të mirë të pasurisë së tyre. I kam të gjitha bisedat dhe mesazhet në celular ku më kërkojnë 25 mijë euro për të zgjidhur magjitë dhe 20 mijë euro të tjera për të më lënë të qetë dhe për të mos më mërzitur më. Gruaja dhe vajza na telefononin më shumë se 20 herë në ditë, madje edhe në fshehtësi. “Gruaja ime është në prag të vetëvrasjes”, shprehet greku i cili ka rënë pre e mashtrimeve, shkruan Protothema.

Sipas Athanasios P., kjo familje është e përfshirë në raste të tjera që tashmë janë bërë të njohura në zonën e Akaisë Perëndimore.

Athanasios P. ka bërë padi ndaj familjes shqiptare ndërsa procedimi penal ndaj tyre është në pritje. Duhet theksuar se edhe gruaja e shqiptarit i ka kontaktuar dhe u ka kërkuar urgjent para, pergatiti Panorama.

Next Post
VIDEO/ Berisha në Elbasan prezantohet nga një i dehur: Poshtë komunizmi!

VIDEO/ Berisha në Elbasan prezantohet nga një i dehur: Poshtë komunizmi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ U fut i armatosur në studion muzikore, Gjykata e Prishtinës dënon Gjestin! Shikoni çfarë bën këngëtari pas shpalljes së vendimit…

VIDEO/ U fut i armatosur në studion muzikore, Gjykata e Prishtinës dënon Gjestin! Shikoni çfarë bën këngëtari pas shpalljes së vendimit…

September 7, 2026
Luftë me flakët edhe në Lezhë, kritike situata në Ungrej, zjarri rrezikon varrezat dhe kishën e fshatit!

Luftë me flakët edhe në Lezhë, kritike situata në Ungrej, zjarri rrezikon varrezat dhe kishën e fshatit!

September 7, 2026
Kufizimi nga Rusia/ Spanja, Franca dhe Portugalia arrijnë marrëveshjen për ndërtimin e tubacionit të gazit

Spanja ngre alarmin, kryeministri Sanchez: Kërcënimi ekstremist po fiton terren në Evropë dhe në botë!

September 7, 2026
Kush ka ushtritë më të forta në botë? Fuqizohen forcat e Shqipërisë dhe Serbisë, ku renditet Kosova

FSK-ja bëhet pjesë e misionit ndërkombëtar në Gaza, firmoset marrëveshja për angazhimin e Kosovës

September 7, 2026
“Zgjerimi, investimi më i madh në BE”- Antonio Costa: Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, sukses i garantuar, do përfshihen patjetër

“Zgjerimi, investimi më i madh në BE”- Antonio Costa: Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, sukses i garantuar, do përfshihen patjetër

September 7, 2026
EMRI/ Aksidenti i rëndë afër Rinasit, humb jetën gazetari! Shoferi tjetër në gjendje të rëndë te Trauma

Gushti përgjaku rrugët, 22 të vdekur në 159 aksidente! Detajet e statistikave, nga grupmosha te dita e ‘mallkuar’ !

September 7, 2026
VIDEO/ Tragjedi në alpet e Kaukazit, orteku merr përpara grupin me 33 alpinistë, të paktën 11 të vdekur! Kërkime për të zhdukurit

VIDEO/ Tragjedi në alpet e Kaukazit, orteku merr përpara grupin me 33 alpinistë, të paktën 11 të vdekur! Kërkime për të zhdukurit

September 7, 2026
Në prag të nisjes së Champions, Mbappé shpërthen: Meritoj “Topin e Artë”, jam lojtari më i mirë dhe luaj për klubin më të famshëm!

Në prag të nisjes së Champions, Mbappé shpërthen: Meritoj “Topin e Artë”, jam lojtari më i mirë dhe luaj për klubin më të famshëm!

September 7, 2026
Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

Fatura e aksidenteve, AMF: Kompanitë e sigurimit paguan mesatarisht 175 mijë lekë për dëmet motorike!

September 7, 2026
VIDEO/ “Merz duhet të largohet”- Protesta në Gjermani, 10 mijë qytetarë duan dorëheqjen e kancelarit, listë me 11 kërkesa! Rritet ekstremi i AFD-së

“Nuk e prisnim në këtë formë”- Kancelari Merz i tronditur pas rezultatit zgjedhor dhe fitores së AfD: Diçka ka ndryshuar në Gjermani!

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com