• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Green Mobility nga Coca-Cola Bottling Shqipëria: “Roli ynë për një Shqipëri më të gjelbër”

by A R
26/05/2020 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Coca – Cola Bottling Shqipëria prezanton flotën e saj 56 makina – 100% elektrike, të cilat do të sjellin reduktimin e 178 ton CO2 të emetuar çdo vit, sasi kjo e barabartë me përthithjen që kryejnë 13,327 pemë në vit.

“Green Mobility” është një nismë e financuar tërësisht nga Coca-Cola Bottling Shqipëria, e cila synon përmirësimin e cilësisë së ajrit. Me pikënisje Tiranën, flota elektrike do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, duke shërbyer kështu si një frymëzim për individët, komunitetet e ndryshme, bizneset dhe institucionet publike për t’iu bashkuar udhëtimit drejt një mënyre jetese më të gjelbër.

Ndërmarrja e kësaj nisme përfaqëson një përmirësim thelbësor në veprimtaritë e përditshme të CCBS, e ardhur natyrshëm pas një seri aktivitetesh të aplikuara ndër vite brenda kontekstit të një qasjeje për një jetesë më të gjelbër.

Disa nga këto aktivitete janë:

  • mbjellja e 1000 pemëve në mjediset e CCBS dhe 30 të tjera tek Liqeni i Tiranës.
  • 21 ton mbetje të pastruara brenda 1 viti.
  • Lehtësimi i aktivitetit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit duke i dhuruar një makinë elektrike.
  • Riciklimi i 50% të plastikës nëpërmjet metodologjisë rPET.
  • Investim i vazhdueshëm në përdorimin e Shisheve të Kthyeshme.

Duke ndjekur suksesin 6 vjeçar të “Green Mobility” në Itali, Coca – Cola mbështet dhe inkurajon Shqipërinë në aktivitetin e saj të gjelbër.

“Vëmendja ndaj nevojave të komuniteteve në të cilat ne operojmë dhe promovimi i iniciativave të përbashkëta ka qenë përherë një vlerë themelore e Kompanisë Coca – Cola.” – u shpreh Alex Zigliara, Menaxheri i Përgjithshëm i Kompanisë Coca – Cola për Italinë dhe Shqipërinë.

“Mbrojtja mjedisore është një nevojë parësore për territoret dhe banorët e tyre. Kjo nevojë është adresuar në angazhimin tonë global “Një Botë pa Mbetje” dhe i është rezervuar përherë vëmendja qendrore e sistemit tonë. Programi “Green Mobility” përfaqëson një krenari dhe konfirmim të vëmendjes sonë të shtuar ndaj Shqipërisë.”

Me dedikimin personal të Presidentit Luca Busi, CCBS është e angazhuar në frontin e zhvillimit të qëndrueshëm duke u shndërruar në pak vite në një model të skenës kombëtare.

Investimi “Green Mobility” është një kontribut dhe shembull real që rrit ndërgjegjësimin për rolin që të gjithë ne kemi ndaj mjedisit.

“Kjo nuk është një ëndërr, por puna jonë e përditshme. Gjithashtu ky është fillimi i qëllimit tonë madhor për trefishimin e flotës elektrike në të gjithë Shqipërinë dhe po aq reduktimin e CO2. Duke ofruar kështu të mira të përvitshme për pyjet e Shqipërisë sonë të dashur” deklaroi Z. Luca Busi, President i Coca- Cola Bottling Shqipëria.

Presidenti i CCBS Z. Luca Busi nënvizoi nevojën e një infrastrukture kombëtare, me pika karikimi dhe mbështetje të masave rregullatore të nevojshme për përdoruesit e makinave elektrike, ndikimet mjedisore dhe në tërësi për mirëqënien e shqiptarëve.

Vlen për t’u theksuar se CCBS është e para kompani e cila po vendos në përdorim një flotë të tërë makinash elektrike në Rajonin e Tiranës, duke bërë kështu hapin e parë drejt projektit më të madh të mbulimit me makina elektrike të të gjithë flotës në Shqipëri.

Next Post
Zv.drejtoresha e Institutit në Wuhan i fut “tmerrin” botës: COVID-19 është vetëm maja e ajsbergut, viruse të tjera mund të shpërthejnë

Zv.drejtoresha e Institutit në Wuhan i fut "tmerrin" botës: COVID-19 është vetëm maja e ajsbergut, viruse të tjera mund të shpërthejnë

Comments 1

  1. leka says:
    6 years ago

    Shembull i shkelqyer per ekologjine qe duhet te perkrahet dhe nga kmpanite e tjera te medha qe operojne ne tregun shqiptar .Bravo

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

January 23, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Pse protestat e Beogradit dhe Bangladeshit janë kundër Berishës

January 23, 2026
U zbulua pasi ftoi familjarët në Dubai, arrestohet bosi shqiptar i drogës

U zbulua pasi ftoi familjarët në Dubai, arrestohet bosi shqiptar i drogës

January 23, 2026
“Foltoret nuk janë të mjaftueshme”/ Drejtuesi i FRPD Durrës kritika Berishës: Nuk mundet kështu Rama..

“Foltoret nuk janë të mjaftueshme”/ Drejtuesi i FRPD Durrës kritika Berishës: Nuk mundet kështu Rama..

January 23, 2026
Çështja Olsi Dado dhe Lindsey Halligan: kur sistemet sillen ndryshe në raste të ngjashme

Çështja Olsi Dado dhe Lindsey Halligan: kur sistemet sillen ndryshe në raste të ngjashme

January 23, 2026
Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

January 23, 2026
Kompleksi i Noriegës!

Kompleksi i Noriegës!

January 23, 2026
Turizmi në 2025/ Kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Më pak italianë, më shumë gjermanë e francezë

Turizmi në 2025/ Kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Më pak italianë, më shumë gjermanë e francezë

January 23, 2026
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

January 23, 2026
Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In