GRECO konfirmon: Shqipëria, gati të fillojë negocimin e kapitujve të anëtarësimit me BE-në

L ufta kundër korrupsionit në Shqipëri është bërë kaq e sofistikuar dhe kaq e fuqishme sa vendi është i gatshëm të fillojë vnegocimin e kapitujve të anëtarësimit me Bashkimin Europian, deklaroi GRECO në një raport të botuar dje, sipas eur opea nwest ernbalkans . com.

Në sesionin e 85-të plenar të GRECO-s, një organ që monitoron arritjet në fushën e korrupsionit në Shqipëri, u diskutua raporti i dytë duke u përqëndruar në “Parandalimin e korrupsionit në lidhje me anëtarët e Parlamentit, gjyqtarët dhe prokurorët”. Sipas këtij raporti, gjatë këtyre katër viteve që Ministria e Drejtësisë është emëruar si Koordinatorie Kombëtare për çështjet e korrupsionit, ky raport padyshim shënon arritjen më të lartë të Shqipërisë në përmbushjen e rekomandimeve, jo vetëm në nivelin kombëtar, por edhe në atë rajonal, pasi arriti të përmbushë 9 nga 10 rekomandimet.

Dy vjet më parë, në raportin e mëparshëm në lidhje me Raundin IV të Vlerësimit për Shqipërinë, të miratuar në qershor 2018, GRECO vlerësoi se Shqipëria plotësoi vetëm 4 nga 10 rekomandimet. Qëllimi i seancës plenare të djeshme ishte të vlerësonte progresin e Shqipërisë në përmbushjen e rekomandimeve të GRECO-s për parandalimin e korrupsionit, miratimin dhe zbatimin efektiv të kornizës ligjore për etikën në Kuvend, krijimin e strukturave përgjegjëse për etikën në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë si dhe krijimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms below to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.