• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gratë sipërmarrëse, Bashkia e Tiranës jep para për biznesin e tyre, ja si mund të përfitoni

by Java News
25/09/2017 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka vendosur të mbështesë me një projekt të veçantë gratë sipërmarrëse që kanë një ide mbi ngritjen e një biznesi të suksesshëm apo që duan të zgjerojnë një biznes ekzistues. Të enjten pritet që në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të kalojë edhe vendimi që lidhet pikërisht me miratimin e një fondi prej 5 milionë lekë që do të vihet në dispozicion nga Bashkia për këtë projekt.

Partner në këtë nisëm është edhe PNUD që do të ofrojë një fond prej 2.7 milionë lekësh i orientuar për mbështetjen e grave sipërmarrëse që i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian. Pra në total fondi për projektin llogaritet në 7.7 milionë lekë. Projekti “Projekti është skicuar për kandidatet me një ide të qartë biznesi, që synon fillimin ose zgjerimin e një biznesi të pavarur të vogël ose shumë të vogël. Kandidatët e përzgjedhur janë të detyruar të marrin pjesë personalisht në të gjitha aktivitetet e Projektit, pasi ata janë drejtpërdrejt të përfshirë në zhvillimin dhe zbatimin e biznesit të tyre.

Secila aplikante mund të marrë pjesë vetëm me një ide biznesi. E drejta për të marrë pjesë në projekt dhe për të pasur akses në asistencën me grante mund të përdoret vetëm një herë në vit” thuhet në relacionin e projektvendimit që pritet të kalojë për miratimi. Kushtet e financimit Çdo projekt që kalon fazën e përzgjedhjes do të marrë një financim në kufijtë e 200 mijë deri në 500 mijë lekë. Në rastet kur parashikohet shtesë financimi nga burime të tjera, këto detaje duhet që të përfshihen në planin e biznesit që do të paraqitet për konkurrim.

Aplikantet duhet të jenë banore të qytetit të Tiranës dhe përparësi kanë ato që i përkasin grupeve apo komuniteteve si: rom dhe egjiptian, gratë nga zonat rurale të bashkisë, kryefamiljaret, me aftëis të kufizuara si dhe kategoritë e tjera. Llojet e biznesit mund të përkufizohen në biznese rurale, turizëm, teknologji informacion, industri e tekstilit, shërbime, punë artizanale. Fazat e projektit Faza e I-rë: Kandidatet e pranueshëm aplikojnë me idenë e tyre bazë për biznes, përmes Formularit të Aplikimit.

Faza e Il-të: Aplikantet e pranuara marrin pjesë në trajnim (10 gjysma dite pune) për aftësi të përgjithshëm biznesi dhe zhvillimin e planit të biznesit, dhe vetëm atëherë ata dorëzojnë planet e tyre të biznesit. Planet e biznesit do të jenë një version me i përpunuar i idesë për biznes dhe do të konkurrojnë për mbështetjen e grantit. Faza e III-të: Fituesit e njoftuar do të firmosin një kontratë 24 mujore për të marrë financimin e grantit dhe mbështetje këshilluese.

ma.me

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi 26 Shtator 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

October 19, 2026
Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

October 19, 2026
Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

October 19, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

DETAJE/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr

October 19, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

October 19, 2026
“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

October 19, 2026

Krim i rëndë në Zall-Herr, vriten me armë dy vëllezër, prangoset autori (EMRAT)

October 19, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Tetor 2026

October 19, 2026
Protestat në Evropë dhe Shqipëri, Sekretari i Përgjithshëm i KE-së: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

Protestat në Evropë dhe Shqipëri, Sekretari i Përgjithshëm i KE-së: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

October 19, 2026
“I quajti injorantë dhe terroristë”, Berisha sulmon Ramën: Foli me gjuhën e një narkobanditi

“I quajti injorantë dhe terroristë”, Berisha sulmon Ramën: Foli me gjuhën e një narkobanditi

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com