• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gratë si mburojë, Panama Papers zbulon se si shtetarët fshihnin paratë

by Java News
08/04/2016 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Midis informacioneve të shumta që dolën në dritë nga publikimi i 11.5 milionë dokumenteve nga firma panameze ligjore, “Mossack Fonseca”, është edhe mënyra sesi disa prej liderëve dhe diplomatëve më të pushtetshëm në botë dyshohet se përdornin gratë e tyre për të fshehur pasurinë.

Njëra është Anna Sigurlaug Pálsdóttir, bashkëshortja e ish-kryeministrit islandez, Sigmundur David Gunnlaugsson. Emri i këtij të fundit u shfaq në dokumentet në lidhje me një kompani “offshore”, “Wintris Inc”, që ai e krijoi në Ishujt Virxhin Britanikë me Palsdottir, përpara se të martoheshin.

Sipas dokumenteve të rrjedhura, ai ia shiti më vonë aksionet e tij kompanisë së bashkëshortes, për vetëm 1 dollarë, përpara se një ligji ri të hynte në fuqi në Islandë, që e detyronte atë të hiqte dorë nga pronësia mbi këto aksione për shkak të konfliktit të interesit. “The Guardian”, që mori pjesë në hetimet e dokumenteve të “Panama Papers”, tha se çifti në atë kohë jetonte në Britani dhe u këshillua që të krijonte një kompani në parajsat fiskale, në mënyrë që të mbante dhe të investonte të ardhurat e konsiderueshme nga shitja e aksioneve të biznesit të makinave të familjes së Palsdottir në Islandë.

Bashkëshortja e Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyeva. Ajo drejton gjithashtu një fondacion kombëtar bamirësie, të quajtur fondacioni “Heydar Aliyev”.

Zonja e Parë është e njohur për stilin prej fashionisteje, si dhe ndërhyrjet e shumta plastike. Por, tashmë ajo është e njohur edhe për lidhjet e saj më kompanitë “offshore”, që i ndan me vajzat e çiftit presidencial. Aliyeva bleu një kompani në ishujt britanikë Virxhin, “Rosamund International Ltd.” Së bashku me bashkëshortin e saj në vitin 2003. Ajo është bashkëshortja e Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin dhe në 2006-ën u shpall kampione olimpike e patinazhit në akull. Ajo është parë krah Putinit në disa raste. Emri i Navkas shfaqet në “Panama Papers” si përfituese e kompanisë “Carina Global Assets Ltd”, me bazë në ishujt britanikë Virxhin. Firma u krijua në 2014-ën dhe u likuidua në nëntor të vitit të shkuar.

“The Guardian” raporton se Navka përdori agjentë në ishullin e Man për të shkruar email-e, ku thuhej se kompania do të përdorej për investime. Javën e shkuar, Navka mohoi të kishte një kompani “offshore” duke thënë: “Nuk kam pasur kurrë një kompani apo llogari ‘offshore’. Nuk e di se kush mund ta ketë bërë. Edhe unë gjithashtu do të doja të kuptoja se çfarë ka ndodhur”. Edhe Peskov mohoi që bashkëshortja e tij të kishte qenë pronarja e kompanisë, duke thënë për gazetarët në Moskë se, bashkëshortja e tij nuk ka pasur kurrë në pronësi një kompani “offshore” dhe se në bazë të kësaj, ai dyshonte vërtetësinë e çdolloj pretendimi.

BW

Next Post

Raporti BB: Borxhi 70%, më i larti në rajon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

November 9, 2026
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In