• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gratë ruse kërkojnë kthimin e burrave të tyre nga lufta

by A M
31/12/2023 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maria Andreeva, bashkëshorti i së cilës ka luftuar në Ukrainë për më shumë se një vit po bën gjithashtu një luftë në Moskë ta kthejë atë në shtëpi.

Por ajo nuk është e vetme në këtë thirrje. Shumë gra ruse po kërkojnë kthimin e burrave të tyre nga fronti i luftës, djemve dhe vëllezërve të tyre që u mobilizuan pas një dekreti të Presidentit Vladimir Putin në Shtator të vitit të kaluar.

Që kur burri i Andreevës u mobilizua vitin e kaluar dhe u nis për në Ukrainë, ai është kthyer vetëm për dy pushime të shkurtra për të parë gruan dhe vajzën e tij të vogël. Bashkëshortja e tij thotë se kjo është e pamjaftueshme për një ushtar që lufton.

“Ai ka qenë në Ukrainë për më shumë se një vit… Fillimisht, ai ishte në stërvitje dhe më pas për më shumë se një vit ka qenë në luftë.”

Ajo u kërkon autoritetteve ruse që ta kthejnë në shtëpi bashkëshortin e saj.

“Ne duam që njerëzit tanë të çmobilizohen dhe t’i kthejmë ata në shtëpi. Sepse ne besojmë se në një vit ata kanë bërë gjithçka që mundën për frontin, madje edhe më shumë sesa u kërkohej atyre. Ata janë civilë. Para së gjithash, ata po humbasin aftësitë e tyre, po humbasin shëndetin e tyre fizik dhe psikologjik.”

34-vjeçarja thotë për gazetarët e agjencisë së lajmeve Reuters në një intervistë në Moskë se po rrit e vetme fëmijën e saj.

“Unë u martova dhe e bëra familjen time të fortë. Ne ndërtuam një marrëdhënie me burrin tim -sigurisht jo që unë ta rrisja një fëmijë vetëm. Unë bëra çmos që fëmija im të rritet në një familje. Për vajzën time është shumë e vështirë sepse më parë luante me babain, sepse më parë ajo e kishte pranë dhe e ledhatonte në mbrëmje. Që në fillim ai ka qënë shumë i përfshirë në rritjen e vajzës dhe tani pa të është shumë e vështirë.”

Trajtimi i kësaj çështje është shumë delikate për Kremlinin. Lëvizja në rritje e grave ruse nënvizon kompleksitetin dhe pabarazinë që ekziston mes faktit që po mbahen  kaq shumë burra në frontin e betejës për kaq gjatë, ndërsa shumë të tjerë në moshë për të shkuar në ushtri janë në shtëpi.

“Ne menduam se në përvjetorin e parë të luftës presidenti ynë të paktën do të fliste dhe do të sqaronte disi situatën: sa duhet të presim, çfarë planesh ka për burrat tanë – por ka heshtje të plotë.”

Autoritetet ruse nga ana tjetër kanë preferuar të heshtin për situatën.

“Me Ministrinë e Mbrojtjes nuk mund të bisedojmë fare: i shkruajmë letra, marrim përgjigje formale, ku në fund të paragrafit thuhet se njerëzit tanë janë aty deri në fund të ‘operacionit special ushtarak’. Ne nuk kemi asnjë afat kohor fare. E shihni? Nuk ka fare kohë.”

Ajo thotë se në fillim të luftës ajo e mbështeste vendimin e kreut të Kremlinit, por me kalimin e kohës qëndrimi i saj ndryshoi.

“Qëndrimi ynë në fillim ishte: Po, ne e kuptojmë pse nevojitet lufta, ne e mbështesim atë, ne morëm një pozicion mjaft stoik. Por tani pozicioni, përfshirë edhe timin po ndryshon sepse ne shohim se si po trajtohemi. “

Është shumë herët për të vlerësuar ndikimin e lëvizjes së grave ruse në një shoqëri, për të cilën autoritetet thonë se është e bashkuar pas kësaj përpjekjeje.  Gratë në Ukrainë kanë kërkuar gjithashtu që burrat e tyre të lejohen të kthehen nga fronti. E pyetur për rreziqet e të folurit në Rusinë aktuale, Andreeva thotë: Unë dua që ju ta kuptoni, nuk është më e frikshme sepse thjesht nuk është e mundur të durosh më të gjithë këtë. Është thjesht e tepërt.

Kur Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm të 300,000 rezervistëve në Shtator 2022, qindra-mijëra të rinj nxituan të largoheshin nga Rusia. Miliona nuk u larguan dhe disa prej tyre u thirrën për të luftuar.

Që atëherë, Rusia ka rekrutuar qindra mijëra ushtarë me kontratë në provinca duke i joshur me paga të larta. Rusia deri më tani ka rekrutuar 452,000 ushtarë me kontratë këtë vit, duke nënvizuar avantazhin numerik që Rusia ka ndaj Ukrainës, sipas Dmitry Medvedev, ish-presidenti që tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë. Mungesa e një përgjigjeje nga autoritet ruse i ka bindur disa nga grate që të rebelohen për kërkesat e tyre dhe ka ndryshuar gjithashtu edhe  perceptimin e tyre për konfliktin.

Protestat e planifikuara nga gratë nuk siguruan miratimin e autoriteteve për të vazhduar. Gratë janë akuzuar se janë të mbështetura nga disidentët me bazë perëndimore dhe partitë opozitare. Ato kanë edhe  një  kanal të tyre  në Telegram  të quajtuar “Way Home” ka 23,000 anëtarë ku edhe kanë ngritur zërin e tyre duke përdorur këtë medium. Analistët ushtarakë perëndimorë ka një kohë të gjatë që kanë thënë se Rusia ka mungesë të ushtarëve në fushëbetejën në Ukrainë për shkak të humbjeve të mëdha në luftën në Ukrainë.

/a.d

Next Post
Ndërron jetë në moshën 75-vjeçare Tom Wilkinson

Ndërron jetë në moshën 75-vjeçare Tom Wilkinson

TË FUNDIT

Trump “i prerë” në qëndrimin e tij: SHBA ka nevojë për Groenlandën, do ta marrim iu pëlqen ose jo

Trump “i prerë” në qëndrimin e tij: SHBA ka nevojë për Groenlandën, do ta marrim iu pëlqen ose jo

January 14, 2026
Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër energjetike e rajonit së bashku me Shqipërinë

Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër energjetike e rajonit së bashku me Shqipërinë

January 14, 2026
Pse Gjenerata Z po i rikthehet fesë, ja çfarë tregon studimi i ri në Mbretërinë e Bashkuar

Pse Gjenerata Z po i rikthehet fesë, ja çfarë tregon studimi i ri në Mbretërinë e Bashkuar

January 14, 2026
“Bashkëpunime në Komisionet Parlamentare”/ Peleshi takohet me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian

“Bashkëpunime në Komisionet Parlamentare”/ Peleshi takohet me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian

January 14, 2026
Lëshohet në  hapësirë sateliti i gjurmimit në largësi “Yaogan-50 01”

Lëshohet në hapësirë sateliti i gjurmimit në largësi “Yaogan-50 01”

January 14, 2026
Ndoci: E vërteta sipas meje/ Sonte i arratisuri tregon versionin e tij

Ndoci: E vërteta sipas meje/ Sonte i arratisuri tregon versionin e tij

January 14, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

‘Berisha nuk e rrëzon dot Ramën’, Dash Shehi: Protestat i bën me militantë për të treguar kush e kontrollon opozitën

January 14, 2026
Në fokus protesta e 24 janarit/ Berisha mbledh drejtuesit politikë dhe koordinatorët

Në fokus protesta e 24 janarit/ Berisha mbledh drejtuesit politikë dhe koordinatorët

January 14, 2026
FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

January 14, 2026
Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel që tentoi të arratisej, shkak një audioregjistrim dhe postim në Instagram

Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel që tentoi të arratisej, shkak një audioregjistrim dhe postim në Instagram

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In