• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gratë kineaste dhe Perdja e Hekurt

Cinemateka e Madridit, bëhet destinacioni i këtij fundviti për regjisoren shqiptare Xhanfise Keko

by Java News
22/12/2022 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projektimi i filmit “Kur xhirohej një film” të regjisores Xhanfise Keko që Filmoteka Spanjolle programoi per kete fund viti është një lajm i bukur jo vetëm për autoren por dhe kinemanë shqiptare. Pas Parisit, Romës, Vjenës, Kopenhagës, Londrës, Berlinit, Frankfurtit, Zyrihut apo atyre më larg si Tel Avivi, Jerusalemi, Sao Paolo, Neë Yorku e Washington DC, Madridi është një tjetër kryeqytet që i bën nder listës së qyteteve dhe kryeqyteteve evropiane e botërore, kinematekat e të cilëve kanë treguar dhe tregojnë interes për krijimtarinë e regjisores shqiptare.

Ne bashkepunim mes Muzeut te Reina Sophias te Madridit dhe Arkivin Qendror Shteteror te Filmit si dhe distributorit lokal Ska-ndal productions, pjesë e programit “Nga lindja: Gratë kineaste dhe Perdja e Hekurt (1943-1993)”, u be dhe filmi “Kur xhirohej një  cili u shfaq mbrëmjen e 16 nëntorit në sallën kryesore të Filmoteca Espanjola qe me pas do ndiqet dhe një tjetër projeksion në 16 dhjetor.

Kuratorja dhe programuesja e njohur Dorota Lech, njekohesisht dhe nje nga programueset kryesore te Toronto Film Festival,  në tekstin hyrës të katalogut të Filmoteca Espanjola për muajin Nëntor thekson se, “Eshtë fakt që filmat e realizuar nga gratë kineaste të Evropës Lindore në periudhën ndërmjet Luftës së Dytë Botërore dhe rënies së Bashkimit Sovjetik, nuk janë të shumta në numër, megjithatë, historitë e grave në të gjithë ato vite janë të panumërta. Cikli “Nga Lindja: Gratë kineaste dhe Perdja e Hekurt (1943-1993)”, është një udhëtim që pasqyron veprat e dhjetë grave kineaste mes viteve 1943 dhe 1993 nga vende si Shqipëria, Gjeorgjia, Letonia Ukraina, etj, duke përfshin emra regjisoresh po aq të shquara sa Kira Muratova, Binka Zhelyazkova, Márta Mészáros, Věra Chytilová e Larisa Shepitko. Disa prej tyre, deri më sot të paprezantuara në sallat spanjolle e të panjohura për publikun spanjoll. Duke mbuluar një gamë kaleidoskopike qasjesh, nga satira absurde deri te guximi formal i avangardës, ky cikël tregon se filmi ka qenë prej kohësh një shprehje e rezistencës. Këto filma ofrojnë jo vetëm pamje të përditshmërisë të jetës së grave në këtë kohë, po tregojnë edhe botën krijuese që jetonin këto kineaste, duke nënvizuar guximin dhe talentin e artisteve të cilat u përpoqën t’i jetësonin vizionet e tyre përpara pengesave të panumërta, të dukshme dhe të padukshme.

Filmat e përzgjedhur janë të ndryshëm dhe tregojnë dhe riimagjinojnë histori personale dhe kolektive. Qoftë duke thirrur të kaluarën apo duke spekuluar për të ardhmen, të gjitha ato janë një zgjatim i botës dhe vizioni i krijuesit. Ky cikël ofron një plejadë të filmave që portretizojnë gjatë gjithë kohës jetën në vendet, rajonet, periudhat kohore dhe klasat, por është e rëndësishme të theksohet se, edhe pse veprat në këtë cikël janë të pasura dhe zbuluese, ato nuk mbulojnë më shumë se një pjesë të tregimeve të kësaj periudhe. Si pasojë, ai nuk pretendon të flasë për tërësinë të përvojave të grave gjatë këtyre viteve. Rrëfimet individuale të fitores, humbjes, triumfit dhe tmerrit të dëgjuara në tavolina, në shtëpi, në rradhët e tregut, gjithashtu meritojnë të tregohen, dhe ruajtja e këtyre artefakteve të historisë sonë të përbashkët është thelbësore për riprogramimin e hierarkisë të imazheve, të cilat tradicionalisht braktisin perspektivat e shtypura. Historitë që kanë mbijetuar janë më shumë se pëshpëritje të mbijetesës sonë të përbashkët.

 Sigurisht që, dijetarët nuk e dinin dhe parashikonin rënien e BRSS dhe fundin e pushtimit sovjetik të Evropës Lindore. Por megjithatë, pas perdes së hekurt për të gjithë bllokun lindor, askush nuk mund ta shihte më mirë se gratë që rajoni ishte në prag të kolapsit, i ndarë vërtet me kufij, por i bashkuar në betejat e tyre. Socializmi shtetëror u përpoq të siguronte që gratë të ishin të barabarta në të gjitha aspektet, por kjo ishte një gënjeshtër. Gratë qëndronin në radhë për ushqim çdo ditë, ndërsa shkonin në punë me orar të plotë, dhe shpesh ishin kujdestaret kryesore për familjet dhe komunitetet e tëra. Të njëjtat gra jetonin privatisht nevojat bazë. Edhe pse mbijetesa ishte në fakt, një luftë e vazhdueshme, kolapsi i sistemit ecte paralel me rutinën e përditshme të atyre që luftuan për të mbajtur veten. Kjo vazhdoi gjatë edhe se ishte plotësisht e turpshme. Tashmë për fat, kjo kohë ka kaluar”.

 Dhe në vijim, kur vjen radha e prezantimit të regjisores Xhanfise Keko dhe filmit të saj “Kur xhirohej një film”, specifikisht ajo shprehet se “Trajtimi i temës së pa eksploruar të divorcit, konsiderohej tabu në atë kohë në Shqipëri për shkak të pikpamjes negative që mendohej se ofronte për shoqërinë socialiste. Regjisorja Xhanfise Keko, e cila xhiroi njëmbëdhjetë filma artistikë mes viteve 70 dhe 80, në shumë raste u fokusuara në jetën dhe këndvështrimin e fëmijëve dhe ishte një nga pak kineastët e kësaj periudhe që arritën të shfaqin filmat përtej kufijve të vendit të tyre”.

Dhe kjo është e vërtetë. E mirënjohur në Shqipëri nga të gjithë si një nga përfaqësuesit më të spikatur të kinemasë shqiptare dhe padyshim më e shquara e filmit për fëmijë, Xhanfise Keko i realizoi filmat e saj në vitet 70 – 80 apo në kohën më të egër dhe më të vështirë për artin në Shqipërinë komuniste. Siç dihet, Shqipëria ishte vendi më i mbyllur në Europë dhe artistët ishin të detyruar të operonin brenda idelogjisë komuniste të kohës. Megjithatë, ajo me shumë inteligjencë gjeti mënyrën për të anashkaluar kanunet e dogmës. Duke transferuar këndin e vështrimit tek fëmijët ajo mundi jo vetëm të mbijetojë, po edhe të trajtojë me shumë finesë tema tabu për kohën dhe të patrajtuara më parë, ndërkohë që përmes universialitetit të botës së fëmijëve mundi t’u dërgojë sinjale dhe mesazhe të rriturve. Ja pse Xhanfise Keko konsiderohet një nga zbulimet e dhjetëvjeçarit të fundit të kinemasë botërore nga britaniku Mark Cousins, një emër mjaft i njohur ky si regjisor dhe kritik filmi. Në vitin 2013 ajo është pjesë e dokumentarit të tij “A story of children and film” mes 100 regjisorëve nga gjithë bota që kanë trajtuar në film temën e fëmijëve dhe ku Mark Cousins e përcakton regjisoren shqiptare si një nga autorët më interesantë. Po ashtu, në vitin 2017 në dokumentarin dedikuar autoreve gra “Ëoman make film” ai evidenton edhe një herë vlerat e regjisores shqiptare duke analizuar tre nga filmat e saj.

Ndërkohë, duhet thënë se nga viti 2013 disa nga filmat e realizuar prej regjisores Keko po jetojnë një jetë të dytë me shfaqet në USA, Kanada, Francë, Britani e Madhe, Itali, Israel, Austri, Çeki, Kroaci, Rumani, Zvicër, Gjermani, etj. Këtu do të veçonim interesin e treguar nga Instituti Britanik i Filmit ( BFI ) për prezantimin e filmit të saj më të njohur “Tomka dhe shokët e tij” në ambientet e këtij instituti si dhe shfaqjen e tij më pas në mbi 20 qytete të UK gjatë vitit 2014, apo kanali televiziv amerikan TCM ( Turner Classic Movies ) i cili në 20 tetor 2020 pas shpalljes së regjisores Xhanfise Keko “regjisorja e javës” dhe prezantimit të saj nga regjisorja e mirënjohur amerikane dhe fituese çmimit Oscar, Kimberly Peirce, shfaqi për shikuesit filmin “Tomka dhe shokët e tij”.

                                                                             

Me mjaft interes janë pritur nga shikuesit dhe mendimi kritik po ashtu edhe tribjutet e organizuara për regjisoren Xhanfise Keko nga Cinemateka e Kopenhagës ( Danimarkë ) – 2018, Muzeu i filmit në Vjenë ( Austri ) – 2019 dhe festivali Aliçe Nella Çita në Romë ( Itali ) – 2021 ku janë shfaqur disa nga filmat e autores.

Dhe duke qenë në ditët e fundit të vitit 2022, natyrshëm lind pyetja, po viti 2023 çfarë do të ofrojë për regjisoren shqiptare? Nje perzgjedhje e veprave te Xhanfise Kekos eshte programuar si pjese e nje tributi organizuar nga Kinoteka e Beogradit shoqëruar nga dokumentari “Koha e Pelikulës” i regjisorit Mevlan Shanaj, dedikuar aktivitetit dhe personalitetit artistik të regjisores.

 

***

AJO MBETET NJE EMER I NDERUAR DHE I RESPEKTUAR

Nga Genc Përmeti

(në 15 vjetorin e ndarjes nga jeta të regjisores Xhanfise Keko)

                                                                               

Sot, më 22 dhjetor 2022 mbushen pesëmbëdhjetë vjet nga dita kur regjisorja Xhanfise Keko (Artiste e Popullit dhe Nderi i Kombit) u nda nga jeta.

E njohur si një ndër gjashtë krijuesit e parë që u specializuan në ish Bashkim Sovjetik, Xhanfise Keko e nisi punën ditën e inaugurimit të Kinostudios “Shqipëria e Re” më 10 korrik 1952 si montazhiere. Për njëzetë vjet ajo kontribuoi në këtë fushë duke montuar dhjetra kinoditarë, kinoreportazhe, filma dokumentarë e filma artistikë dhe me eksperiencën e saj përgatiti kuadrot e para në këtë fushë. Po në këtë periudhë, fillimisht në krah të regjisorit Endri Keko e më pas në mënyrë të pavarur, realizoi si regjisore edhe mjaft filma dokumentarë ku shquajnë për këndvështrimin dhe vërtetësinë veçanërisht ata me temën e fëmijëve “Tingujt dhe fëmijët”, “A, B, C… Zh” dhe “Para çfaqes”.

Ishte pritja shumë e ngrohtë e këtyre filmave nga publiku, ajo që vendosi përfundimisht rrugën në të cilën do të ecte regjisorja Xhanfise Keko. Nga viti 1972 deri në vitin 1984, ajo do të realizonte njëmbëdhjetë filma artistikë, të gjithë kushtuar botës së fëmijëve. Njëri më i bukur se tjetri. Kujtojmë këtu filmat për fëmijë “Kryengritje në pallat”, “Mimoza llastica”, “Qyteti më i ri në botë”, “Tingujt e luftës”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Pas gjurmëve”, “Partizani i vogël Velo” e “Një vonesë e vogël” si dhe ata për fëmijë e të rritur “Beni ecën vetë”, “Kur xhirohej një film” e “Taulanti kërkon një motër”. Të gjithë të mirëpritur nga publiku shqiptar. Por, edhe ai i huaj në aktivitete ndërkombëtare e të vlerësuar me çmime speciale në festivale ndërkombëtare si “Beni ecën vetë”, “Pas gjurmëve” e “Kur xhirohej një film”.

Në fund të këtij rrugëtimi të gjatë e të bukur artistik, regjisorja Xhanfise Keko do të largohej nga krijimtaria e qetë dhe kryelartë pasi e përmbushi misionin e saj në jetë ndaj fëmijëve të Shqipërisë. Njëkohësisht, e nderuar dhe e vlerësuar nga shteti me titujt më të lartë për kontributin e saj në kinematografinë shqiptare.

Nga ajo ditë, ajo jetoi shumë vite, mbi të gjitha, me kënaqësinë e nderimit, vlerësimit dhe falenderimit nga fëmijët e dikurshëm tashmë të rritur e fëmijët e tyre të cilët, ende dhe sot vazhdojnë t’i shohin me kënaqësi filmat e realizuar më shumë se dyzet vjet më parë nga regjisorja më e famshme e filmit shqiptar për fëmijë dhe një nga personalitetet më të shquara të kinematografisë shqiptare. Me ikjen e viteve dhe në pamundësi për shkak të moshës që të krijonte përsëri me të njejtin pasion e dashuri si dikur, për ta e fëmijët e tyre, Xhanfise Keko gjeti një mënyrë të re komunikimi. Ajo vendosi dhe hodhi në letër deri ditën e fundit, gjithë jetën e saj personale, familjare e artistike në një libër autobiografik të titulluar “Ditët e jetës sime…”. Kush më mirë e më bukur se ajo mund t’a bënte këtë gjë?!…

Dhe, Xhanfise Keko vazhdon të komunikojë me ne dhe fëmijët tanë, edhe sot, pesëmbëdhjetë vjet pas ndarjes nga jeta. Me filmat e saj që vazhdojnë të jenë ndër më të shfaqurit e më të pëlqyerit në ekranet e televizioneve shqiptare. Me prezantimet e shumta nëpër botë, nga Britania e Madhe në Francë, Itali, Austri, Gjermani, Danimarkë e Spanjë, nga Israeli në Brazil e Amerikë, ku befasia e fillimit ja ka lënë prej vitesh vendin vlerësimeve, analizave e studimeve që i bëjnë nder jo vetëm asaj si krijuese, por dhe kinematografisë shqiptare. Apo së fundi në Spanjë ku, si për një koinçidencë krejt të rastësishme në prag të 15 vjetorit të ndarjes së saj nga jeta, mbrëmjen e 16 dhjetorit u shfaq për herë të dytë brenda një muaji në Madrid një nga filmat e saj më të suksesshëm “Kur xhirohej një film”.

Me çmimet e karrierës të dhëna në festivale të ndryshme filmi në Shqipëri. Me titullin “Qytetare Nderi” që e kanë nderuar Gjirokastra ku lindi e u rrit dhe Berati ku realizoi një nga filmat më të suksesshëm. Me Çmimin e Nderit “Xhanfise Keko” që Giffoni Film Festival Albania ka nderuar krijuesit e filmit shqiptar në vite. Me emrin “Xhanfise Keko” që mban një nga rrugët kryesore në Tiranë ku çdo ditë mijra kalimtarë, në një kuptim, duke përshëndetur njeri tjetrin, përshëndeten edhe me të.

Personalisht, si drejtues i shtëpisë filmike SKA-NDAL që gëzon të drejtat e regjisores jashtë territorit të Shqipërisë prej më shumë se 10 vitesh, ndihem mirë. Dhe për këtë merita i takon në radhë të parë regjisores Xhanfise Keko e cila me krijimtarinë e larmishme dhe individualitetin artistik, në një kuptim, ma ka lehtësuar punën pasi ajo i hap vetë dyert e sinematekave apo festivaleve në Europë e më gjerë. Sa më sipër, mua më mbetet më shumë se ta prezantoj, të marr pjesë në këto evente në pamundësi të regjisores.

Dhe për ta mbyllur, unë jam i sigurt se regjisorja Xhanfise Keko ashtu si në Shqipëri, do të vazhdojë të zgjojë interes edhe në botë pasi filmat e saj janë të veçantë e të sinqertë. Mbi të gjitha të dashur sepse çdo kush nga ne shikon në to një pjesë të fëmijërisë së tij apo të saj.

 

 

 

 

Next Post

Gara politike Berisha-Alibeaj, përtej vulës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

March 16, 2026
Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

March 16, 2026
Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

March 16, 2026
Lutje Mbesës Ani Ypi

Lutje Mbesës Ani Ypi

March 16, 2026
Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik

March 16, 2026
Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

March 16, 2026
PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

March 16, 2026
Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

March 16, 2026
Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In