• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gratë i futen kanabisit në Vlorë/ Policia i kap në flagrancë dhe u vë prangat. Dy të tjera arrestohen në Fier

by Java News
13/10/2020 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

5 të arrestuar në Vlorë për mbjellje droge. Mes tyre 4 janë gra të cilat janë kapur në flagrancë duke mbjellur drogë në një zonë në pyll.

Të arrestuarit janë personat me iniciale A. B., 59 vjeç, R. B., 58 vjeçe, F. R., 57 vjeçe, A. M., 55 vjeçe, banues në fshatin Llakatund dhe E. Y., 39 vjeçe, banuese në fshatin Akerni.

Arrestimi i tyre siç njofton policia u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivonin bimë narkotike cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar të fshatit Vllahinë, Vlorë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar përreth territorit ku u konstatuan bimët narkotike, policia ka gjetur dhe sekuestruar dhe një sasi prej rreth 5 kilogramë cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Pas Vlorës ku u arrestuan 4 gra më në moshë, 2 më të reja janë arrestuar në Fier, ku është zbuluar një punishte e përpunimit.

Policia e Fierit deklaron zyrtarisht se në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Fier, pas informacioneve të marra në rrugë policore dhe një hetimi disajavor, kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor antidrogë të koduar “Hamili”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. (D). B., 57 vjeç, banues në Hamil, Fier (organizatori i kësaj veprimtarie kriminale).

S. K., 38 vjeç, E. K., 33 vjeçe, E. K., 31 vjeçe, banuese në Ndermenas, Fier.

Gjithashtu u procedua penalisht dhe një shtetase tjetër.

g.kosovari

Next Post
Mjeti del nga rruga dhe përfundon nën ujë në Librazhd/ Thyejnë xhamin, shpëtojnë mrekullisht vjehrri dhe nusja

Mjeti del nga rruga dhe përfundon nën ujë në Librazhd/ Thyejnë xhamin, shpëtojnë mrekullisht vjehrri dhe nusja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com