• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Granoff: Ne nuk zotërojmë Butrintin, menaxhimi do të bëhet nga qeveria shqiptare

by A R
25/10/2022 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, ka zhvilluar një intervistë për “Opinion” në Tv Klan. Ai ka folur për gazetarin Blendi Fevziu për disa projekte të ndryshme të Fondacionit në Shqipëri, ndër to edhe për projektin e Butrintit për të cilin ka pasur shumë diskutime.

Blendi Fevziu: Ju i nisët këto kompani. Një prej diskutimeve në fund gushti, fillim shtatori ka qenë pjesëmarrja juaj në projektin e menaxhimit të Butrintit. Pse doni të merrni pjesë në projektin e Butrintit dhe cila është filozofia juaj për këto punë?

Michael Granoff: Është e rëndësishme të bëjmë dallimin midis punës së Fondit, i cili përpiqej të investonte në kompani fitimprurëse dhe çfarë bëmë me fitimet. 100% e fitimeve të Fondit shkuan te ky Fondacion. E gjithë puna e Fondacionit është të jap parë. Vetëm me këtë merremi. Me filantropi dhe filantropi të qëndrueshme. Një prej katër fushave të punës të fondacionit është trashëgimia kulturore.

Blendi Fevziu: Çka është shumë e rëndësishme për Shqipërinë…

Michael Granoff: Sigurisht. Butrinti është një objekteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. Që prej fillesave në identifikuam Butrintin, mësuam për të nga miqësia ime me Lord Rothschild-in, se kishte një mundësi që ne të ndihmonin në ruajtjen e Butrintit në një mënyrë shumë transparente. Ajo që në bëmë, është se u përpoqëm të krijonim një plan menaxhimi për Butrintin, i cili kërkohet sipas rregullave të UNESCO-s, ishim të përgatitur të jepnim…

Blendi Fevziu: Keni diskutuar me UNESCO-n?

Michael Granoff: Absolutisht!

Blendi Fevziu: Përpara…

Michael Granoff: E diskutuam me ta që prej fillimit. Ne do të kontribuonim me 6 milion dollarë për tu përpjekur të zhvillojmë Butrintin, por donim të siguroheshim që ato para do të shpenzohen në mënyrën e duhur. Lërmëni t’iu jap një shembull. Përpara disa vitesh, ne instaluam makineri elektronike biletash në Butrint. Kjo është diçka që ju besoj se e dini. Brenda vitit të ardhurat e Butrintit u dyfishuan ose u trefishuan.

Blendi Fevziu: Kjo ndodh sepse më parë njerëzit i vinin paratë në xhepat e tyre…

Michael Granoff: Pikërisht. Ju mendoni që vizitorët e Butrintit u dyfishuan apo u trefishuan? Sigurisht që jo. Ajo çfarë ndodhi është se duke krijuar transparencën me këto makineri biletash, këto para në vend që të shkonin diku tjetër në një mënyrë korruptive, u përdorën për përfitimet e Butrintit. Ky është ndoshta shembulli më i mirë i asaj që ne duam të arrijmë.

Blendi Fevziu: Ju do i kaloni direkt parat menaxhimit të Butrintit apo kjo do të bëhet nëpërmjet Bordit?

Michael Granoff: Ne nuk do të menaxhojmë Butrintin. Lë të jemi të qartë. Ne nuk zotërojmë Butrintin, nuk menaxhojmë Butrintin, nuk e marrim me qira Butrintin. Butrinti është një aset kulturor i shtetit shqiptar. Menaxhimi i Butrintit në fund të ditës do të bëhet nga qeveria shqiptare.

Blendi Fevziu: Ka pasur disa debate për këtë projekt. E para, nëse brenda Butrintit do të ngrihen ndërtesa si hotele apo gjëra të tjera të ngjashme dhe këto njerëzit janë shumë të ndjeshëm dhe e dyta është prania në Bord e Richard Hodges, i cili ka shkaktuar shumë debate por gjithmonë lidhur me çështje historike.

Michael Granoff: Atëherë, unë mund t’iu them se te parku, te pjesa e Butrintit që ne kontrollojmë, këtu mund të shikoni një fotografi, në mënyrë kategorike nuk do të ketë zhvillime tregtare. E vetmja gjë që do të ndërtojmë te Butrinti është qendra e vizitorëve nga do kalojnë turistët dhe do të zhvillojmë në konkurs arkitekturor për atë godinë. Kjo fotografia juaj tregon diçka shumë interesante. E shikoni atë kullën në mes?

Blendi Fevziu: Po.

Michael Granoff: Ajo quhet kulla venedikase dhe u ndërtua nga venedikasit me shumë gjasa në shekullin e 15-të. Ne patëm dikë, një politikan nga ky vend i cili na akuzoi, më akuzoi mua, se jemi duke ndërtuar një kullë të re në Butrint, ndërkohë ajo është kulla venedikase.

Blendi Fevziu: Për këtë kullën këtu?

Michael Granoff: Po. Thanë kjo kulla do të shërbejë si hotel.

Blendi Fevziu: Unë nuk jam duke folur për akuzat po për debatet e vërteta, pasi ka plot njerëz të cilët kanë frikë nga investimet e reja në Butrint dhe kjo është e drejtë.

Michael Granoff: Ajo që unë jam duke ju thënë është që nuk do të ketë zhvillime tregtare të tilla, dhe se njerëzit flasin pa bërë detyrat e shtëpisë. Njerëzit flasin në mënyrë të papërgjegjshme. Njerëzit që shikojnë atë kullë dhe mendojnë se ka për të qenë një vendpushim, nuk janë duke i shërbyer shqiptarëve, nuk i shërbejnë projektit dhe ky është një projekt vërtetë shumë i rëndësishëm.

Blendi Fevziu: Po e përsëris edhe një herë, ju keni diskutuar çdo gjë me UNESCO-n e cila është duke mbrojtur Butrintin.

Michael Granoff: Në mënyrë që një vend të shpallet si vend i trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, ai duhet të përmbushë disa kritere. Butrinti është një vend i trashëgimisë kulturore të UNESCO-s dhe ne kemi përmbushur kriteret. Në fakt, UNESCO e ka shqyrtuar planin tonë të menaxhimit. Kemi bërë disa gjëra, një prej të cilave është sjellja e modeleve të reja, modeleve të reja të menaxhimit.

Blendi Fevziu: Çfarë ka për të ndryshuar te Butrinti me menaxhimin tuaj?

Michael Granoff: Butrinti do të jetë i hapur për më shumë njerëz, do të jetë më transparent, do jetë më pak i korruptuar, thesaret e Butrintit do të mbrohen më mirë, më shumë njerëz do të kenë mundësinë ta vizitojnë në mënyrë të sigurt, do të jetë një gur i çmuar më i zhvilluar.

Blendi Fevziu: Për të qenë të qartë, ne jemi duke folur për ndërtesa të mëdha, jo për një vend ku do të ofrohen shërbime. Në Butrinti ti e kishe të pamundur të blije një shishe ujë edhe pse kishe ecur për dy orë nën diell. Nuk ke mundësinë të pish një kafe në gotë të vogël plastike. Kemi nevojë për diçka të tillë. Ne nuk jemi duke folur për ndërtesa të mëdha si hotele apo ndërtesa të tjera të tilla.

Michael Granoff: Jo, nuk jemi duke folur për ndërtesa tregtare. Megjithatë, kur je duke folur për shërbime, si një qendër vizitorësh.

Blendi Fevziu: Ke nevojë për tualete dhe gjëra të tilla.

Michael Granoff: Sigurisht. Nëse shkon të vizitosh Koloseun apo vende të tjera në Greqi, keni nevojë për gjërat bazë. Keni të drejtë. Ke nevojë për tualete, ambiente sanitare, ujë, etj. Nëse ne duam që njerëzit të vijnë të vizitojnë Butrintin, ajo çka ne duam, atëherë duhet të ofrojmë shërbime bazë kur të vijnë. Sigurisht. Megjithatë, kjo nuk është njësoj si zhvillimi tregtar. Këto janë gjëra shumë të ndryshme.

/a.r

Next Post
Shpërthime të pazakonta nënujore në Finlandë pranë “Nord Stream”

Shpërthime të pazakonta nënujore në Finlandë pranë “Nord Stream”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Do Italinë në vend të Iranit në Botëror! Kush është Paolo Zampolli që po lobon tek Infantino dhe Trump

Do Italinë në vend të Iranit në Botëror! Kush është Paolo Zampolli që po lobon tek Infantino dhe Trump

April 23, 2026
Interpelanca/ Zhupa: 2 mijë mësuesve u kërkojnë të japin provim pas 15 vitesh karrierë; Kumbaro: S’preket pozicioni i punës!

Interpelanca/ Zhupa: 2 mijë mësuesve u kërkojnë të japin provim pas 15 vitesh karrierë; Kumbaro: S’preket pozicioni i punës!

April 23, 2026
Vdekja e Rexhep Qoses, Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës mbajnë nga një minutë heshtje

Vdekja e Rexhep Qoses, Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës mbajnë nga një minutë heshtje

April 23, 2026
“Lamtumirë shqiptar i mirë!” Rama shpreh ngushëllimet për Rexhep Qosen

“Lamtumirë shqiptar i mirë!” Rama shpreh ngushëllimet për Rexhep Qosen

April 23, 2026
Deklarata e Ramës për çështjen e detit, media greke: Burimet diplomatike raportojnë për probleme teknike

Deklarata e Ramës për çështjen e detit, media greke: Burimet diplomatike raportojnë për probleme teknike

April 23, 2026
Diskutime të ashpra për KAJO-n/ Balliu: S’ka transparencë. Nufi: Sukses i Shqipërisë

Diskutime të ashpra për KAJO-n/ Balliu: S’ka transparencë. Nufi: Sukses i Shqipërisë

April 23, 2026
Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha publikon deklaratën e Delphit: Zgjerimi, rol qendror në agjendën e BE-së

April 23, 2026
Bashkimi Evropian dhe korrupsioni në Kosovë

Ndahet nga jeta ‘Nderi i Kombit’ Rexhep Qosja. Familja: U varros sot! Amaneti i tij ishte…

April 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 24 Prill 2026

April 23, 2026
SPAK godet një grup të strukturuar kriminal ndërkombëtar, sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro

Në shënjestër për t’u vrarë, ish-zv drejtori i Policisë: Pse nuk referova personin që mbikëqyrja tek prokurori

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In