• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Granit Bunjaku: Ku u frymëzova për të bërë “coverin” e Eminem

by
22/08/2015 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Granit Bunjaku, thotë se nuk ka dyshuar aspak se do të jetë ai fitues i çmimit për coverin e albumit të reperit me famë botërore, Eminem.

Ai thotë se për një kohë ka ndjekur se çfarë po punojnë konkurrentët e tij, dhe se ka qenë i bindur se punimi i tij do të jetë më i miri.

“Në fakt, të gjithë thonë se e kam pritur fitoren, por mund të them me siguri të plotë se unë kam qenë i bindur se do të fitoj”, ka thënë ai, në një intervistë të shkurtër për portalin Koha.net. Megjithatë, marrja e lajmit se punimi i tij do të jetë në kopertinën e albumit të këngëtarit amerikan ka qenë i hatashëm.

“Megjithatë, mund të them se mbrëmë kam qenë paksa i shokuar me marrjen e lajmit”, ka thënë ai.

Bunjaku, në punimin e tij e ka mbushur mikrofonin me plumba, e aty shihen edhe duart e Eminemit. Në pamje të parë duket e thjeshtë, por kjo mbase u ka lënë përshtypje jurisë së garës “Creative Allies”. Për Koha.net ka treguar se si i ka ardhur kjo ide.

“Frymëzimi më ka ardhur prej teksteve të Eminemit, prej fjalëve që ai i përmend në këngët e tij dhe që ia drejton masës”, ka thënë Bunjaku.

Megjithatë, artisti kosovar veten nuk e quan “adhurues të Eminemit”.

“E dëgjoj Eminemin dhe më pëlqen, por nuk mund të them se jam një fans i flaktë i tij. E dëgjoj atë sikurse se i dëgjoj edhe plot artistë të tjerë”, ka thënë Bunjaku.

Ndërkohë, vet Eminem ka përgëzuar Granit Bunjakun për punën e tij. Përmes profileve të tij zyrtare në Facebook e Twitter, Eminem ka shkruar: “Faleminderit të gjithëve që dërguat dizajnet për konkursin tonë. Ju votuat Granitin dhe ai doli në krye. Urime shok”.

Bunjaku aktualisht po shijon suksesin me coverin e albumit për Eminem, ndërsa ka thënë se pret mundësi të reja si kjo.

20150822182824719 20150822182946548646

Next Post

Maqedoni, 2 mijë emigrantë çajnë gardhin rrethues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In