• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

”Gramshi, sulm rus ndaj NATOS”! Hetimi ndërkombëtar: Tre të arrestuarit në uzinën e armëve, ushtarë të shërbimeve sekrete ruse. Ja skenarët

by Java News
04/09/2022 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre agjentë të një shërbimi sekret të rëndësishëm partner me Shqipërinë, gjatë pesë ditëve të shkuara kanë analizuar të gjitha provat e mbledhura deri më tani, për aktivitetin e dy rusëve dhe një ukrainasi, kapur në ish-fabrikën e armëve në Gramsh.

Burime diplomatike i treguan gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu,  përfundimet paraprake të tre zyrtarëve të huaj në lidhje me këtë çështje.

Ata fillimisht kanë tentuar të takohen e flasin me dy rusët dhe një ukrainas në paraburgim, ku ata ndodhen. Top Channel mëson se Svetlana Timofeeva dhe Fedir Alpatov kanë refuzuar të takohen me tre zyrtarët e huaj.

Ndërsa studenti ukrainas i kimisë, Mikhail Zorin ka pranuar në mënyrë informale të bashkëbisedoje me ta, duke treguar të njëjtin version pohuar grupit të hetimit tre ditë pas ndalimit.

Pas analizimit të asaj që ka pohuar Mikhail Zorin dhe tërësinë e provave të siguruara deri më tani, zyrtarët e shërbimit të huaj inteligjent kanë mbërritur në përfundimin paraprak se dy rusët dhe ukrainasi, janë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete ruse që veprojnë jashtë territorit të Republikës Federale Ruse.

Duke analizuar veprimtarinë e muajve të fundit në rajon, analistët e huaj ardhur në Shqipëri, kanë shprehur mendimin se Rusia është duke përdorur skemën e “dërgimit masiv të agjentëve dhe bashkëpunëtorëve për mbledhje të informacionit masiv”.

Pjesë e kësaj skeme të gjerë vjelje informacioni janë bërë edhe Svetlana Timofeeva, Fedir Alpatov bashkë me Mikhail Zorin. Për tre agjentët e vendit partner me Shqipërinë, me shumë interes ishin komunikimet në rrjetin “Telegram” mes tre të arrestuarve dhe personave të cilët merrnin informacionet.

Frida Ghitis analiste e çështjeve të sigurisë për CNN disa ditë më parë duke analizuar incidentin e Gramshit sjell këtë detaj.

“Një vit përpara pushtimit FSB (shërbimi i jashtëm sekret rus) dërgoi 160 kuratorë që shërbyen si përgatitës të terrenit në rrëzimin e presidentit Zelenski e zëvendësuar me dikë pro Putinit. Një prej kuratorëve u shfaq si blogere dhe fotografe.”-thuhet në njoftimin e postuar nga ajo.

Të njëjtat burime diplomatike i thanë Top Channel, se ardhja e dy ekspertëve të çështjeve të spiunazhit rus dhe një profilizuesi,  lidhet me analizimin e kësaj ngjarje në një këndvështrim më të gjerë në kontekstin rajonal.

Në kushtet kur në Serbi, Malin e Zi, Bosnjë Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut prezenca dhe aktiviteti  shërbimeve sekrete ruse, është i mirë faktuar, për partnerët e Shqipërisë një vend i NATO-s, tentativa e Rusisë me dërgimin e një skuadre me detyra spiunazhi shihet me  shqetësim.

Analistja e CNN Frida Ghitis e shikon kapjen në vendin tonë të dy rusëve dhe një ukrainasi si një  përplasje NATO-Rusi.

” Operacioni inteligjent i dyshuar i Rusisë në tokën Shqiptare, një vend aleat i NATO-s, duke hedhur lëndë paralizuese nervore në fytyrat e ushtarëve, duhet të jetë shumë shqetësuese. Incidenti në përmasa të vogla, është e para përplasje mes NATO-s dhe Rusisë prej kohës kur Putini pushtoi Ukrainën 6 muaj më parë.”- thuhet në njoftim.

Frida Ghitis thekson se kemi të bëjmë me një nga ato raste kur ne mbase nuk do ta mësojnë të gjithë të vërtetën apo mbase kurrë nuk do të kemi një rezultat nga hetimet.

Analistja amerikane e mbyll shkrinin duke thënë se “pritet me interes rezultati hetimit dhe përgjigja e mundshme nga NATO”./m.j

Next Post
Pse Berisha nuk promovoi afrimin e Mziut e Hilës në partinë e tij?!

Pse Berisha nuk promovoi afrimin e Mziut e Hilës në partinë e tij?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In