Policia arreston në flagrancë tre shtetas për “Plagosje të lehtë me dashje” dhe “Shkatërrim prone kryer në bashkëpunim”.
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
- Dorian Segani, 27 vjeç, banues në Gramsh
- Edi Peci, 26 vjeç, banues në
- Bledjan Zeneli, 27 vjeç, banues në
Këta shtetas, u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin O.F, 31 vjeç, banues në fshatin Kokël Gramsh si dhe i kanë thyer xhamin e derës së mjetit të tij tip “Benz” me targa AA 450 GK.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 89, 150 dhe 25 të Kodit Penal.









