• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfehet Gramoz Ruçi, si erdhi nga Tepelena në krye të MB, 2 Prilli, Kongresi PS në ’91

by Aalison Pearse Stevens
22/04/2016 21:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Si erdhi në Tiranë  nga Tepelena drejt e në krye të Ministrisë së Brendshme në qeverinë e fundit komuniste? Sfida për të drejtuar Kongresin e famshëm të PPSH më 12 qershor 1991 dhe gjithë historinë që do të pasonte ai Kongres. Në një intervistë për një studim që ka lidhje me demokracinë e brendshme në partitë politike, Gramoz Ruçi jep detaje të parrëfyera më parë.

 

“Me thënë të drejtën në fillim hezitova për ftesën e Ramiz Alisë, por në fund mendova se këtë detyrë dikush do ta bënte, pra një shqiptar do të ishte ministër i Brendshëm në atë kohë të vështirë të vitit 1991. Kështu vendosa ta pranoj këtë detyrë. Ky fat i mirë apo i keq më ra mua”. Kështu e nis rrëfimin e jetës së tij politike, Gramoz Ruçi. Ishte fundi i vitit 1990, në atë kohë mbante postin e sekretarit të parë të Komitetit të PPSH-së në Tepelenë.

Më 11 dhjetor ishte shpallur plualizmi politik çka nënkuptonte shkrirjen e komiteteve të PPSH-së. Vendi ishte në kaos, qeveria “Çarcani” mezi po mbahej në këmbë. Udhëheqësi Ramiz Alia nuk kishte shumë zgjidhje, iu desh të pranonte rrëzimin e qeverisë pas protestave masive në të gjithë Shqipërinë. Në krye të qeverisë së re u zgjodh Fatos Nano dhe posti i dytë më i rëndësishëm në qeveri ishte ai i Ministrit të Brendshëm.

E kishte njohur më herët në aktivitete partiake të PPSH-së në rrethe, por siç thotë Gramozi nuk është se kishte ndonjë lidhje të veçantë me udhëheqësin. Por ai rezultoi të ishte i zgjedhuri i tij për të administruar një prej momenteve më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, për të ruajtur rendin dhe sigurinë në kohët e ndryshimit të madh, rrëzimin e sistemit komunist dhe vendosjen e demokracisë. Vendi ishte rrezikohej edhe nga përplasjet civile.

“Kam parasysh se lëvizjet demokratike në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë ishtin të vrullshme dhe udhëheqja nga emocionet shpesh i contë në veprime të pakontrolluara. Përballë tyre ishin nostalgjikët e Enver Hoxhës të cilët u rigjallëruan dhe krijuan lëvizjen e vullnetarëve të Enverit. Kjo lëvizje në fillesat e saj ishte e frikshme. Ata nisën të grupoheshin e organizoheshin dhe përplasja e tyre me lëvizjen demokratike të sapolidnur ishte në çdo çast e mundshme.

I ndodhur në këtë situatë, unë kisha përgjegjësinë e madhe kombëtare që në asnjë mënyrë të mos ndodhte një përplasje e tillë. Sigurisht që situata nuk mund të përballohej me mjete dhe forca të dhunshme, kështu që me aq përvojë sa kishim me mekanizmat që koha në vinte në dispozicion, u përpoqëm dhe ia dolëm të shmangim këtë përplasje”, thotë Ruçi.

Një tjetër detaj i rëndësishëm në drejtimin e Ministrisë së Brendshme ishte edhe shkrirja e Sigurimit të Shtetit dhe kalimi i të gjithë kontigjentit në polici. Ishte një vendim që sipas Ruçit e diktonin vetë ngjarjet politike të kohës.

“Në atë kohë Sigurimi i Shtetit ishte pjesë e Ministrisë së Brendshme. Sapo mora detyrën e ministrit të Brendshëm unë kërkova që të pushonte së vepruari Sigurimi i Shtetit, pasi ata vepronin nga ana politike, pra merreshin me hetimin e  aksioneve politike apo elementëve që tentonin të nxisnin veprime politike. 

Pra, Sigurimi monitoronte situatën për të hetuar nëse kishte armik të klasës. Në atë moment “armiku i klasës”, kishte dalë në rrugë dhe kërkonte pushtetin. Ata që kishin qëllime të tilla tashmë ishin legalizuar dhe po kërkonin pushtetin, dhe Sigurimi i Shtetit ishte jashtë loje. Forcat e Sigurimit të Shtetit u angazhuan në forcat e  policisë në funksion të ruajtjes së stabilitetit të vendit. Pra, Sigurimi i Shtetit pushoi së funksionuari, pasi objekti i punës së tij kishte marrë fund, opozita ishte tashmë legale”,thotë Ruçi.

Sa për inflitrimin e ish-sigurimsave nëpër partitë politike, Gramoz Ruçi thotë: “Ka vetëm hije dyshimi”.

 Kjo ishte prova e parë  për Gramoz Ruçin. Do të ishte një moment shumë i rëndësishsëm gjatë drejtimit të kësaj ministrie, ngjarja e 2 prillit. Nga kjo ngjarje u duk se Gramoz Ruçi doli i paprekur, pasi të gjitha përgjegjësitë ia shkarkoi vartësve të tij. Për më tepër kjo histori nuk u zbardh kurrë si shumë të tjera të historisë së  tranzicionit. Më 2 prill 1991, u vranë katër protestues në Shkodër. Për këtë ngjarje Gramoz Ruçi u largua nga posti i ministrit të Brendshëm bashkë me qeverinë ku bëntë pjesë dhe që drejtohej nga Fatos Nano.

Prova e dytë e Gramoz Ruçit ishte drejtimi i Kongresit të dhjetë të PPSH-së, në qershor të vitit 1991. Udhëheqësi komunist Ramiz Alia kishte bërë gati gjithë skenarin e pastrimit të PPSH-së nga byroistët dhe vazhdimësisë së kësaj partie në kushtet e reja, pluralizimit politik. Kishte një strategji të qartë. Që nga PPSH të përjashtoheshin byroistët,  të zgjidhej udhëheqja e re e drejtuar nga Fatos Nano, por nën një emër të ri, Partia Socialiste e Shqipërisë. Duhej vetëm një dorë e fortë që ta zbatonte atë me përpikmëri. Dhe ai ishte Gramoz Ruçi, labi me temperament tipik të kësaj krahine dukej më i përshtatshmi për t’i bërë ballë egërsisë së  byroistëve, në grahmat e fundit të pushtetit.

27.al

Next Post

Die Zeit: Maqedonia po kthehet makth i Europës, pushteti pazar me refugjatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In