• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gramoz Ruçi letër urimi Avdullah Hotit: Jam i bindur se qeveria e Kosovës do të përmbushë me sukses objektivat e saj

by Ardit Rada
03/06/2020 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i dërgoi sot një letër urimi Kryeministrit të ri të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, me rastin e zgjedhjes nga Kuvendi të Qeverisë së re.

Në letër Ruçi shprehet i bindur se nën lidershipin e tij dhe me përvojën  qeverisëse, Qeveria e re e Republikës së Kosovës do të përmbushë me sukses misionin dhe objektivat e saj, në shërbim të aspiratave të qytetarëve të Kosovës për zhvillimin, mirëqenien dhe integrimin euro-atlantik të Republikës.

“Me rastin e zgjedhjes Tuaj në detyrën e lartë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe miratimit nga Kuvendi të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, Ju dërgoj urimet më të ngrohta për suksese në këtë detyrë të lartë.
Jam i bindur se nën lidershipin dhe me përvojën Tuaj qeverisëse, Qeveria e re e Republikës së Kosovës do të përmbushë me sukses misionin dhe objektivat e saj, në shërbim të aspiratave të qytetarëve të Kosovës për zhvillimin, mirëqenien dhe integrimin euro-atlantik të Republikës.
Shpreh gjithashtu besimin se Qeveria e re do të kontribuojë që Republika e Kosovës të bëhet një faktor i rëndësishëm për zhvillimin, fqinjësinë e mirë, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Kuvendi i Shqipërisë do të forcojë e zgjerojë bashkëpunimin me Kuvendin, Qeverinë dhe institucionet e Kosovës dhe do të vazhdojë të kontribojë për fuqizimin e rolit të Republikës së Kosovës në zhvillimet rajonale e më gjerë.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në letrën e urimit drejtuar Kryeministrit të ri të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti

Next Post
VIDEO/ Protestat e dhunshme në SHBA, pronarët e dyqaneve marrin armët për të mbrojtur pronat e tyre

VIDEO/ Protestat e dhunshme në SHBA, pronarët e dyqaneve marrin armët për të mbrojtur pronat e tyre

Comments 1

  1. shkurt2014 says:
    6 years ago

    Te gjitha ata qe jane komunist spiun e ndytsira,si,taci,isa e patrioti urojne e gezojne njeri tjetrin per poshtersite qe beri taci me banditet ortake te tijte.Edhe kta ndytsirat tone ktu ne shqipri te tille jane si banditet e Kosoves,vjedhin,plackisin e vrasin.Harrojne se nji dite ata te Kosoves,dhe kta hajdutet e vrasesit ktu ne SHqipri do ndeshkohen nga gjyktsi me I mire qe eshte populli.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

March 13, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

March 13, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
Dy shtëpi në fshatin e Petros

Dy shtëpi në fshatin e Petros

March 13, 2026
‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

March 13, 2026
Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

March 13, 2026

Porto Romano vs Porti i Pireut

March 13, 2026
Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In