• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gramoz Ruçi, katër porosi të fshehta për socialistët në Asamble

by Aalison Pearse Stevens
02/10/2016 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përpara 174 anëtarëve të Asamblesë së PS-së, dy ishin protagonistët e vetëm të mbledhjes: Edi Rama dhe Gramoz Ruçi. Ndryshe nga herët e tjera që i gjithë sekretariati ulej në podium bashkë me kryetarin, në këtë mbledhje Edi Rama kishte marrë përkrah vetes vetëm Gramoz Ruçin: triumfatorin e kohës dhe bërrylave të pushtetit brenda partisë. Ky ishte mesazhi i parë për të gjithë sekretarët, duke i ulur të gjitha bashkë me sallën, duke shmangur kështu me delikatesë vendosjen në podium të Koço Kokëdhimës. Në sallë ra në sy prania e vetmuar e këtij të fundit, që thuajse askush nuk i kushtoi vëmendje, veç ndonjë përshëndetjeje mirësjelljeje. Në sallë, mungoi siç pritej Ben Blushi, i cili një ditë më parë kishte deklaruar ndarjen nga PS, por edhe dy përkrahëset kryesore të tij brenda grupit parlamentar, si Mimoza Hafizi dhe Arta Dade. Pas fjalës së Edi Ramës që zuri kohën kryesore të takimit, vijoi mbledhja me dyer të mbyllura. Shqiptarja.com ka siguruar bisedën e plotë në vijim të mbledhjes, ku i vetmi që ka folë ka qenë Gramoz Ruçi. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka kaluar menjëherë në votim të gjitha vendimet, të cilat janë miratuar në unanimitet, dhe më pas u ka dhënë të deleguarve 4 porosi për riorganizimin e partisë dhe përgatitjen elektorale.

Fjala e plotë e Ruçit në mbledhjen e mbyllur

Gramoz Ruçi: Duke filluar nga kjo mbledhje e Asamblesë, nën udhëzimet e Kryesisë së Partisë, do të bëhen zgjedhjet e sekretarëve organizativë. Do të bëhet shumë kujdes që të mos ketë bashki që të ngelet pa sekretar për organizimin dhe administrimin e partisë. Bazuar në numrin e ZAZ që ka bashkia, do të caktohet dhe numri i sekretarëve që do të ketë bashkia. Në numrin e sekretarëve që do të ketë PS në bashki, do të mbahen parasysh veçanërisht: përbërja intelektuale, shoqërore dhe qytetare. Ajo që duhet të them, është se zgjedhja e sekretarëve duhet parapërgatitur së bashku me delegatët e bashkisë që janë pjesë e kësaj asambleje, deputetët, të deleguarit e kryesisë e po keni nevojë edhe tek ne më lart. Ky është problemi i parë.

Problemi i dytë, kryetarët e 61 degëve, nga e hëna do të jenë në detyrë funksionale me rrogë nga partia dhe do të ndjekin të gjithë problematikat që ka partia. Sigurisht do jenë të ndarë në disa kategori shpërblimi i tyre. Kategoria e parë është Tirana që është një territor shumë i madh. Kategoria tjetër do të jenë disa bashki që kanë deri në dy ZAZ dhe kategoria tjetër bashkitë me një ZAZ.

Problemi i tretë që kam, është se brenda këtij muaji do të përcaktohet koordinatorët elektoralë. Do të kemi koordinator elektoral për çdo bashki, pastaj koordinator për çdo ZAZ (zonë e administrimit zgjedhor) atje ku bashkia ka më shumë se një ZAZ, koordinator elektoral për çdo njësi administrative, dhe koordinator elektoral për çdo qendër votimi. Thashë që caktimi i sekretarëve është shumë i rëndësishëm, por kjo është akoma edhe më e rëndësishme. I gjithë ky proces që do të kryet nga anëtarët e asamblesë, deputetët dhe të deleguarit e kryesisë, do të udhëhiqet nga Sekretarja e Koordinimit Elektoral.

Problemi tjetër është problemi i dokumentacionit në parti. Një pjesë është duke punuar, një pjesë e ka përfunduar dokumenti i anëtarësisë së partisë, i cili duhet t’i vendoset në dispozicion të kryetarit të partisë. Kjo do të shërbejë në radhë të parë për të plotësuar regjistrin elektronik të procesit. Me pak fjalë, për t’i dhënë fund çdo lloj efektiviteti në parti. Kjo, edhe për të vazhduar aksionin për pranimet e reja në parti. Po ashtu, për të miratuar dhe grumbulluar kuotizacionin e anëtarësisë, sipas kësaj tabele që miratuam. Të gjithë kryetarët e degëve të rrinë, të tjerëve faleminderit.

Takimi me kryetarët

Pas mbledhjes së parë të asamblesë, Rama dhe Ruçi kanë shfrytëzuar mundësinë që të zhvillojnë një takim edhe me kryetarët e 60 bashkive të vendit, përjashtuar Tiranën që ende nuk ka një kryetar të ri që të zëvendësojë Tahirin. Në mbledhjen e shkurtër, Rama dhe Ruçi kanë përforcuar 4 porositë e dhëna më lart, ku kanë dhënë sugjerime për shtimin e anëtarësisë, evidentimin e problemeve sipas zonave dhe dokumentimin e të dhënave të çdo dege të partisë. Por një element tjetër i kësaj mbledhjeje asambleje, ishte dhe prania e 8 finalistëve të garës për FRESSH, të cilët zhvilluan takime sporadike në kërkim të mbështetjes për garën që do të zhvillohet në 22 tetor me votimin sipas parimit “Një anëtar-një votë”.

Për Blushin

Ashtu siç pritej, Blushi nuk mori pjesë në punimet e kësaj asambleje. Në mbyllje, Edi Rama ka bërë një koment të shkurtër në interes të gazetarëve. I pyetur nëse e vuri re mungesën e deputetit Ben Blushi, ai tha: “Nuk e di. S’e vura re, ishte a s’ishte”. Kurse deputeti Taulant Balla tha: “Komenti im është i thjeshtë, ka njerëz që çohen vonë dhe nuk kanë kohë që të lexojnë ligjet apo vendimet e Asamblesë. Asambleja Kombëtare e PS ka mbi 170 anëtarë”. Një ditë para mbledhjes së Asamblesë, Ben Blushi deklaroi ‘divorcin’ nga Partia Socialiste.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Elbasan, nëntë të shoqëruar në lidhje me vrasjen e 37-vjeçarit

Elbasan, nëntë të shoqëruar në lidhje me vrasjen e 37-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhbllokohen mbi 90 mijë leje qëndrimi të pezulluara/ Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin

Zhbllokohen mbi 90 mijë leje qëndrimi të pezulluara/ Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin

January 18, 2026
“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

January 18, 2026
“Fola me Trump dhe ia thashë hapur”, Meloni: Tarifat tregtare për trupat evropiane në Groenlandë janë të gabuara

“Fola me Trump dhe ia thashë hapur”, Meloni: Tarifat tregtare për trupat evropiane në Groenlandë janë të gabuara

January 18, 2026
Petro Koçi: Balli Kombëtar të kërkoj falje për deklaratat kundër LANÇ

Nëse Shqipëria do konsiderohej narkoshtet, Trump nuk do ftonte Ramën në Bordin e Paqes për Gazën

January 18, 2026
“Erdha tek Reali për të luajtur me …”, Kilian Mbape shuan zërat përsa i përket marrëdhënies me Vinicius Jr.

“Erdha tek Reali për të luajtur me …”, Kilian Mbape shuan zërat përsa i përket marrëdhënies me Vinicius Jr.

January 18, 2026
BILD zbardh prapaskenat/ Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania tërheq ushtrinë nga Groenlanda

BILD zbardh prapaskenat/ Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania tërheq ushtrinë nga Groenlanda

January 18, 2026
Një plagë që ende kullon gjak

7 shpjegime mbi trendet e politikës globale (dhe efektet lokale)

January 18, 2026
Mban sot takimin në Lezhë, Salianji fton demokratët t’i bashkohen masivisht: Shihemi sonte

Mban sot takimin në Lezhë, Salianji fton demokratët t’i bashkohen masivisht: Shihemi sonte

January 18, 2026
PD prezanton paketën 4 mld euro 2026–2040, Teliti: Alternativa jonë për të mbajtur familjen dhe të rinjtë në Shqipëri

PD prezanton paketën 4 mld euro 2026–2040, Teliti: Alternativa jonë për të mbajtur familjen dhe të rinjtë në Shqipëri

January 18, 2026
Ftesa e Trump në Bordin e Paqes/ Tritan Shehu: Spekulimet e Ramës për personalizime apo “super role”, larg realitetit

Ftesa e Trump në Bordin e Paqes/ Tritan Shehu: Spekulimet e Ramës për personalizime apo “super role”, larg realitetit

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In