• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Grafite me emrin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç në Bujanoc, Hasani: Provokim ndaj shqiptarëve

by E S
06/09/2025 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të shtunë, në qendrën e qytetit të Bujanocit, pjesë e rajonit shqipfolës të luginës së Preshevës janë shfaqur të shkruara grafite në alfabetin cirilik (4 C lexohen shkronja S) së bashku me kryqin dhe me emrin e kriminelit të luftës të dënuar për gjenocid në Srebrenicë të Bosnjës e Hercegovinës, Ratko Mlladiç.

Lidhur me këtë rast, profesori Refik Hasani, Koordinator i Kuvendit Kombëtar Shqiptar për Kosovën Lindore (Bujanoc), shkruan se nuk është një sporadik, por se ndodh në vazhdimësi.

“Vitin e kaluar ishte thyer në qendrën e Bujanocit billboard-i i Komandantit të UÇPMB-ës, Ridvan QAZIMI-LLESHI dhe vetëm këto dy vitet e fundit janë në shtim e sipër, pasi janë shfaqur edhe me mbishkrimin ‘Vdekje shqiptarëve’”, shkruan ai.

Po ashtu sipas Hasanit, në Shtëpinë e Shëndetit në qendër të Bujanocit, edhe në Preshevë dhe Medvegjë, “fare nuk janë ndalur së shkruari, grafite, pankarta me mbishkrime ku shprehet gjuha e urrejtjes, provokim, frikësim dhe jepen mesazhe kërcënimi ndaj shqiptarëve”.

“Përmes grafiteve në Bujanoc me emrin e Ratko Mlladiç paraqitet urrejtje, provokim, dhe kërcënim. Është për të mbjellur frikë, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim, pastrim etnik e diskriminim. I bëjmë thirrje instancave më të larta të BE-së, dhe mekanizmave të OKB-ës, që të shtojnë prezencën, monitorimin dhe angazhimin, pasi shfaqja e grafiteve sot në qendrën e Bujanocit, është dëshmi se përveç pasivizimit, përmes pastrimit etnik, kemi edhe diskriminim në gjithë segmentet e jetës, dhe kjo krahinë shqiptare është rajoni më i pa zhvilluar në gjithë Evropën”, nënvizon Hasani.

Po ashtu ai i bën thirrje Tiranës dhe Prishtinës zyrtare të reagojnë zyrtarisht duke dënuar këto akte.

Next Post
Betejat epike të shtatorit që digjen në fund me benzinë!

Betejat epike të shtatorit që digjen në fund me benzinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In