• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

GRAFIKU/ Nuk ka të ndalur rënia e euros, ja sa u këmbye sot

by Java News
25/10/2018 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monedha e përbashkët ka hyrë në një trajektore rënëse që nuk ka të ndalur, duke përsëritur situatën e krijuar në muajin maj të këtij viti, kur ajo zbriti deri në 124.17 lekë, niveli më i ulët në 10 vjet, duke detyruar Bankën e Shqipërisë të fillojë një seri ndërhyrjesh të jashtëzakonshme në treg.

Por, ndërsa këto ndërhyrje, përmes së cilave Banka tërhoqi nga tregu më shumë se 100 milionë euro kanë arritur të mbajnë euron në nivelin e 125-126 lekëve për rreth 4 muaj, këtë javë monedha e përbashkët zbriti nën 125 lekë për herë të parë që nga qershori.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.64 lekë, 0.15 lekë më pak se një ditë më parë, teksa po i afrohet me shpejtës nivelit më të ulët të 10 viteve. Që nga fillimi i muajt tetor monedha e përbashkët ka rënë me 1.6 lekë.

Euro është “ndihmuar” dhe nga rënia e tij në bursat ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët ka zbritur në 1.14 dollarë, nga 1.16 që ishte dy javë më parë, ndonëse ditën e sotme euro ka rikuperuar lehtë.

Aktorët e tregut pohojnë se kjo rënie e euros është e pazakontë dhe lidhet me faktorët e kërkesës dhe ofertës. Për momentin, shpjeguan ekspertët bankarë, ka një bllokim tregu, sepse nuk ka kërkesë për euro, ndërkohë që oferta për të është e lartë. Nga ana tjetër edhe qarkullimi i monedhës vendase ëhstë i dobët.

Ata e shpjegojnë këtë lëvizje dhe me hedhje në treg të valutës nga bankat, të cilat mund të kenë shitur euro për llogari të klientëve të mëdhenj.

Edhe zgjatja e sezonit turistik ka ndikuar në prurjet e valutës në vjeshtë, por efekti i këtyre prurjeve nuk konsiderohet i rëndësishëm.

Prej të paktën dy vitesh, tregu shqiptar është përballur me një ofertë të pazakontë në euro, përtej të hyrave nga burime formale, duke bërë që monedha vendase të forcohet me shpejtësi, nga rreth 139-14 lekë që ajo u këmbye e stabilizuar në periudhën 2010-2016, në 125 lekë aktualisht. /ma.me

Monitor

Next Post
Çmimi i madh i fituar nga ‘Delegacioni’ ‘mrekulli’ e shumëfishtë për kinematografinë

Çmimi i madh i fituar nga ‘Delegacioni’ ‘mrekulli’ e shumëfishtë për kinematografinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Decentralizimi i qeverisjes, Agjencia e Ujërave largohet nga Kryeministria, i kalon Ministrisë së Mjedisit

Decentralizimi i qeverisjes, Agjencia e Ujërave largohet nga Kryeministria, i kalon Ministrisë së Mjedisit

March 9, 2026
Franca dërgoi një duzinë anijesh luftarake në Mesdhe! Do synohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit?

Franca dërgoi një duzinë anijesh luftarake në Mesdhe! Do synohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit?

March 9, 2026
Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve

Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve

March 9, 2026
Nxehet situata! Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

Nxehet situata! Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

March 9, 2026
Trump i pakënaqur nga zgjedhja e liderit të ri të Iranit, si do të veprojë SHBA më tej?

Trump i pakënaqur nga zgjedhja e liderit të ri të Iranit, si do të veprojë SHBA më tej?

March 9, 2026
Kushtetuesja ndalon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës/ Vendos masë të përkohshme deri në fund të muajit

Kushtetuesja ndalon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës/ Vendos masë të përkohshme deri në fund të muajit

March 9, 2026
Parshikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temperaturat

March 9, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama dënon sulmin iranian në Turqi: Kjo që po ndodh është alarmuese

March 9, 2026
Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

March 9, 2026
Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In