• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

GRAFIKET/ Rritje me 60% nga 2017 me Kolumbinë, ja çfarë importon Shqipëria

by Java News
25/04/2019 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa në muajt e parë të këtij viti në portin e Maltës janë kapur katër herë ngarkesa me kokainë brenda kontenierëve, që transportonin mallra nga Amerika e Jugut drejt Shqipërisë, të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se tregtia zyrtare me këto vende, sidomos me Kolumbinë, është shumëfishuar.

Shifrat e INSTAT tregojnë se në tre muajt e para të këtij viti, nga Kolumbia u importuan në Shqipëri mallra me vlerë  670 milionë lekë, me një rritje prej rreth 60% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Që nga viti 2017, është konstatuar një rritje e ndjeshme e importeve nga shteti i largët i Amerikës së Jugut, i njohur si një nga prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë. Për periudhën janar-mars, në krahasim me 2016-n, importet nga Kolumbia në Shqipëri janë rritur me 13 herë (shiko grafikun: Importet nga Kolumbia janar-mars). Për tre mujorin e parë të këtij viti, Kolumbia u rendit në partnerin e 33 tregtar të Shqipërisë, sa i përket importeve, nga partneri i 104 që ishte në vitin 2014, sipas të dhënave të INSTAT.

Fillimisht, produkti që njohu rritje të lartë nga Kolumbia ishte banania. Sipas INSTAT në tre muajt e parë të 2018-s, importet e bananeve u katërfishuan, në raport me të njëjtën periudhë të 2017-s, duke arritur në 115 milionë lekë. Kujtojmë që në shkurt 2018 u kap në Portin e Durrësit një kontenier me banane që vinte nga Kolumbia, ku ishin fshehur 613 kg kokainë, sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në vend.

Kapja e kësaj sasie, duke se “stepi” importuesit e bananeve, teksa për gjithë vitin importet e këtij produkti ishin 327 milionë lekë, me rritje 11% me bazë vjetore.

Teksa importet e bananeve u ngadalësuan (për tremujorin e parë 2019, importet e frutave-bananave ranë me 68% me bazë vjetore), një tjetër produkt gjeti rrugën drejt Shqipërisë. Sipas INSTAT, bëhet fjalë për “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre” dhe konkretisht, sipas statistikave më të detajuara të Comtrade për nëngrupin e koksit dhe qymyrit “Koks dhe gjysëm koks prej qymyrit, linjitit apo prej torfe, karbon i konvertuar“.  Ky produkt filloi të importohet për herë të parë në 2017-n dhe në tre muajt e parë të 2019-s ai arriti në 553 milionë lekë, ose 83% e importeve totale nga Kolumbia. Paletet e qymyrit janë një tjetër mjet i preferuar i trafikantëve në Europë. (Psh në 2015-n në Spanjë është kapur një prej sasive më të mëdha të drogës, 1.4 ton kokainë. Autoritet britanike kanë arritur të identifikojë një anije në brigjet e qytetit të Valencias në Spanjë, e cila transportonte drogën nga Kolumbia. Kokaina ishte e kamufluar si qymyr dhe dru.

Autoritetet malteze kanë kapur katër herë gjatë këtij viti, kontenierë që vinin nga Amerika e Jugut dhe kishin si destinacion Portin e Durrësit. Nga ngarkesa e fundit që u kap në Maltë të shtunën e kaluar, dy kontenierë përmbanin 20 pako me kokainë secili, me peshë 48 kg dhe me një vlerë tregu 5.4 milionë euro

Kokainë e hapur në maltë në 15 prill me destinacion final Shqipërinë
Po sipas Malta Today në 15 prill zyrtarët e doganës Malteze kapën 27 pako me kokainë që peshonin 91.25kg, me një vlerë tregu prej 10.3 milionë eurosh. Dy kontenierë kishin mbërritur  tranzit në Maltë nga Amerika e Jugut, me destinacion final Durrësin në Shqipëri, shkruajnë mediat e Maltës. Në 8 prill ishte kapur një ngarkesë tjetër me vlerë 2.7 milionë euro me destinacion final Shqipërinë dhe më herët në 25 mars u kapën dy kontenierë që transportonin fruta dhe ishin tranzit përmes Maltës nga Amerika e Jugut në Shqipëri.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se importet nga 5 shtetet e Amerikës së Jugut, të njohura si vende origjinuese të drogave të forta, Bolivi, Kolumbi, Ekuador, Peru, Venezuelë, u rritën me 40% në tremujorin e parë 2019, me bazë vjetore (shih grafikun: Importet nga vendet e Amerikës së Jugut (Bolivi, Kolumbi, Ekuador, Peru, Venezuelë), por ndikimin kryesor e ka dhënë Kolumbia, që ia ka kaluar dhe Ekuadorit, që ka qenë partneri më i madh nga këto vende (shih grafikun: Importet nga disa vende të Amerikës së Jugut).

Drejtori i Agjencisë së BE-së për Drogat (EMCDDA), Alexis Goosdeel, në një intervistë të fundit për “Monitor” ka pohuar se grupet shqipfolëse që kontrollojnë tregun e kokainës janë bërë një kërcënim domethënës për Europën. Duket se disa nga këto grupe që flasin shqip kanë vendosur tashmë linja direkte komunikimi me kartelet e drogës në vendet e Amerikës Latine, që janë prodhuese. “Kjo potencialisht po ndryshon dinamikën e tregut, sepse së pari, do të thotë se këto grupe kriminale shqipfolëse shkojnë dhe komunikojnë direkt në Amerikën Latine me prodhuesit. Në këtë mënyrë, ata mund të rrisin ndjeshëm normën e fitimit nga trafikimi i kokainës dhe kjo përfaqëson një mundësi të madhe korruptimi”, ka pohuar ai.

Ai shtoi se kjo është diçka e vëzhguar dhe dokumentuar jo vetëm nga EMCDDA, por edhe nga Europol dhe forcat e tjera policore. Kjo është diçka që duhet monitoruar dhe duhet të kuptohet më mirë se si funksionojnë të gjitha këto grupe të organizuara, cilat janë lidhjet e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sepse në çdo rast, tregu i tyre i synuar janë vendet e Bashkimit Europian./ Monitor

 

 

 

/a.meta

Next Post
FOTOT/ Revista amerikane “Billboard” u dedikon një artikull artisteve shqiptare

FOTOT/ Revista amerikane “Billboard” u dedikon një artikull artisteve shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca për Ballukun në GJK, SPAK: Pezullimi, i përkohshëm. Masa bllokon funksionimin e Qeverisë?!

Seanca për Ballukun në GJK, SPAK: Pezullimi, i përkohshëm. Masa bllokon funksionimin e Qeverisë?!

January 22, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Lali Eri në burg pa prova e pa gjyq, janë shkruar tre volume…”, Rama në Kuvend: SPAK, si sportel ku lihen letrat e popullit

January 22, 2026
Përplasje e fortë mes përfaqësuesve europianë dhe amerikanë! Çfarë ndodhi në darkën në Davos

Përplasje e fortë mes përfaqësuesve europianë dhe amerikanë! Çfarë ndodhi në darkën në Davos

January 22, 2026
Rama: Parku i Butrintit do të bëhet si themi ne, do të jetë pa përqindje karboni

“Do t’i dorëzohem vetë ushtrisë amerikane”, Rama ironizon opozitën: Mblidheni si qindra Romeo të dëshpëruar për një Xhulietë

January 22, 2026
Balluku/ Presidenca: Një instrument kontrolli që s’është në Kushtetutë, s’mund të marrë “jetë” nga praktikat juridike

Balluku/ Presidenca: Një instrument kontrolli që s’është në Kushtetutë, s’mund të marrë “jetë” nga praktikat juridike

January 22, 2026
“I vidhte grave unazat”, reagon vajza e Ziver Veizit: Kujtim Cakrani kaloi çdo limit, shihemi në gjykatë

“I vidhte grave unazat”, reagon vajza e Ziver Veizit: Kujtim Cakrani kaloi çdo limit, shihemi në gjykatë

January 22, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e premte 23 Janar 2026

January 22, 2026
“Rendi botëror po shpërbëhet”, Merz i bëri thirrje Europës të rinovojë besimin dhe angazhimin ndaj NATO-s

“Rendi botëror po shpërbëhet”, Merz i bëri thirrje Europës të rinovojë besimin dhe angazhimin ndaj NATO-s

January 22, 2026
Mbretëria e Bashkuar nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump, shkak pjesëmarrja e Putin

Mbretëria e Bashkuar nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump, shkak pjesëmarrja e Putin

January 22, 2026
“Pse nuk ishe në Davos për ftesën e Trump?”, Rama përgjigjet në Kuvend: Zgjodha vajzën me lejen e babait…

“Pse nuk ishe në Davos për ftesën e Trump?”, Rama përgjigjet në Kuvend: Zgjodha vajzën me lejen e babait…

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In