• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

GRAFIKET/ Greqia humb ‘pole position’, si investitori më i madh në Shqipëri

by Java News
25/12/2018 07:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej vitesh Greqia ka qenë investitori më i madh në vend, si rrjedhojë e investimeve të larta në fushën e telekomunikacioneve dhe bankave. Por, tashmë shteti fqinj helen pothuajse e ka lëshuar terrenin dhe vendin e saj po e zë Zvicra, shtet në fakt që po raportohet si origjina e gazsjellësit TAP.

Sipas statistikave të fundit të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e tretë 2018, stoku i investimeve të Greqisë (investimet nga ky shtet në vite) arriti në 1.24 miliardë euro, me një rënie prej 2.4% në raport me tremujorin e mëparshëm. Që prej tremujorit të parë 2017, ky tregues ka qëndruar pothuajse në të njëjtat nivele, duke reflektuar tërheqjen e bankave dhe stanjacionin e kompanive të telekomunikacionit, të cilat në një treg të maturuar nuk po bëjnë më investime. Në vitin 2010, katër banka me kapital grek zinin rreth 24% të aktiveve të sistemit bankar shqiptar, ndërsa sot ka mbetur vetëm një bankë, që zë rreth 5% të totalit. Të tjerat u shitën apo janë në proces shitjeje si rrjedhojë e strategjisë së bankave greke për tu tërhequr nga rajoni.

Që pas viteve ’90, kompanitë greke kanë sjellë 17% të investimeve që janë kryer ë Shqipëri në total, të cilat arritën në 7.35 miliardë euro në fund të muajit shtator.

Me shpejtësi, që prej vitit 2015, kur nisi punimet gazsjellësi TAP, po rriten investimet e një shteti tjetër, Zvicrës, stoku i së cilës arriti në 1.23 miliardë euro në fund të tremujorit të tretë (po rreth 17% e totalit), duke pasur një diferencë shumë të ulët me Greqinë dhe duke iu afruar me shpejtësi vendit të parë. Nga Zvicra raportohen investimet e gazsjellësit TAP, i cili në fakt është investim i një konglomerati shtetesh. Aksionerët e TAP janë: BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), Snam S.p.A. (20 për qind), Fluxys (19 për qind), Enagás (16 për qind) dhe Axpo (5 për qind), që janë përgjithësisht kompani ndërkombëtare, por me seli qendrore përkatësisht: BP-Britania e Madhe; SOCAR-Azerbaxhan; Snam-Itali; Fluxys-Belgjikë; Enagas-Spanjë; Axpo-Zvicër. TAP është investimi më i madh historik në Shqipëri me një totol prej rreth 1.5 miliardë eurosh, që pritet të përfundojë në 2019-n.

Investitori i tretë më i madh në vend këtë vit ka kaluar Holanda, me një stok prej 995 milionë eurosh (13.5% e totalit), përmes kompanisë, që po ndërton hidrocentralet mbi lumin e Devollit. Ndonëse tashmë, HEC i Devollit po ndërtohet nga norvegjezët e Statkraft, Banka e Shqipërisë e pohon se investitori direkt i Statkraft është holandez.

Si investitor i katërt ka kaluar Kanadaja (prej shumë vitesh i dyti), me 940 milionë euro në fund të tremujorit të tretë, ose 12.8% e totalit . Efektin e ka dhënë Bankers Petroleum, e cila ndonëse tashmë është shitur te kinezët e Geo Gade, konsiderohet me kapital kanadez.

Italia, ndonëse është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë dhe ka numrin më të madh të bizneseve të huaja renditet e pesta për nga stoku i investimeve, me 650 milionë euro (8.8% e totalit). Nga Italia kanë munguar investimet e mëdha në vite dhe sipërmarrjet që kanë hyrë janë përgjithësisht të vogla.

Pas italisë renditen Turqia, Austria, Franca. Franca ka shënuar rritje të lartë, por që lidhet me kompaninë Spiecapag, që është nënkontraktor i TAP./A.META

Next Post
Femrat më të bukura sipas shenjës së Horoskopit

Ja cilat janë dy shenjat më me fat për ditën e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Kur të mbarojë lufta në Iran dhe të fitojmë çmimet e naftës do ulen!

Trump: Kur të mbarojë lufta në Iran dhe të fitojmë çmimet e naftës do ulen!

September 8, 2026
Si po ndikon ndryshimi i klimës në përbërjen e gjakut të njeriut?

Si po ndikon ndryshimi i klimës në përbërjen e gjakut të njeriut?

September 8, 2026
Berisha u prit me protestë dhe braktisje në SHBA, avokati Petraj: “Non grata” nuk i hiqet, priten surpriza për “21 janarin” dhe “Gërdecin”

Berisha u prit me protestë dhe braktisje në SHBA, avokati Petraj: “Non grata” nuk i hiqet, priten surpriza për “21 janarin” dhe “Gërdecin”

September 8, 2026
Dhunimi i Mëngjesit/ Avokatët 3 ditë bojkot, 30 seanca në GJKKO dhe Apelin e Posaçëm nuk zhvillohen këtë javë

Rregullorja e GJKKO-së ndalon celularët në sallën e gjyqit, Dhoma e Avokatisë do vendosë sot për bojkotimin e seancave

September 8, 2026
Makina përfshihet nga flakët në qendër të Fierit, nuk ka të lënduar! Tymi alarmon banorët, dyshimet e para

Makina përfshihet nga flakët në qendër të Fierit, nuk ka të lënduar! Tymi alarmon banorët, dyshimet e para

September 8, 2026
Shpërthen baza ushtarake në Bolivi, të paktën 7 të vdekur dhe po kaq të zhdukur! Dyshohet edhe për sulm terrorist

Shpërthen baza ushtarake në Bolivi, të paktën 7 të vdekur dhe po kaq të zhdukur! Dyshohet edhe për sulm terrorist

September 8, 2026
Sulmet rikthehen në Kiev, 2 të vdekur dhe 10 të plagosur, kundërpërgjigjet Ukraina! Polonia ngre avionët ushtarakë në gatishmëri

Sulmet rikthehen në Kiev, 2 të vdekur dhe 10 të plagosur, kundërpërgjigjet Ukraina! Polonia ngre avionët ushtarakë në gatishmëri

September 8, 2026
Paraditja me kthjellime, pasditja me reshje shiu në disa zona

Vala e të nxehtit vijon, edhe sot parashikohet mot i kthjellët dhe temperatura të larta!

September 8, 2026
Pas gjashtë javësh pushime, Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen

Kuvendi starton sot sesionin e ri parlamentar, në fokus të debatit ‘të nxehtë’ politik janë Territorialja dhe Zgjedhorja! Pritet edhe protestë

September 8, 2026
Zjarri në Tërbun s’ka të ndalur, flakët përparojnë dhe rrezikojnë banesat e stacionin e ujit! Operacion nga toka dhe ajri për shuarjen

Zjarri në Tërbun s’ka të ndalur, flakët përparojnë dhe rrezikojnë banesat e stacionin e ujit! Operacion nga toka dhe ajri për shuarjen

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com