• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Grabitqarët seksualë”, LSI: Mediat të bëjnë emisione, propozimi ynë të kthehet në temë dite kudo

by A R
08/11/2021 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke marrë shkas nga rasti në Pogradec, ku drejtori i një shkolle 9-vjeçare ngacmoi seksualisht me dy minorene, Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes Erisa Xhixho ka njoftuar se kanë kërkuar regjistrimin e të dënuarve për krime seksuale.

Xhixho tha se ky regjistër do të shërbente për monitorimin e “grabitqarëve seksualë”, ndërsa shtoi se për këtë nismë ligjore do të organizohen konsultime.

Ajo ka kërkuar që studiot televizive të flasin vetëm për këtë çështje të propozuar nga LSI.

Deklarata:

E tronditur pas ngjarjeve ulëritese të fundit, ku rasti me i fundit i drejtorit të shkollës në qytetin e Pogradecit për ngacmimin seksual ndaj dy të miturave, apo dhunimit shtazarak të vajzës 6-vjeçare nga i ati dhe përdhunimit që në moshën 12-vjeçare të një tjetër vajze në Jug të vendit nga një familjar mbi 50-vjeçar, vendosa ta përshpejtoj nismën time që është produkt i bashkëpunimit edhe me CRCA/ECPAT-n në Shqipëri.

Në këto ditë të vështira jam pranë vajzave dhe familjeve të tyre.

Krimet seksuale nuk kanë qenë kurrë kaq goditëse, kaq të hapura ,kaq të larta në numër.

Vetëm gjatë periudhës prej 1 Janarit 2019 deri më 1 Qershor 2020, 66 fëmijë kanë rënë pre e ngacmimit dhe dhunës seksuale nga persona të afërt apo janë dhunuar seksualisht nga familjarë të tyre, 3 prej tyre (vajza) janë vetëvrarë.

Ndaj kam dorëzuar në Kuvend projekt-ligjin për Regjistrin e Krimeve Seksuale, miratimi i tij zgjidh një herë e mirë regjistrimin e çdo grabitqari seksual dhe mbrojtjen e fëmijëve e grave nga dhuna seksuale! Kjo nisëm bëhet edhe në kuadër të muajit të Fiongos Blu, ditëve ndërkombëtare kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe të drejtat e tyre.

Regjistri Kombëtar për të Dënuarit për Krime Seksuale do të jetë një instrument i shtetit shqiptar për të luftuar dhe parandaluar krimet seksuale.

Në hartimin e këtij projekt-ligji janë marrë për bazë ekspericat më të mira nga një sërë vende të BE-së si (Britania, Irlanda, Franca etj) dhe atyre të rajonit (psh Maqedonia e Veriut).

Hartimi i këtij projektligji është diktuar nga nevoja për krijimin e një mekanizmi ligjor-institucional efektiv, parandalues për mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve, grave dhe çdo viktime seksuale të mundshme nga grabitqarët seksualë.

Projekt-ligji ka për qëllim inkurajimin dhe përgatitjen e organeve kompetente shtetërore për të mbrojtur fëmijët, të rinjtë, gratë dhe çdo individ nga dhuna dhe shfrytëzimi seksual, vepra penale që prekin jo vetëm dinjitetin e individit, por edhe shkaktojnë pasoja të rënda në funksionimin normal të qenies njerëzore, duke siguruar që regjistri të jetë një mjet efektiv për të identifikuar vendodhjen e të dënuarëve për krime seksuale dhe monitorimin e aktivitetit të tyre.

Regjistri i mundëson Policisë së Shtetit dhe organeve të tjera ligjzbatuese që të identifikojnë dhe monitorojnë grabitqarët seksualë, pedofilët dhe personat që kanë tendencë për të kryer krime seksuale, duke disponuar informacion të detajuar lidhur me të dhënat personale, vendbanimin, rrethin shoqëror, komunikimet, veprimtarinë dhe punën e tyre etj.

Regjistri, gjithashtu garanton ndalimin e personave të dënuar për krime seksuale për t’u punësuar/angazhuar si pjesë e personelit të institucioneve, agjencive, organizatave dhe çdo subjekti shtetëror dhe jo shtetëror që punon për fëmijët apo persona të tjerë të rrezikuar ose të pambrojtur në Republikën e Shqipërisë.

Asnjë vajzë e djalë nuk duhet të ketë më frikë!

Grabitqarët seksual të fëmijëve tashmë nuk do të bredhin më të lirë rrugëve të qyteteve dhe fshatrave tona!

Lagjet dhe komunitetet tona do të jenë më të sigurta .

Krimet seksuale kanë nevojë urgjente të ndëshkohen dhe grabitqarët seksuale të fëmijëve apo grave të vendosen në monitorim nga organet e ligjit.

Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për të forcuar zbatimin e ligjit, forcimin e të gjitha institucioneve duke filluar nga ato arsimore, të policisë dhe deri tek hetimi me profesionalizëm i denoncimeve të krimit, te gjykimi i drejtë, i paanshëm dhe ndëshkimi me gjithë forcën e ligjit për këdo abuzues seksual.

Ndaj, ftoj çdo deputet, parti politike që ta miratojë këtë projektligj si një domosdoshmëri akute për shoqërinë tonë.

Në ditët në vazhdim do të organizoj takime, tryeza diskutimi me të gjitha grupet e interesit për të dëgjuar nga afër mendimet e tyre për këtë nisëm .

Gjithashtu, do të uroja në bashkëpunimin e të gjitha mediave për ta kthyer këtë çështje në temën e ditës në studiot e tyre e për të qenë të gjithë bashkë për të mbrojtur fëmijët, gratë, vajzat e vendit tonë nga ngacmimet seksuale dhe çdo lloj forme të dhunës ndaj tyre.

Ky ndryshim nuk bëhet vetëm nga një person apo nga disa por bëhet nga të gjithë për t’i thënë NDAL këtij fenomeni të tmerrshëm që po prek shoqërinë tonë.

/a.r

Next Post
Emrat/ Kush janë dy bukuroshet që do i bashkohen sonte shtëpisë së Big Brother VIP

E papritur/ Njëri prej banorëve të “Big Brother VIP” largohet nga shtëpia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In