• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitjet në Rinas, identifikohen 3 bashkëpunëtorë të tjerë, shpallen në kërkim

by A R
18/02/2017 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e shtetit shpalli në kërkim edhe tre persona të tjerë, veç Admir Muratajt dhe 5 të arrestuarve për grabitjet në rrugën, Qafë Kashari-Rinas.

Kater Grabitesit12ABC News ka mësuar se nga veprimet paraprake të grupit hetimor, janë ngritur dyshime se veç 5 të arrestuarve dhe të shpallurit në kërkim Admir Murataj, në grabitje janë përfshirë edhe tre persona të tjerë, si pjesëmarrës aktivë.

Emrat e tyre, sipas policisë dhe Prokurorisë, nuk bëhen të ditur për shkak se veprimet hetimore po vazhdojnë në zonën e Fushë-Krujës, Laçit, Mamurrasit dhe në Tiranë, ku mendohet se janë strehuar të dyshuarit. Burimet thonë se dyshimet për implikimin edhe të tre personave të tjerë në grabitje, janë ngritur pas marrjes në pyetje të të arrestuarve, kqyrjen e komunikimeve telefonike mes tyre si dhe sekuestrimin e pamjeve të kamerave të ndryshme të sigurisë. Pamje të cilat tashmë janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore për t’i administruar me cilësinë e provës, pamjet ku shfaqen të dyshuarit para dhe pas grabitjes së 9 shkurtit.

Veç pamjeve të bizneseve të ndryshme në zonën e Vorës, Fushë-Krujës, pranë Rinasit dhe në Tiranë, burimet thonë se kanë ndihmuar në identifikimin e të dyshuarve edhe kamerat e sigurisë së sekuestruar në banesën e Admir Muratajt në Prezë. Në këto pamje, duken grabitësit si para dhe pas kryerjes së krimit, ku janë strehuar për disa orë. Sipas policisë, fotografitë dhe emrat e tre të dyshuarve të tjerë i janë shpërndarë forcave operacionale të policisë të cilët po vazhdojnë kërkimet, komisariateve dhe pikave të kalimit kufitar.

Nga ana tjetër, mbrëmjen së premtës në fshatin Zall-Dardh të Dibrës është arrestuar Jetmir Çerpja i njohur edhe me emrat Admir dhe Xhuljano. 35-vjeçari ishte fshehur që pas grabitjes në këtë fshat, ku u arrestua nga forcat e operacionales në momentin që po zbriste në dyqanin e fshatit të blinte ushqime. Gjatë kontrollit të banesës, ku ishte strehuar, burimet thonë, se nuk kanë gjetur ndonjë shumë parash veç një shume të vogël lekësh që kishte me vete.

SIpas akuzës, deri më tani për dy ngjarjet e grabitjes, është provuar se Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika dhe Neim Avdulaj, siguronin informacionet për lëvizjet e mjeteve me para dhe i kalonin të dhënat Admir Muratajt i cili dyshohet se së bashku me Ernest Kupën, Admir Çerpijan dhe personat e tjerë kryenin grabitjet.

Next Post
Pas gafës me lirimin e kosovarit, aplikacion 880 mln lekë për krijimin e kartelave të të dënuarve

Tiranë/ Vetëvritet në qeli 22-vjeçari, më herët nga burgu ishte liruar vëllai i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

March 30, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit

March 30, 2026
Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

March 30, 2026
Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

March 30, 2026
Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

March 30, 2026
Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In