• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Arratisje me skuter e kurorë e humbur në rrugë, detaje nga grabitja e bujshme në Luvër (FOTO)

by E S
19/10/2025 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm katër minuta mjaftuan për bandën që kreu vjedhjen në muzeun e famshëm të Parisit, Luvër, për të marrë bizhuteri me vlerë “të paçmueshme”.

Sipas rindërtimeve të para të ngjarjes, katër kriminelë janë përfshirë në këtë grabitje spektakolare.

Hajdutët, që mbërritën dhe u larguan me skutera, tërësisht të mbuluar dhe të maskuar, arritën të hyjnë në ndërtesë nga ana e lumit Sena, ku po kryheshin punime restaurimi.

Të armatosur me sharra elektrike të vogla, ata përdorën një ashensor transporti për të shkuar direkt në sallën që donin të vidhnin, në Galerinë e Apolonit.

Pasi thyen dritaret, dy prej tyre hynë në ndërtesë, ndërsa i treti qëndroi jashtë për të mbikëqyrur.

Ata vodhën nëntë objekte unike që ndodheshin në vitrinat “Napoléon” dhe “Souverains Français”, përfshirë një diademë, një broshë dhe një gjerdan, që kishin qenë në pronësi të çiftit perandorak.

Më pas u larguan me shpejtësi me skuterë, duke u drejtuar drejt autostradës A6.

Jashtë muzeut, në rrugë, u gjet kurora e perandoreshës Eugenia, e cila ishte dëmtuar gjatë arratisjes. Bizhuteritë – me vlerë të “paçmueshme” – ishin pjesë e një ekspozite në Galerinë simbol të Luvrit dhe pallatit historik, që përmban disa nga koleksionet më të çmuara të muzeut.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, gjatë një deklarate për shtyp mbi grabitjen, pranoi se ekziston një “cenueshmëri e madhe në muzetë francezë”.

“Po bëjmë gjithçka të mundur për të gjetur sa më shpejt përgjegjësit dhe jam optimist”, tha ai. “Hetimet do të vijojnë përmes analizimit së videove dhe përpjekjeve për të ngushtuar rrjetin e autorëve”.

Next Post
Trump i prerë: Do t’i jap Putinit edhe dy javë kohë 

Samiti i Budapestit\ Paqja në plan të dytë, tuneli në të parin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In