Policia ka vijuar punën për evidentimin e personave të përfshirë në vepra të ndryshme penale, dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Gjatë këtij operacioni është arrestuar në flagrancë 55 vjeçari Jano Aliaj, banues në Vlorë, pasi i janë gjetur 5 kilogram lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa.
Gjatë operacionit është bërë e mundur arrestimi i 28 vjeçarit Ergent Allushaj, dhe 23 vjeçarit Elton Trimi, banues të dy në Vlorë. Të dy ishin shpallur në kërkim për vjedhje në bashkëpunim.
Për 55 vjeçarin Jano Aliaj materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.
Për 28 vjeçarin Ergent Allushaj, dhe 23 vjeçarit Elton Trimi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, i ka dënuar me Vendimin Penal Nr.661 datë 03.12.2015, për veprën penale ”Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme proceduriale./a.ç