• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja ‘terror’ në Selenicë, rrëfehet nëna: Autori përdhunoi vajzën 17 vjeçe, tentoi edhe me mua

by Java News
26/09/2022 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë e cila trondit opinionin publik në mesin e muajit korrik është ajo që ndodhi në një familje në një Brataj të bashkisë Selenicë. Një familje me 8 anëtar u terrorizua në orët e para të mëngjesit nga një person i pa njohur, i armatosur, i cili kërcënoi, dhunoi, vodhi dhe sipas dëshmisë së familjes abuzoi seksualisht me  njërën prej vajzave të mitura të familjes.

Pas disa orësh pas ngjarjes, i arrestuari i dyshuar për këtë ngjarje ishte 38-vjeçari Vitrin Çobaj, i cili vetëm një ditë më parë se të bënte grabitjen kishte shkuar në familje për të bërë tregti viçash dhe mësohet nga familja se ka qenë mjaft i qetë dhe i bindur për mënyrën e jetesës dhe problemet shëndetësore që ka familja. Disa pjesëtar të familjes vuajnë nga probleme fizike dhe kanë probleme të theksuara me shikimin.

Dëshmitë e familjarëve kanë qenë tronditëse, mësohet se njëra prej vajzave të mitura ka vrapuar të kërkoj ndihmë në banorë të fshatit. Ditën e sotme çifti  hodhi dritë mbi akuzat e abuzimit seksual si dhe dha  detaje të reja për shumë dyshime lidhur me ngjarjen dhe misterin se nga kush është ndihmuar autori për të mbërritur apo realizuar grabitjen.

 

 

Gruaja: Vajza e dytë ka bërë sikur është penguar dhe i ka shpëtuar nga duart  pengmarrësit i cili po na mbante me armë në dorë nën kontroll. Ajo atë moment është larguar me vrap dhe gjatë rrugës ka pare një makinë e cila ka qenë e ndalur dhe gjatë kohës që po kalonte ndjeu sinjalin e sigurisë të ndizej, mendoj se dikush ka qenë duke e pritur personin që erdhi në shtëpi.

Vajza ka vazhduar rrugën me vrap dhe ka mbërritur tek bashkëshortja e kryeplakut të fshatit të cilës i ka rrëfyer se një i pa njohur ka marr peng prindërit, motrat edhe vëllezërit. Ajo ka njoftuar bashkëshortin  i cili ka njoftuar policinë. Unë dhe bashkëshorti u mbajtëm peng madje ai tentoi të abuzonte me mua duke më kërkuar të bëja veprime të turpshme, më pohonte se duhet ti merrja leje burrit, por unë nuk pranova. Madje ai tentoi të më zbërthente zinxhirin e pantallonave.

Ai gjatë gjithë kohës më pohonte se ne gjasme i kishim prishur planin e një hakmarrje që gjasme ai do zhvillonte atë ditë pasi pretendonte se i kishin vrarë vëllain. Por në  një moment ai dëgjohej të komunikonte në telefon me dike tjetër me një femër, ne mendojmë se ai nuk kishte lidhje me paratë pasi ai qysh në fillim ai i pa ku ishin dhe nuk i mori por veproj për 4 orë duke na mbajtur peng dhe duke tentuar edhe me mua edhe me vajzën të abuzonte seksualisht.

Kur ne të dy na kishte lidhur ai atëherë ka hyrë në dhomën e fëmijëve dhe ka marrë vajzën 17 vjeçare e cila sipas dëshmisë pretendon se ai ka abuzuar seksualisht, i ka hequr një nga bluzat që kishte veshur sipër pasi ishte herët dhe ishte ftohtë dhe ka abuzuar me të në vendin ku qëndrojnë bagëtitë. Por fëmijët po qanin djali i vogël pasi kërkonte të hante bukë.

Next Post
Dosja/ Dëshmia e Dumanit: Tek “Poja” dhe Plaurent Dervishaj mora dy makina. I përdora tek vrasja e vëllezërve e atentati ndaj Lul Mashës

'Ndryshova pamjen', Nuredin Dumani dëshmon si i shpëtoi arrestimit në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

August 12, 2026
Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

“America First” përplaset me realitetin, miliona dollarë nga taksat amerikane po financojnë lëvizjen MAGA në Europë

August 12, 2026
Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

August 12, 2026
Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

August 12, 2026
Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

August 12, 2026
Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

August 12, 2026
Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

August 12, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

August 12, 2026
Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com