• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja te Liqeni, ja fotoja e autorit

by Aalison Pearse Stevens
17/07/2016 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Makina që iu grabit te Liqeni Artificial biznesmenit Thanas Naumi, i cili mbeti i plagosur nga autori, është gjetur e parkuar në garazhet e një prej pallateve pranë Liqenit të Thatë, në Tiranë.

Automjeti tip “Mercedes ML”, me targë AA 515 HM, është gjetur i mbyllur brenda në garazh, madje roja i pallatit ka deklaruar në Polici se personi që e ka futur aty ka paguar 100 lekë të rinj për një natë dhe është larguar në këmbë.

Burime nga Policia thanë se mjeti nuk është dëmtuar dhe brenda tij nuk është prekur asgjë, por autori ka marrë me vete çelësin. Kjo ka shtuar dyshimet për grupin hetimor se ngjarja e ndodhur të enjten mbrëma në Rrugën e Kosovarëve, pranë digës së Liqenit, mund të mos jetë thjesht një grabitje.

Sipas Policisë, fakti që autori e dinte se ku ndodhej 34-vjeçari Naumi dhe e priti aty derisa ai hipi në makinë, ka shtuar dyshimet se ngjarja mund të mos jetë thjesht një grabitje.

Autori i armatosur me pistoletë, por pa maskë, ka qenë duke e pritur pranë hotelit ku Naumi kishte parkuar makinën dhe në orën 23:30, kur ai ka hipur për t’u larguar, grabitësi i ka dalë para duke i drejtuar armën.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit, në barin e të cilit ndodhej i plagosuri para se të ndodhte ngjarja. Policia ka sekuestruar pamjet filmike dhe i ka analizuar me detaje të gjitha veprimet e autorit. Në një moment kamerat kanë fokusuar edhe fytyrën e të dyshuarit, i cili nuk është kujdesur aspak që ta mbulonte për të mos u filmuar.

Panorama/d.i.

Next Post

Analiza/ Erdogan ndezi fitilin, çfarë ngjau dhe kush fiton nga “grushti i shtetit” në Turqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

April 13, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

April 13, 2026
“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

April 13, 2026
Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

April 13, 2026
“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

April 13, 2026
Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

April 13, 2026
Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

April 13, 2026
Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

April 13, 2026
Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In