• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja te “9-katëshet”, dëshmia e autorit: Kambistin e qëlluam me levë dhe…

by Java News
01/04/2019 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër të arrestuarit për grabitjen e kambistit Agron Shima paraditen e së premtes kanë dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të arrestuarit, njëri nga të cilët është autor i grabitjes, teksa tjetri është në kërkim dhe tre të arrestuarit e tjerë bashkëpunëtorë. 35-vjeçari Elvis Tafa i arrestuar në flagrancë ditën e premte ka zbardhur emrin e shokut me të cilin realizoi grabitjen dhe përgatitjet që kishin bërë.

Para oficerëve të Policisë Gjyqësore Tafa ka deklaruar se e ka realizuar vjedhjen me dhunë të kambistit në bashkëpunim me Xhoni Didon.

“Të premten dola nga shtëpia në orën 05:00 dhe shkova takova Xhoni Didon tek “Kthesa e Kamzës”. Atje kemi ndërruar rrobat dhe përmes një motori të Xhonit kemi shkuar tek 9-katëshet. Disa ditë më parë, Xhoni më kishte treguar për vendin dhe personin që do të grabisnim.

Kur mbërritëm tek vendi kemi ndaluar motorin dhe kemi bërë sikur po i rregullonim gomën. Pas 20 minutash aty po kalonte kambisti me motor. Xhoni i ra me levë dhe ai ra nga motori. Pasi i mori lekët hipëm në motor ku i jepja unë dhe u drejtuam nga rruga e ‘Barrikadave’.

Tek kryqëzimi pashë një makine policie dhe desha të devijoj, por Xhoni me tha të ecja drejt. Meqë nuk iu binda ai me qëlloi me levë dhe kam humbur ekuilibrin duke rënë nga motori.

Ai u largua me lekët. Për të kryer vjedhjen na kanë shtyrë Elvis Berisha dhe Blenard Hoxha, të cilëve u kishim borxhe” ishte dëshmia e zbardhur nga prokurori.

Por në përfundim të leximit të dëshmisë, Tafa i mohoi deklarimet duke i cilësuar të pavërteta. “Më kanë dhunuar, nuk i kam thënë unë”. Ndërsa avokati i Tafës u shpreh se “deklarimet janë të sakta askush nuk e ka dhunuar kam qenë unë prezent” theksoi avokati.

Kambisti u sulmua me levë dhe me thikë, ndërsa iu morën gjatë grabitjes 60 mijë dollarë. Elvis Tafa u arrestua nga një efektiv i rrugores, i cili pasi nuk i përgjigj shenjës për të ndaluar iu hodh duke e bllokuar.

/a.rada

Next Post
Manastirliu: Përmirësohen indikatorët e shëndetit të fëmijëve

Manastirliu: Përmirësohen indikatorët e shëndetit të fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In