• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja në Rinas/ Si ra policia në gjurmët e të shumëkërkuarit Klement Çala, bashkëshortja mendonte se ishte ai viktima

by Java News
20/05/2019 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Supergrabitja e Rinasit ka mbetur ende e pazbardhur plotësisht, kjo për shkak se paratë ende nuk janë gjetur, por edhe për faktin se një prej të dyshuarve kryesorë, Klement Çala, nuk është arrestuar.

I dyshuar si një ndër ideatorët e 9 prillit, për 32-vjeçarin nga Elbasani nuk ka informacione për vendodhjen e tij, ndërsa vijon të qëndrojë si një nga të shumëkërkuarit me kartelë të kuqe në Interpol.

Fillimisht, policia nuk kishte informacione mbi përfshirjen e të riut në supergrabitje, por një ditë pas ngjarjes ishte bashkëshortja e tij ajo që indirekt bëri blutë të dyshojnë. Në një kohë që për vrasjen e Admir Muratajt mediat flisnin për një 32-vjeçar të vrarë në shkëmbimin e zjarrit me policinë, bashkëshortja e Klementit, Sulltane Çala u paraqit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, por edhe në morg, kjo për shkak se mendonte se Çala mund të kishte mbetur i vrarë.

Të gjendur përballë kësaj situate, agjentë të policies dyshuan në përfshirjen e 32-vjeçarit, ndërsa survejuan për disa ditë bashkëshorten e Klement Çalës. Pas arrestimit të Alkond Bengasit dhe dëshmisë së tij që Klement Çala ishte i përfshirë e përforcoi më shumë dhe deklarata e dhënë në polici e bashkëshortes së tij.

Burime pranë uniformave blu thanë se Sulltane Çala ka thënë para hetuesve se herën e fundit që ka parë Klement Çalën ka qenë data 9 prill, pikërisht ditën e supergrabitjes. Sipas saj, 32-vjeçari kishte dalë nga shtëpia në orën 9 të mëngjesit për të mos u kthyer më.

g.kosovari

Next Post
Google saboton Huawei, bllokohen përditësimet e fundit në smartfonin kinez

Google saboton Huawei, bllokohen përditësimet e fundit në smartfonin kinez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com