• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja në Rinas/ Roli i Oltian Veselit, nga studimet në Jemen te arrestimi në Afganistan

by Java News
24/04/2019 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Oltian Veseli, i arrestuar tri ditë më parë në Krujë, dyshohet të jetë një nga personat që u futën me furgon në pistën e Aeroportit të Rinasit, duke realizuar grabitjen në ngjarjen e 9 prillit. Sipas burimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, 38-vjeçari Veseli dyshohet të jetë personi në krah të Admir Muratajt, i veshur me uniformë ushtarake dhe që mban në dorë një automatik, me të cilin ka kërcënuar punonjësit e sigurisë. Policia nga ana tjetër njoftoi dje se është arrestuar edhe një tjetër person i dyshuar për ngjarjen. Elton Pikli, 32 vjeç, edhe ai nga Kruja, u ndalua në tentativë për t’u arratisur në Bullgari.

Ashtu si Veseli, edhe Pikli dyshohet të ketë marrë pjesë drejtpërdrejt në grabitjen e 6.7 milionë eurove në pistën e Rinasit. Në ditën e parë pas ngjarjes, grupi hetimor që analizoi pamjet e kamerave të sigurisë dhe fotot e shkrepura nga pasagjerët që ndodheshin në avionin ku u grabitën paratë, u dyshua se në krah të Muratajt mund të ishte një ish-komando. Kjo, më tepër duke u nisur nga karakteristikat fizike, mënyra si qëndronte dhe se si e mbante armën.

Në fakt, pas arrestimit u mësua se ai nuk kishte qenë kurrë pjesë e forcave të Ushtrisë shqiptare. Por megjithatë, duket se nga rekordet e shënuara para shumë vitesh në dosjet e Policisë, duket se Oltian Veseli nuk ishte nga ata njerëz që nuk kishte mbajtur kurrë armë me dorë. Në vitin 2005 ai ishte arrestuar nga marinsat amerikanë, në Kandahar të Afganistanit, në një operacion kundër talebanëve.

Ai qëndroi për më shumë se një vit në një burg amerikan në Afganistan dhe u hetua për përfshirjen e tij në organizatën e Al-Kaeda-s, derisa në vitin 2006 u kthye në Shqipëri. Vetë Veseli pati mohuar gjithçka, duke thënë se kishte shkuar atje për studime.

ARRESTIMI NE AFGANISTAN

“Agjentëve të Antiterrorit do t’u mjaftonte vetëm prezenca e Oltian Veselit në rrethinat e Kandaharit, për të dyshuar mbi aktivitetin e tij në mbështetje të muxhahedinëve. Pse një student shqiptar në Jemen do të kapej në pjesën tjetër të botës, në një vend mjaft të rrezikshëm për jetën e çdo qytetari, në Afganistan?!

Sipas burimit të cituar, thuhet se ‘Imami’ i Krujës së bashku me një grup militantësh islamikë, mendohet të ketë vepruar për më shumë se një vit në Afganistan. Ai është kapur gjatë një operacioni të marinsave amerikanë në një nga zonat në periferi të Kandaharit, të zhvilluar afro një vit më parë”, shkruante në reportazhin e tij të botuar më 16 korrik 2006, gazetari Artan Hoxha. Në këtë shkrim ai thoshte se që nga ai moment, Oltian Veseli i është nënshtruar një hetimi special në burgjet famëkeqe të Afganistanit, të njohura për trajtimin e ashpër që u bëjnë të dyshuarve si militantë islamikë apo mbështetës të talebanëve dhe Al-Kaeda-s.

Pas një viti në burgjet afgane, Veseli u riatdhesua nën kujdesin e shërbimeve inteligjente amerikane, më 25 qershor 2006. Gjatë hetimit rezultoi se ai nuk ka pasur ndonjë rol të rëndësishëm në radhët e militantëve islamikë dhe se kishte rënë viktimë e radikalëve islamikë për shkak të moshës shumë të re.

STUDIMET NE JEMEN

Burimet nga Antiterrori në vitin 2006, tregonin se Oltian Veseli u përzgjodh për t’i shërbyer kauzës së militantëve islamikë për shkak të moshës së tij të re dhe besimit të fortë që kishte ndaj Allahut. Udhëtimi i Veselit drejt Jemenit në vitin 2003 u mbulua me faktin se ai duhej të shkonte për studime në një universitet teologjik islamik, në kryeqytetin e këtij shteti, San’a.

Universiteti, në të cilin ishte nisur për studime Veseli, nuk është ndonjë institucion arsimor i njohur në përgatitjen e klerikëve myslimanë në botë. Përkundrazi, diploma e tij nuk njihet as nga vetë shteti i Jemenit. Pasi ka qëndruar për disa muaj aty, Veseli është nisur në drejtim të Pakistanit. Sipas burimeve, thuhet se Veseli është stërvitur dhe trajnuar për 4 deri 6 muaj në Jemen, nga ku më pas është transferuar në drejtim të Pakistanit.

Udhëtimi nga vendi më i varfër i gadishullit arabik në drejtim të Pakistanit është i kushtueshëm, kështu që shpenzimet e tij janë paguar nga personat që kanë përgatitur rekrutët për muxhahedinë. Një nga celulat e rrjetit të Al Kaeda-s që vepron në Pakistan, ka bërë grumbullimin e rekrutëve dhe më pas i ka infiltruar nëpërmjet kufirit tokësor në drejtim të zonave malore të Afganistanit, ku veprojnë guerrilët e talebanëve dhe militantëve të Al Kaeda-s./panorama

 

/a.meta

 

Next Post
Shehi garanton shqiptarët: Nuk do t’ju lejmë jashtë Europës, së shpejti do të vijë kulmi

VIDEO/ Dashamir Shehi: "Kryeministrisë i vijmë rrotull, që të mos e djegin"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Paraja rrëfen’, Sejko: Historia e sistemit monetar është bazë për stabilitetin e së ardhmes

‘Paraja rrëfen’, Sejko: Historia e sistemit monetar është bazë për stabilitetin e së ardhmes

January 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Janar 2026

January 20, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Parandalimi i korrupsionit, ministrja Pirdeni shpjegon pesë nisma, në “sitë” financimi dhe lobimi i partive

January 20, 2026
Shkatërrohet organizata shqiptare e drogës në Itali, 8 urdhër arreste

Shkatërrohet organizata shqiptare e drogës në Itali, 8 urdhër arreste

January 20, 2026
Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Po sikur ta mbyllim edhe parlamentin?

January 20, 2026
Integrimi, Gogu: Transparenca e medias, prioritet në këtë fazë të negociatave. Dekriminalizohet shpifja për gazetarët

Integrimi, Gogu: Transparenca e medias, prioritet në këtë fazë të negociatave. Dekriminalizohet shpifja për gazetarët

January 20, 2026
Mbi 30 të vdekur nga sulmi rus në Ukrainë, reagon BE: Sulm barbar, duhet urgjent armëpushim

“Kur miqtë shtrëngojnë duart, kjo duhet të thotë diçka”, Presidentja e KE: Tarifat e Trump janë një gabim!

January 20, 2026
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, numri i të vdekurve shkon në 41, vendi nis tre ditë zie

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, numri i të vdekurve shkon në 41, vendi nis tre ditë zie

January 20, 2026
“Administrativja” kthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë

“Administrativja” kthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë

January 20, 2026
Mblidhet Byroja e Kuvendit/ Rrëzohet kërkesa e PD për mbledhje të hapur, opozita akuza mazhorancës për mungesë transparence

Mblidhet Byroja e Kuvendit/ Rrëzohet kërkesa e PD për mbledhje të hapur, opozita akuza mazhorancës për mungesë transparence

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In