• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja, prokuroria: ICTS e dinte rrezikun e sigurisë, drejtuesit nuk kryen detyrat

by Aalison Pearse Stevens
02/07/2016 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas arrestimit të 5 personave, mes të cilëve punonjës të kompanisë së security që transportonin paratë dhe kompanisë private ICTS, Prokuroria ka dhënë detaje për ndalimin e secilit prej tyre. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Prokuroria thotë se, Arben Karafili nuk ka përcaktuar ansjë detyrë konkrete për rritjen e parametrave të sigurisë.  Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, nuk kanë kontrolluar perimetrin e pistës.

Sakaq, Vangjel Nikolla nuk ka kontrolluar elementët e sigurisë në aeroport, ndërkohë që Kujtim Picari ka marrë automjetin e blinduar pa shoferin e përcaktuar ndërkohë që ka mbajtur dyert e automjetit që po transportonte para të hapura, jashtë rregullave.

Ja njoftimi zyrtar i Prokurorisë

Personin nën hetim Arben Karafili, me detyrën e shefit të stacionit të kompanisë ICTS Albania pranë aeroportit Nënën Tereza. Megjithse në detyrat e tij funksionale ky person nën hetim, ka kontrollin e gjëndjes së sigurisë së aeroportit, marjen e masave për parandalimin e ngjarjeve që do të cënonin sigurinë e aeroportit, ky person, me mosveprim, ka lejuar ardhjen e pasojave si kurse ka qenë depërtimi i autorëve të ngjarjes me automjet në portën e BP, megjithse ka qenë i informuar për rriskun që paraqitej në këtë pikë të perimetrit rrethues të aeroportit.
Personi nën hetim si personi përgjegjës për monitorimin e shërbimeve dhënien e detyrave marrjen e raportimeve nga të gjitha shërbimet e koordinimin me hallka të tjera që sigurojnë aeroportin, nuk ka kryer asnjë veprim aktiv që do të parandalonte ardhjen e pasojave. Nuk evidentohet asnjë detyrë e dhënë e shkruar, nuk evidentohet asnjë raport me detyra konkrete, asnjë masë e dhënë me detyra ndëshkuse për punonjësit e caktuar me detyra për sigurimin e aeroportit.

Rezulton që perimetri i brendshëm i aeroportit kontrollohet nga patrullat e shërbimit të kompanisë së sigurimit privat ICTS Albania, të cilët kryejnë patrullim mjete shërbimi të paisura me fenelinë, në perimetrin e aeroportit. Në momentet e ndodhjes së ngjarjes një nga agjemtët e ICTS (patrullë) kanë qenë personat nën hetim Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, të cilët kanë pasur për detyrë të kontrollojnë këtë perimetër për të konstatuar dhe moslejuar ndodhjen e incidenteve të ndryshme.
Rezulton se si persona përgjegjës për të kryer patrullimin dhe kontrollin vizual të pistës, të rrethimit nga pjesa e brëndëshme dhe të aeroportit në tërsi, e për të informuar menjëherë për elementët që cënonin sigurin e aeroportit, këta punonjës nuk ka kryer detyrat e tij funksionale për të mbajtur në kontroll vizualisht dhe për të informuar duke lejuar ardhjen e pasojave përkatëse, nga veprimet hetimore nuk evidentohet nga ky person nën hetim, të jetë kryer ndonjë veprim aktiv për të parandaluar, për të evidentuar dhe koordinuar veprimet e personave që cënojnë sigurin e aerportit.

Personin nën hetim Vangjel Nikolla, mban detyrën e Drejtorit të Shërbimeve Aeroportuale.
Rezulton se ky person ka pasur si detyrë funksionale, kontrollin e elementëve të sigurisë që ka marë përsipër sipas kontratës,  të nënshkruar me firma nënkontraktore ICST Albania.
Fakti që momentet e ngjarjes të ndodhura më datë 30.06.2016, ku nuk kanë funksionuar elementët e sigurisë, ngarkon me pergjegjësi personin e mësipërm.
Fakti se ngjarja kriminale e ndodhur më datë 30.06.2016, e ka fillesën e saj pikërisht në thyerjen e perimetrit të jashtëm të Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, vërteton qartë se mos marja e masave të mësipërme, ka lidhje shkakësore direkte në pasojën e ardhur.

Rezulton se Kujtim Picari, ka qenë punonjës për shoqërimin e vlerave monetare i Bankës “XXXX”. Ky person nën hetim ka pranuar të marë në dorëzim, pas skanimit të vlerave monetare, furgonin e blinduar të SHPSF Nazeri 2000, pa shoferin e firmës së mësipërme. Gjithashtu ky person nën hetim, në vendqëndrimin e automjeteve të shërbimit, në kundërshtim me rregulloren, ka mbajtur të hapura dyert e mjetit, duke i dhënë mundësi autorëve të ngjarjes të futen në kasafortën e mjetit dhe të vjedhin sasinë e parave.

(javanews.al) ma.me

Next Post

Stina e verës, ja gabimet që bëni me dieta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do paraqitem nesër”- Publikimi i videove intime në rrjete, dëshmia e kompozitorit Adrian Hila për Policinë! Dy nga viktimat…

“Do paraqitem nesër”- Publikimi i videove intime në rrjete, dëshmia e kompozitorit Adrian Hila për Policinë! Dy nga viktimat…

October 1, 2026
“Tani çdo kriminel do të lirohet, se s’ka avokat”- Kryemadhi flet pas shtyrjes së seancës ndaj saj dhe Metës: U shpërdorua e drejta jonë për t’u mbrojtur

“Tani çdo kriminel do të lirohet, se s’ka avokat”- Kryemadhi flet pas shtyrjes së seancës ndaj saj dhe Metës: U shpërdorua e drejta jonë për t’u mbrojtur

October 1, 2026
“Në komunizëm, ulja në kafe quhej kërcënim”- Konkursi ndërkombëtar, Rama: Projekt i sipërmarrjes private, në pronë private!

“Në komunizëm, ulja në kafe quhej kërcënim”- Konkursi ndërkombëtar, Rama: Projekt i sipërmarrjes private, në pronë private!

October 1, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

E plotë/ Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit: Çdo ndryshim të konsultohet me qytetarët

October 1, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

“Gjyq i stisur!”- Ilir Meta gjatë seancës së shtyrë: S’e kuptoj konfliktin me avokatët, kam kërkuar ndërhyrjen e Kuvendit! Kundërshtoj Prokurorinë për afatet

October 1, 2026
Specialja zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë

Specialja zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë

October 1, 2026
E quajti Erdoganin “diktator”, komediani turk dënohet me 19 muaj burg!

E quajti Erdoganin “diktator”, komediani turk dënohet me 19 muaj burg!

October 1, 2026
Disa foto që provojnë se mjekra ndryshon gjithçka

“Më nxori thikën dhe kërkoi paratë!”- Ben Affleck rrëfen se u kërcënua në moshën 14-vjeçare, vite më vonë sulmuesi vrau një person

October 1, 2026
“Ndryshimet e reja më afër BE”- Avokati: Aktualisht ka abuzime pafund në sistemin gjyqësor! Duhet rishikuar mekanizmi i kontrollit

“Ndryshimet e reja më afër BE”- Avokati: Aktualisht ka abuzime pafund në sistemin gjyqësor! Duhet rishikuar mekanizmi i kontrollit

October 1, 2026
Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

Falsifikimi dhe tjetërsimi i pronave, Prokuroria e Fierit sekuestron 2.6 mln euro cash dhe një makinë luksoze “Bentley” (DETAJET)

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com