Ministri i Punëve të Brendshme komentoi sot grabitjen në aeroport ndërsa tha se policia reagoi në kohë rekord dhe e dominoi situatën
Sandër Lleshaj u shpreh se efektivët vijuan përplasjen dhe sulmin, pavarësisht se nuk e ka për detyrë t’i përgjigjet zjarrit kur sulmohet me granta.
Duke komentuar prezencën e Forcave të Armatosura në Rinas, Lleshaj u shpreh se është detyrë e ushtrisë të garantojë sigurinë.
“Situata nga sot është e padiskutueshme e sigurt. Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se siguria në aeroport është në nivelet maksimale” – u shpreh ministri në Kuvend.
/a.rada