• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grabitja në Rinas, Lleshaj: Policia u përball me një nga bandat më të rrezikshme. Haxhi Mileti sulmon policinë

by Java News
25/04/2019 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj vlerësoi punën e Policisë së Shtetit në zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të një pjesë të mirë të të përfshirëve në grabitjen e ndodhur më 9 prill në aeroportin e Rinasit. Një bandë nga më të rrezikshmet me të cilat Policia është përballur, e cilësoi ministri grupin që grabiti rreth 6 milionë euro në pistën e avionëve brenda aeroportit.

Drejtuesi i grupit, që dyshohet të ketë qenë Admir Murataj u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes, ndërsa Lleshaj sot në fjalën e tij në Kuvend, përmendi rrezikshmërinë që përfaqëson kjo bandë. Thyerje burgjesh, vjedhje bankash, sulme me armë ndaj policisë, dhe lidhje të dokumentuara sipas tij me celula të rrezikshme terroriste. Përkundër kësaj, ministri i Brendshëm tha se policia arriti të zbardhë në mënyrë shteruese përbërjen dhe veprimtarinë e tij grupi.

Duke u ndalur tek sulmi që opozita tashmë jashtë Parlamentit, i bën punës së policisë, Lleshaj tha se arsyeja e kësaj goditje është frika nga reforma në drejtësi. Ish-kryeministrit Sali Berisha i cili i doli në mbrojtje të arrestuarve për grabitjen në Rinas, Lleshaj ju drejtua me personazhin e Ismail Kadarese, Haxhi Mileti.

“Sulmi ndaj policisë së shtetit është shenjë e këtij dëshpërimi të madh në përpjekjenj për të mbijetuar në kushtet e një reforme që e bën të vështirë mbijetesën e atyre që kane borxhe me ligjin

Jo vetëm sulme me fishekzjarrë me gurë, por edhe verbale që nuk po pushojnë edhe në rastet kur policia shënon suksese. Rasti i Rinasit është vetëm njëri prej tyre. Në një hark të shkurtër kohor pas një sulmi në Rinas, policia arriti të zbardhë shumë shpejt në mënyrë shteruese të provojë me dëshmi, me prova materiale, prova shkencore, një vepër të rëndë kriminale që me të drejtë ka tronditur një pjesë të opinionin publik.

Edhe në këto kushte vijon një sulm që po kryesohet nga një person që unë i kam vënë një emër, Haxhi Mileti. Ata që e kanë lexuar Kadarenë e dinë kush është Haxhi Mileti.

Për të intimiduar procesin e hetimit, duke bërë avokatinë e një prej bandave më të rrezikshme me të cilat është ndeshur policia e shtetit, ka thyer burgje ka vjedhur banka ka grabitur para, ka sulmuar me armë Policinë e Shtetit, ka lidhje të dokumentuara me celula të rrezikshme terroriste, dhe mbetet me rëndësi të mbahet në vëmendjen kjo situatë që është e pazakontë dhe e papranueshme.

Përkundër kësaj goditjeje që i bëhet policisë, gjej rastin të falenderoj partnerët publikun dhe kuvendin që i jep mbështetje policisë. Rasti më i fundit i të ngarkuarës me punë të SHBA në Tiranë“, tha Lleshaj.

g.kosovari

Next Post
Një tjetër hotel me 5 yje, Klosi: Prezenca gjemane, do të garantojë cilësi dhe siguri

Një tjetër hotel me 5 yje, Klosi: Prezenca gjemane, do të garantojë cilësi dhe siguri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In