• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja në Rinas dhe celulari i gjetur në kroskotin e “Hetimit Tatimor”

by Java News
18/04/2019 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një celular i gjetur në kroskotin e makinës së loguar “Hetimi Tatimor” mund të çoje hetuesit në zbardhjen e supergrabitjes. Deri më tani aparati i vjetër i është nënshtruar disa ekzaminimeve, por për Prokurorinë është mjaft e vështirë në zbardhjen e telefonatave, pasi celulari është model mjaft i vjetër dhe nuk ka të përfshirë sistemin GPRS apo valë, raporton A2 CNN.

Gjithashtu hetuesit dyshojnë se njëri prej personave të armatosur në brendësi të perimetrit të sigurisë është ish- ushtarak. Nga analizimi i pamjeve filmike hetuesit dyshojnë se njeri prej grabitësve mban armën në mënyrë identike me persona të specializuar si komando.

Për këtë policia së bashku me Prokurorinë kanë zhvilluar disa teste për analizimin e qelizave telefonikë në afërsi të fshatit Dritas, aty ku dhe mendohet se ka qenë pika e fundit ku autorët dogjën makinën me të cilën transportuan paratë.

Hetuesit besojnë se mes grabitësve ka pasur ura komunikimi dhe orari kur u dogj makina në 4 të mëngjesit mund ta lehtësojë punën me qelizat telefonike. Nga ana tjetër, të gjitha bankave të nivelit të dytë u janë dërguar shkresa zyrtare për të mësuar shumën e eurove të grabitura, por shifra paraprake bën fjalë për 5.7milionë euro.

Për sa i përket vendngjarjes ku humbi jetën 47 vjeçari Admir Murataj, janë sekuestruar 10 gëzhoja kallashnikovi, ndërsa laboratori shkencor ka konkluduar se plumbi që i mori jetën Muratajt është i forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Edhe pse dyshohet se nuk kishte shkëmbim zjarri  pritet dhe një ekzaminim tjetër pasi dhe grabitësit përdornin të njëjtat armë si të policisë.

Një ish-komando në grabitjen e Rinasit?

Admir Murataj dyshohet se ka bashkëpunuar më ish-komando të ushtrisë për të realizuar grabitjen e parave në pistën e Rinasit mesditën e 9 prillit.

Hetuesit, pasi kanë analizuar pamjet filmike dhe kanë vëzhguar lëvizjet e personave që nën kërcënimin e armëve rrëmbyen paratë, kanë dyshime se një prej tyre është ish-komando.

Bëhet fjalë për grabitësin që qëndron në krah të Admir Muratajt. Ekspertët i kanë shtuar dyshimet mbi ish – komandon nisur nga lëvizjet e tij. Ai mban pozicion trupor dhe armën në mënyrë të ngjashme me ato te forcave speciale të ushtrisë.

Nuk është e qartë nëse komandoja është përfshire në shkëmbimin e zjarrit me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ku mbeti i vrarë Murataj. Burime nga grupi hetimor i thanë Televizionit Klan se vetëm 2 nga 5 grabitësit kanë përdorur armët.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja kallashnikovi, të qëlluara nga dy armë të ndryshme. Ndërsa Admir Murataj rezulton të jetë qëlluar vetëm me 1 plumb, i cili i ka hyrë në syrin e majtë dhe ka dalë pas kokës.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda përmes një shkrese, u ka kërkuar tre bankave të nivelit të dytë të saktësojnë shumën e parave që u grabit.

Prej kësaj ngjarje, bankat dhe kompanitë ajrore kanë refuzuar të bëjnë dërgesa të tjera të parave jashtë vendit, për shkak se e konsiderojnë Rinasin të pasigurt.

/a.meta

Next Post
“Zëri i Amerikës”/Lobimi në SHBA, Basha refuzon të shkojë në Prokurori

Basha: Në zgjedhje vetëm pasi të krijohen kushtet! Dialog, pas largimit të Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arti shqiptar në zi! Shuhet piktori Kujtim Buza, i biri i mjeshtrit Abdurrahim Buza

U nda nga jeta dy ditë më parë, përcillet në banesën e fundit artisti dhe studiuesi Kujtim Buza

August 29, 2026
Rrezikohen nga përmbytjet, banorët e Spitallës ngrihen në protestë, shkak bllokimi i kolektorëve!

Rrezikohen nga përmbytjet, banorët e Spitallës ngrihen në protestë, shkak bllokimi i kolektorëve!

August 29, 2026
I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga ish-zyrtari i përjashtuar nga Policia

U kap me Ergys Agasin në makinë, GJKKO lë në qeli Uljan Shpatarakun! Ish-zyrtari i Policisë akuzohet se ndihmoi biznesmenin e kërkuar

August 29, 2026
“Pres dokumentet”- Berisha thotë se do shkojë në SHBA më 9 shtator: Kam dy ftesa, do marrë pjesë në konferencën e Republikanëve në Teksas, por…

“Pres dokumentet”- Berisha thotë se do shkojë në SHBA më 9 shtator: Kam dy ftesa, do marrë pjesë në konferencën e Republikanëve në Teksas, por…

August 29, 2026
“Kryeministri Spajiç nuk kishte parasysh Shqipërinë”- Mali i Zi tërhiqet, i kthen përgjigje Tiranës: Shqipëria nuk na kërcënon, por…!

“Kryeministri Spajiç nuk kishte parasysh Shqipërinë”- Mali i Zi tërhiqet, i kthen përgjigje Tiranës: Shqipëria nuk na kërcënon, por…!

August 29, 2026
Aksident dramatik në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Aksident dramatik në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

August 29, 2026
Pothuajse e kryer, lamtumira e Enzo Fernandez shumë afër! Mesfushori argjentinas arrin akordin me Manchester City

Pothuajse e kryer, lamtumira e Enzo Fernandez shumë afër! Mesfushori argjentinas arrin akordin me Manchester City

August 29, 2026
Pas riatdhesimit nga Siria, Balla viziton familjen Leçini në Rrogozhinë: Shteti do të kujdeset për integrimin e plotë të Abdullahit!

Pas riatdhesimit nga Siria, Balla viziton familjen Leçini në Rrogozhinë: Shteti do të kujdeset për integrimin e plotë të Abdullahit!

August 29, 2026
Si ndodhi rrëshqitja e dheut në Gyirong të Xizangut, që solli katastrofën mes Kinës dhe Nepalit?

Si ndodhi rrëshqitja e dheut në Gyirong të Xizangut, që solli katastrofën mes Kinës dhe Nepalit?

August 29, 2026
“Vrau njerëz të paarmatosur”- Flet gjenerali shqiptar që mposhti Mlladiçin: Ai nuk tregoi kurrë aftësi ushtarake, pati guxim vetëm ndaj civilëve!

“Vrau njerëz të paarmatosur”- Flet gjenerali shqiptar që mposhti Mlladiçin: Ai nuk tregoi kurrë aftësi ushtarake, pati guxim vetëm ndaj civilëve!

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com