• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grabitja në Rinas/ Basha mbron koncensionarin kinez: Fajin e ka shteti!

by Java News
11/04/2019 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha dy ditë pas grabitjes së bujshme në pistën e avionëve në aeroportin e Rinasit, ka radhitur një sërë faktesh sipas tij, që përfshijnë shtetin. Sipas kryedemokratit, nuk është zbatuar urdhri i 5 gushtit 2018 i ministrit të Brendshëm, që paratë e bankave të transportohen të shoqërua nga forca policie.

Basha thotë se shteti ka dështuar pasi Admir Murataj, një nga grabitësit që mbeti i vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, strehohej lirisht në Shqipëri teksa kërkohej nga Greqia për një sërë veprash penale dhe arratisje nga burgu në 2013-ën.

Basha ngriti pyetje nësë grabitësit janë të lidhur me segmente të shtetit. Sipas tij, përgjegjësinë për çka ndodhur e ka vetëm shteti.

Lideri i opozitës joparlamentare, hodhi akuza edhe ndaj kompanisë koncensionare për sigurinë në aeroportin e Rinasit, që sipas tij ka bashkëpronarë persona të lidhur me qeverinë. Zgjidhja e vetme për të zbardhur dhe cuar para drejtësisë përgjegjësit, është vetëm revolta popullore – tha Basha – teksa ftoi qytetarët për tu bërë pjesë në protestën e 13 prillit kundër qeverisë.

Pjesë nga fjala e Bashës
Rënien e shtetit para krimit t’ia faturojë një kompanie private. Si për gjithcka, vjedhje apo korrupsion ai nuk mban përgjegjësi, fajin e kanë të tjerët. Ngjarja e Rinasit nuk është e shkëputur, por pjesë e grabitjeve tronditëse, apo rrëmbimeve, atentateve dhe zhdukjeve. Vrasjet e biznesmenëve dhe bankierëve kanë filluar me instalimin e Ramës në pushtet. Grabitja e Rinasit është rënia e shtetit. Një kriminal i kërkuar jetonte i lirë në Shqipëri dhe grabit 10 mln euro në vendin më të sigurt. Përgjegjës për sigurinë në Rinas është shteti dhe jo kompania private. Në bordin e Autoritetit Civil është vetë ministri i Brendshëm. Rama e ka pranuar se bandat luftojnë njëra tjetrën dhe nuk e ndien për detyrë të luftojë krimin. 48 orë pas ngjarjes kanë dalë fakte tronditëse.

Nëse do të zbatohej nga policia urdhri i ministrit të Brendshëm datës 5 gusht 2018, urdhri 130, ngjarja do të parandalohej. Urdhri thotë transporti i vlerave monetare të shoqërohet nga policia. Lleshaj i bëri bisht një fakti të rëndësishëm dhe si është e mundur se si Admir Murataj prej 6 vitesh asnjëherë nuk u kap, por planifikoi dhe realizoi katër grabitje në tre vite. Rama ka shkelur kushtetutën duke emëruar Gjeneral Sandër Lleshajn kryetar të këshillit drejtues të aviacionit civil.  Nën drejtimin e këtij këshilli nga Lleshaj aeroporti është grabitur dy herë. Kompania private që ka dështuar në mbrojtjen e sigurisë figuron në bashkëpronësi të avokatit të PS-së, Eno Bushi, i njohur si avokati i Riformatos, piloti italian të avionit me drogë.

Ndërsa gruaja e tij, Joana Bushi është drejtoreshë e trafikut ajror. Më shumë pyetje mbeten pa përgjigje, logoreja e Ramës rreket me propagandë. Pse nuk u zbatuar urdhri 130 për shoqërimin e parave nga policia? Cfarë përgjegjësie ka kompania e sigurisë në Rinas? Pse Lleshaj u emërua kryetar i kësaj drejtorie në shkelje të ligjit? Pse pas përplasjes me policinë grabitësit u larguan në këmbë pasi dogjën makinën? A janë akoma 10 mln euro në duar të bandës? A është vetëm për paaftësi apo kemi të bëjmë me bashkëorganizim të grabitjes me shtetin? A është shteti si në rastin e kultivimit të drogës? Pa shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe autorizim nga Kuvendi ushtria u nxor nga gazermat.

/a.meta

 

 

 

Next Post
Ofendoi arbitrin, Diego Costa merr ndëshkim shembullor nga federata spanjolle

Ofendoi arbitrin, Diego Costa merr ndëshkim shembullor nga federata spanjolle

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In