• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja në Rinas/ Autoriteti i Aviacionit: TIA nuk zbatoi 3 masa sigurie

by A R
04/07/2016 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC), e konsideron shumë të rëndë ngjarjen që ndodhi pak ditë më parë  në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” (TIA), por serioziteti i kësaj ngjarje nuk duhet të lejojë askënd të bëjë deklarime të nxituara dhe të papërgjegjshme.

AAC, në bazë të kodit ajror  dhe ligjit për autoritetin e aviacionit civil, është institucioni që rregullon dhe mbikqyre gjithë veprimtarinë në fushën e transportit ajror civil në Republikën e Shqipërisë.

Duke ushtruar funksionet mbikqyrëse dhe detyrat e përcaktuara në ligj, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:

  • Në datë 20 Prill 2016, AAC në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka kryer një testim të fshehtë të sigurisë në aeroport, në ushtrim të funksioneve të tij rregullatore/mbikqyrëse dhe jo operacionale.
  • Në raportin e dërguar në dt. 13/05/2016 janë evidentuar dështimet në zbatimin e 3 masave të sigurisë nga Operatori TIA. Në të njëjtin raport, AAC ka rekomanduar veprimet detyruese për korrigjimin e gjetjeve.
  • Në dt. 07/06/2016, Operatori TIA dërgoi Planin e Veprimeve Korrigjuese për mangësitë e identifikuara nga raporti i datës 20 Prill.
  • Pas shqyrtimit të masave të propozuara, AAC më dt. 08/06/2016 kërkoi rivlerësimin e masave të propozuara, dhe është në pritje të Planit të rishikuar nga ana e TIAs.
  • AAC do të presë rezultatin e hetimit nga organet kompetente, rezultati i të cilit, bashkë me rekomandimet e AAC do t’i dorëzohet edhe Organit Shtetëror të Autorizuar, përkatësisht MTI dhe MZHETTS, për ta vlerësuar atë kundrejt edhe detyrimeve të kontratës konçesionare, për pjesën që lidhet me zbatimin e  masave të sigurisë së  Aviacionit Civil të parashikuar në këtë kontratë.
  • AAC po ndjek dinamikën e kësaj ngjarjeje dhe theksojmë se është detyrim ligjor për të respektuar konfidencialitetin sipas ligjit.
  • AAC në përmbushje të detyrimeve ligjore do të vazhdojë aktivitetin mbikqyrës ndaj operatorit të Aeroportit, për mbrojtjen e aviacionit civil nga aktet e ndërhyrjes së paligjshme dhe për të garantuar standartin më të lartë të sigurisë në këtë aeroport./a.m.
Next Post

Deklaratat për Skocinë e Irlandën e Veriut, Merkel përplaset me Juncher?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com