Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu reagoi pas ngjarjes në Fier, ku dy persona u plagosën si pasojë e një grabitje me armë të një pikë këmbimit valutor.
Në një reagim, Veliu përgëzoi policinë e Fierit për kapjen e autorëve, ndërsa tha se Forca e Ligjit do të godasë çdo element kriminal.
Reagimi i Ardi Veliut
Vlerësim dhe inkurajim për strukturat e Policisë së Fierit, që në kohë rekord ndaluan 3 autorët e grabitjes me armë të një pike këmbimi valutor.
Reagim në kohë e profesional, me gjithë rrezikun që mbarte aksioni i ndjekjes, çka rrit besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit.
Kapja në kohë e autorëve është një sinjal domethënës se Forca e Ligjit do të godasë ashper çdo element kriminal, me prioritet ata që tentojnë të agresojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.
Shërim të shpejtë dy te plagosurve!