• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja e pronave në bregdet, 4 dosjet ‘bombë’ në duart e Policisë dhe Prokurorisë

by Java News
28/03/2018 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në 5 muajt e fundit nga Prokuroria dhe Policia janë goditur 4 skema të mëdha të tjetërsimit të pronave në bregdet. Me anë të falsifikimit të dokumenteve në zonat turistike të Spillesë, Karaburunit dhe Ranës së Hedhun u përvetësuan padrejtësisht rreth 290 hektarë tokë.
Më flagrante është ajo e Karaburunit, ku 220 hektarë, me vlerë rreth 100 milionë euro, i kaloi një personi. Por Prokuroria e Vlorës arriti ta zbulojë skemën duke arrestuar 5 persona. Gjykata e Vlorës dënoi katër prej tyre me 43 vite burg ndër ta zyrtarë të hipotekës ndërsa shpalli të pafajshëm një avokat.Dy javë më parë në Lezhë u arrestuan 12 persona, në kërkim u shpallën 12 të tjerë, pasi kishin tjetërsuar 23 hektarë tokë në plazhin e Ranës së Hedhun. Ndër të arrestuarit ishte dhe kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, zëvendësi i tij, si dhe një sërë zyrtarësh të tjerë.

Plazhi i Spillesë në Kavajë duket se ka qenë një nga më të preferuarit e falsifikatorëve. Në Shkurt, policia goditi një skemë ku ishin tjetërsuar rreth 11 hektarë tokë, ndër sipërfaqet që i kishte kaluar privatit ishte dhe poligoni i qitjes. Kjo pronë ishte privatizuar nga biznesmeni Idlir Karkini, i cili ende nuk është arrestuar. I përfshirë në këtë rast është edhe Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, të cilit me vendim gjykate i është ndaluar dalja jashtë vendit.

Po në Spille, në Nëntor të vitit të kaluar u godit një grup tjetër zyrtarësh. Ata me anë të falsifikimit të dokumenteve kishin kaluar tek privati 36 hektarë tokë. 10 zyrtarë lokalë u prangosën në këtë rast. Hetime për skema të tilla të tjetërsimit të pronës në bregdet vazhdojnë në disa qytete të vendi.(Klan)

ma.me

Next Post
Reagon KFOR për avionët ushtarakë serbë mbi Preshevë: Asnjë kërcënim!

Reagon KFOR për avionët ushtarakë serbë mbi Preshevë: Asnjë kërcënim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk e japim dorëheqjen”- Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrat Gërvalla dhe Svelça nuk dorëzohen: Na lejoni të bëjmë punën tonë!

“Nuk e japim dorëheqjen”- Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrat Gërvalla dhe Svelça nuk dorëzohen: Na lejoni të bëjmë punën tonë!

October 30, 2026
Familja merr vendimin e vështirë, aktori Bruce Willis do të ndihmojë shkencën edhe pas vdekjes! Trurin do ta dhurojnë për kërkime

Familja merr vendimin e vështirë, aktori Bruce Willis do të ndihmojë shkencën edhe pas vdekjes! Trurin do ta dhurojnë për kërkime

October 30, 2026
Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

“Nuk i lejoj…!”- Meloni i mbyll derën politikanit të ekstremit të djathtë: Do t’u kërkoj italianëve që të qeverisim pa shantazhe!

October 30, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO! Dhoma e Avokatisë vendos zbatimin e vendimit të Gjykatës Administrative

October 30, 2026
Transferimi i çuditshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Fierit!

“Jemi të shqetësuar”- Veliaj në paraburgim, zyrtari europian: Të garantohet proces i rregullt ligjor!

October 30, 2026
Ku do të kandidojë Vangjel Dule? Kreu i PBDNJ: Java që vjen do të jetë java e lajmeve…

“Duhet reflektim”- Dule: Ish-aleatët e Ramës kanë dalë në protestë! Moment kritik për Shqipërinë

October 30, 2026
“Institucionet të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, Ambasadorja e BE thirrje për uljen e tensioneve

“Institucionet të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, Ambasadorja e BE thirrje për uljen e tensioneve

October 30, 2026
1,2 miliardë euro investim, Inter dhe Milan zbulojnë projektin e stadiumit të ri

1,2 miliardë euro investim, Inter dhe Milan zbulojnë projektin e stadiumit të ri

October 30, 2026
Trafikim i qenieve njerëzore nga Kina, policia finlandeze arreston nëntë persona

Trafikim i qenieve njerëzore nga Kina, policia finlandeze arreston nëntë persona

October 30, 2026
E paprecedentë/ Papa Leoni XIV voton me postë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

E paprecedentë/ Papa Leoni XIV voton me postë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In