• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grabitja e mbi gjysmë milion eurove, PD: Denoncimet tona i zbulon rastësia, jo drejtësia. Policia fshehu emrin e Alda Klosit

by Java News
10/01/2023 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate për shtyp për grabitjen e qindra miliona eurove nga Rozeta dhe Havier Dobi.

Zëdhënësja e PD-së Floriana Garo thotë se kjo vjedhje spektakolare ka zbuluar një pjesë të korrupsionit qeveritar.

“Zyrtarja e qeverisë Alda Klosi është dora, firma dhe skema ku Arben Ahmetaj dhe Edi Rama kanë vjedhur qindra miliona euro”-thekson Garo.

Deklarata e Partisë Demokratike:

Superskandali ku është përfshirë një pastruese e thjeshte, me një akt të paligjshëm, nuk është historia e një gruaje që vjedh klientët e saj. Rozeta Dobi me këtë akt hoqi kapakun e pusetës të llumit qeveritar në krye të të cilit qëndron Edi Rama.

Ai është episodi i një seriali të pafund vjedhjesh të përditshme nga Edi Rama dhe qeveria e tij, i denoncuar vazhdimisht nga Partia Demokratike, në të cilën zyrtarët e lartë të qeverisë, me lejen e “baba Dovletit” të Surrelit, vjedhin çdo ditë shqiptarët dhe mbushin dyshekët e llogaritë e fshehta bankare.

Nga rruga “John Belushi” tek “Rruga e Kosovarëve”, në çdo cep të Shqipërisë, në çdo tender, projekt, VKM, aeroport dhe port, në çdo darkë te Nusreti apo shtëpi zyrtarësh, fshihet një akt korrupsioni dhe skemë vjedhjeje shihen pakot, baulet e eurove te vjedhura qytetarëve të këtij vendi.

Shqipëria është në pikën ku denoncimet e faktuara të opozitës i zbulon rastësia dhe jo drejtësia, e cila nuk e kryen punën e saj por, por ka si mision mbrojtjen e punëve të zeza të qeverisë.Kur Partia Demokratike fliste për avionë droge, qeveria thoshte se janë mushkonja. U desh të binte avioni i një italiani, që të përgligjej denoncimi i ish-kryeministrit Berisha.

Kur Partia Demokratike denoncon tenderat 400 milionësh, Bashkia, qeveria dhe mercenarët e tyre, thonë se ne po pengojmë punë publike.

Kur Partia Demokratike flet papushim për inceneratorët, mercenarët na thonë, se pse nuk përmendim emrat e oligarkëve. Kur Partia Demokratike denonconte, 6 vjet me pare vjedhjen e 8 milionë eurove ne shtepite e Mama Gjiknurit dhe Beqes, Edi Rama fshihte vjedhjen vetem e vetem per te mbuluar krimin e shemtuar te ministrave te tij.

Kur në shtëpinë e Rozeta Dobit gjendeshin gjysëm milion euro të Alda Klosit dhe zyrtarëve, ministrave e deputetëve të tjerë, policia me urdhër të Edi Ramës fshihte emrin e Aldes të cilin e bëri publik Partia Demokratike. Rozeta Dobi është vetëm incidenti që i hoqi kapakun pusetës së llumit të qeveritarëve e zyrtarëve te Edi Rames, patronazhistve të tij, qe vjedhin çdo minute, çdo ore, cdo dite dhe muaj te vitit, miliarda e miliarda euro nga taksat, taimet, tenderat, prokurimet, doganat dhe pasuritë publike te qytetarëve.

Nga ana tjetër, Alda Klosi nuk është thjesht një zyrtare që ka punuar për Arben Ahmetajn, apo Edi Ramën. Ajo është dora, firma dhe skema ku Arben Ahmetaj dhe Edi Rama kanë vjedhur qindra miliona euro. Vini re se ajo ka qenë e angazhuar në detyra të larta në tre nga sektorët më korruptivë të tranzicionit 30 vjecar në Shqipëri: rindërtimin, djegësat dhe koncesionet.

Milionat që Rozeta Dobi mori nga kasaforta apo dysheku i Alda Klosit, nuk janë të xhaxhait me tumor, siç pretendon drejtoresha e Ramës dhe Ahmetajt, por janë metastazat e tumorit kurruptiv ku e ka futur qeverinë dhe administratën Edi Rama. Partia Demokratike ka bërë detyrën e saj publike dhe do të vazhdojë ta bëjë. Me të gjitha mjetet në dispozicion, që nga fjala e deri te ‘rezistenca e çarmatosur’, ne do të vazhdojmë të targetojmë ata që vjedhin popullin, dhe kanë aq shumë para sa për të bërë milionere edhe pastrueset.

Përballë kësaj neverie ikin shqiptarët, duke rrezikuar jetën. Përballë kësaj drame kombëtare, Partia Demokratike u bën thirrje shqiptarëve te ngrihemi e te largojme Edi Ramen! Të ngrihemi dhe t’i dalim zot Shqipërisë!

 

Next Post

SPAK përfundon hetimet, Fatmir Mediu zyrtarisht nën akuzë për Gërdecin: Ka shpërdoruar detyrën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

March 30, 2026
Vota e diasporës, PS: Të shtyhet afati vetëm për emigrantët që janë refuzuar

Sanksione deri në përjashtimin e subjekteve në zgjedhje, zbardhet drafti për financimin e partive

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In