• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja e marketit, autori e ka studiuar për disa ditë terrenin

by Aalison Pearse Stevens
19/06/2016 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autori i tentativës së grabitjes në një market në Kamzë, ku mbeti e plagosur edhe një 19-vjeçare tri ditë më parë, duket se e ka studiuar mirë zonën para se të kryente sulmin e dhunshëm.

Autori i ngjarjes, i filmuar nga kamerat e sigurisë me një kallashnikov në duar, mbetet ende i paidentifikuar.

Megjithatë, policia ka vazhduar me marrjen në pyetje të personave dëshmitarë të ngjarjes dhe mbledhjen e provave që mund të çojnë në identifikimin e autorit të krimit.

Për këtë arsye, pas disa dëshmive të marra në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së disa bizneseve pranë marketit për gjithë periudhën njëmujore të fundit.

Sekuestrimi i pamjeve është bërë pas disa dëshmive të marra nga policët në vendin ku ndodhi plagosja e 19- vjeçares I. Dushku.

Dëshmitarët i kanë thënë policisë se një person me fizik të ngjashëm me atë të autorit (i filmuar teksa qëllon me armë dhe lëviz në tunelin e pallatit ngjitur me marketin), e kanë parë edhe më herët në atë zonë.

“Personi ka qenë me kapuç të ulur deri te balli. Ka qëndruar para marketit dhe në zonën në hyrje të tunelit për disa ditë”, mësohet t’u kenë dhënë dëshmitarët hetuesve të Policisë.

Sipas burimeve nga hetimi, dëshmitarët kanë pohuar se nuk ka shumë ditë që e kanë parë “të dyshuarin” për herë të fundit. Ai kishte qenë i vetëm dhe nuk dukej si banor i zonës, ndërkohë që nuk kishte hyrë në market, ndonëse dukej sikur nga jashtë është përpjekur të shihte ambientet e brendshme.

Për këtë arsye, policia ka vendosur të sekuestrojë pamjet filmike të muajit të fundit nga kamerat e vendosura në atë zonë, me shpresën se i dyshuari mund të jetë fiksuar pa maskë.

Nga ana tjetër, bazuar në të dhënat e marra në vendin e ngjarjes, policia ka dyshime se autori i krimit nuk ka pasur qëllim grabitjen, ndërsa nuk përjashtohet edhe hetimi mbi mundësinë që autori të ketë qenë nën efektin e lëndëve të ndaluara.

Mënyra kaotike se si ka vepruar autori i ngjarjes, duke shtënë me armë kuturu, i bën hetuesit të dyshojnë. Por ai ka qenë i saktë në largimin nga vendi i krimit pasi ka zgjedhur një rrugicë qorre, pa ndriçim, që të shpie në drejtim të Laknasit, ku ka ikur në këmbë.

Policia, e cila shkoi në vendin e ngjarjes, gjeti pamjet e kamerave të sigurisë në momentin e grabitjes dhe disa gëzhoja rreth marketit, por pa arritur ta identifikojë autorin e dyshuar të krimit.

Panorama/d.i.

Next Post

Klasifikimi i të tretave, Shqipëria ka shanse nëse sot bën detyrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In