Shënohet rasti i 4 i grabitjeve këtë të premte. Një person i moshuar është grabitur para pak minutash në Tiranë.
Personat ende të paidentifikuar kanë marrë motorin dhe çantën me një shumë lekësh.
Pak pas ngjarjes, policia ka gjetur të braktisur motorin.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen hetimet.











