Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Dash Kupën.
Kupa akuzohet si pjesë e grupit kriminal përgjegjës për grabitjen e Qafë-Kasharit.
Prokuroria dyshon se 41-vjeçari është personi që përplasi autoblindin e bankës në aksin rrugor drejt Rinasit, ku edhe ndodhi grabitja.
Dash Kupa u kap në Morinë, disa ditë pas anëtarëve të tjerë të bandës. /javanews/b.d