• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja e bankës/ Përse policia dyshon për dy vëllezërit nga Lushnja

by Java News
13/02/2017 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e kryeqytetit ka shoqëruar dhjetëra persona për grabitjen spektakolare të ndodhur mesditën e së enjtes në rrugën e Rinasit, ku persona ende të paidentifikuar morën 3.2 milionë dollarë të bankës që shoqëroheshin në dy automjetet e “Jaguar Security”.

Por mes të shoqëruarve që janë pyetur dhe janë lënë sërish të lirë kanë qenë edhe dy vëllezër nga Lushnja, të cilët vijojnë prej më shumë se 24 orësh të mbahen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, si të dyshuar për ngjarjen.

Njëri prej tyre është punonjës i një policie private. Burime të rezervuara nga Policia thanë se ende nuk ka ndonjë provë konkrete që të ngrihet akuzë ndaj dy vëllezërve, megjithatë dyshimet që kanë çuar në shoqërimin e tyre lidhen me faktin se ata ndodheshin pranë vendngjarjes ditën kur ndodhi grabitja.

Nga verifikimet që janë kryer nëpërmjet antenave të telefonisë celulare, ka rezultuar se të dy vëllezërit kanë qenë të pranishëm 30 minuta para dhe pas grabitjes, në zonën përreth Qafës së Kasharit dhe Rinasit.

Burimet thanë se ata nuk kanë pranuar në asnjë moment të japin shpjegime për arsyet pse ndodheshin aty, duke mbajtur qëndrime mohuese para hetuesve.

Megjithatë, deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ata kanë vijuar të mbahen në Drejtorinë e Policisë, ndërsa familjarët e tyre kanë pritur të shqetësuar jashtë, duke mos u lejuar që të futen brenda apo të marrin kontakt me ta.

Sipas hetimeve, grupi i personave që kryen grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në rrugën e Rinasit, më 9 shkurt 2017, ka përdorur veshje me mbishkrimin “Policia”. Ky fakt është bërë me dije nga deklarimet që u janë marrë gjashtë efektivave të policisë private, që shoqëronin vlerën monetare në dy automjetet e “Jaguar Security”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë drejtuar Gjykatës së Tiranës, për caktimin e masës së sigurisë ndaj të akuzuarve, Policia e Shtetit ka qenë e informuar në lidhje me lëvizjen e shumës së parave. Në kërkesën drejtuar Gjykatës, Prokuroria e Tiranës ka zbardhur krejt dinamikën e ngjarjes së ndodhur më 9 shkurt në rrugën drejt aeroportit. PANORAMA

ma.me

Next Post
PD, Fatbardh Kadilli i burimeve njerëzore i shpall kunërshtarët politik armiq

PD, Fatbardh Kadilli i burimeve njerëzore i shpall kunërshtarët politik armiq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In